Kerko Mesazhet ketu

Friday 5 July 2013

Drejtësia Ime do të bier mbi të gjithë ata që e pengojnë Fjalën e Shenjtë të Hyjit të bëhet e njohur në botë

E Enjte, 27 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, mos lejo që Zbulimet e Mia të shkaktojnë ty hidhërim apo frikë. Ti po udhëzohesh dhe madje kur vuajtja të bëhet e padurueshme, të lutem t’i kujtosh Fjalët e Mia.

Ati Im, premtoi, përmes profetëve të vjetër, se Ai do të dërgonte profetin e fundit, lajmëtarin final. Pavarësisht se sa e frikshme kjo mund të jetë apo sa të tmerruar ju bën kjo të ndjeheni, dijeni se është përmes kësaj vepre që Besëlidhja Finale e Hyjit mund të japi fryte.

Unë ju them tani, të trëmbeni nga ata mes jush që e fyejnë Fjalën e Hyjit. Hidhini sytë poshtë dhe mbulojini ato me duar, sidomos ju që pështyni në Fytyrën Time, në këtë kohë, për arsye të këtyre, Mesazheve të Mia të Pajtimit. Ju nuk jeni të denjë të qëndroni në Praninë Time. Ju që më tallni Mua tani do të shqetësoheni dhe do të vazhdoni të shqetësoheni deri në Ditën e Madhe, sepse ju do të më keni humbur Mua shpirtrat që aq shumë i dëshiroja.

Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që qeshin me ndërhyrjen Time, përmes këtyre Mesazheve, dita juaj do të vij kur Unë do t’ju pyes këtë. Kur ju shpenzonit shumë nga koha juaj për të mohuar Zërin Tim të Vërtetë, sa shpirtra më keni dërguar Mua? Dhe sa shumë keni larguar nga Unë prej këtyre veprave, me anë të të cilave Unë do t’ju Gjykoj ju?

Ata mes jush, që bërtasin blasfemi kundër Shpirtit të Shenjtë, dijeni se para Ditës së Madhe, dhe si një shenjë për të gjithë, ju do të goditeni. As edhe një fjalë nuk do të shpëtoj nga buzët tuaja dhe sipas kësaj vepre, ju do të bëheni të njohur mes grigjës suaj – e njëjta grigjë që ju i keni thënë t’i shpërfillin këto Mesazhe, sepse ato nuk vijnë nga Hyji.

Në atë ditë, ndjekësit tuaj do ta njohin të Vërtetën dhe ju do të bini para Meje. Unë nuk kërkoj falje për këtë paralajmërim. Nëse ju e njollosni Fjalën e Shpirtit të Shenjtë, Unë do t’ju shkëpus nga Vetja Ime dhe do të ketë të qara të tmerrshme nga ju dhe nga të gjithë ata që ju do të sillni me vete në shkretëtirë.

Drejtësia Ime do të bier mbi të gjithë ata që e pengojnë Fjalën e Shenjtë të Hyjit të bëhet e njohur në botë. E atyre do të jetë ndëshkimi më i keq, sepse dhimbja që ata do të përjetojnë do të jetë më e keqe se e atyre në nivelin më të ulët të Purgatorit. Ligësia juaj trondit shumë shpirtra të mirë të pafajshëm, që janë besnikë ndaj Kishës Sime në Tokë. Egërsia juaj, e cila do të zbulohet në kohë, do të shikohet nga shumë dhe pastaj besnikëria juaj e vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit do të vihet përfundimisht në sprovë. Pastaj ju do të qëndroni para Meje në Ditën e Madhe kur Unë të vij për të deklaruar të gjithë fëmijët e Hyjit – kur Unë të vij për t’i çliruar ata nga azili dhe t’i sjell në shtëpinë e tyre të fundit të Dashurisë dhe Paqes në Epokën e Re të Parajsës Sime të Re. Kjo është kur Qielli dhe Toka të bëhen një.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti