Tuesday, 23 July 2013

Ju nuk mund të më ndiqni me të vërtetë Mua pa duruar dhimbjen e Kryqit

E Mërkurë, 17 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sa më ngrenë Mua lutjet e të gjithë ndjekësve të Mi të dashur në këtë kohë. Unë Jam në zemrat dhe shpirtrat e tyre dhe shpirtrat e tyre do të jenë të favorizuar. Unë duhet t’ju kërkoj atyre të vuajnë talljet me të cilat do të përballen pse ndjekin Udhën Time dhe për Kryqin Tim, të cilin ata do të mbartin, sepse me kalimin e kohës ata do të kuptojnë përse duhet të jetë kështu.

Ju nuk mund të më ndiqni me të vërtetë Mua pa duruar dhimbjen e Kryqit. Kur ju më doni Mua, një Dritë është e pranishme brënda shpirtit tuaj. Kjo Dritë e pastër është si një magnet, pasi ajo tërheq më të keqen tek njerëzit e tjerë. Shpirtrat mirëdashës shpesh sulmohen nga shpirti i keq, për të shkaktuar lëndime mbi këdo që ndjek të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Kur ju deklaroni të Vërtetën e Zotit, ju do të urreheni nga ata që nuk e duan Zotin. Kur ju më ndiqni Mua, madje dhe në heshtje, ju duroni të njëjtën dhimbje. Kjo dhimbje është e shkaktuar nga ata – zakonisht ata që ju i respektoni apo i pëlqeni – që ju sulmojnë, sepse ju më doni Mua dhe jeni besnik ndaj Mësimeve të Mia.

Koha ka ardhur për ju të dilni dhe të flisni për Mesazhet e Mia. Megjithatë, priftërinjtë do ta kenë këtë të vështirë, sepse ata duhet të mbeten të bindur ndaj superiorëve të tyre. Shumë në Kishën Time do të jenë të frikësuar të dëshmojnë Mesazhet e Mia, por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund ta mbrojnë të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala, e dhënë Apostujve të Mi, jeton, edhe pse shumë përpiqen ta vrasin atë. Ju do ta vini re se sa pak Unë Jam I nderuar në publik – ndoshta asnjëherë.

Mësimet e Mia nuk luajnë më një rol të rëndësishëm në shoqërinë tuaj. Ju duhet të insistoni, në çfarëdo Kishe Kristjane ju i përkisni, që shërbëtorët e Mi të mos harrojnë ta përmëndin Emrin Tim, kur i referohen të mirës, sepse e mira nuk vjen nga guri. E mira mund të vij vetëm nga Zoti.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: