Kerko Mesazhet ketu

Saturday 6 July 2013

Ndryshimi në formatin e Meshës do të paraqitet së shpejti në Kishën Time

E Shtunë, 29 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta shpërfillësh urrejtjen që po derdhet prej gojëve t
ë atyre që pohojnë të jenë njerëz të shenjtë dhe ndjekës besnikë të Nënës Sime të dashur. Dije se urrejtja, që do të tregohet kundër teje, do të jetë më e keqe se e ndonjë profeti tjetër, që erdhi para teje.

Unë ta tregoj këtë jo për të frikësuar ty, po vetëm që ti ta pranosh këtë fakt dhe pastaj ta shpërfillësh ligësinë. Sa herë që Prania e Hyjit bëhet e njohur mes njerëzve, ajo gjithmonë do të krijoj një reagim të egër prej bishës, që do të punoj përmes të tjerëve për të mohuar Fjalën e Hyjit.

Bija Ime, ndryshimi në formatin e Meshës do të paraqitet së shpejti në Kishën Time. Kjo do të jetë tepër e paqartë dhe për shumë, ata nuk do të arrijnë të shikojnë gënjeshtrat, që do t’ju paraqiten brënda lutjeve të reja. Prania Ime do të mohohet në mënyrat më të lehta, por ata që ndjekin formatin e ri, në të cilin Prania Ime e Vërtetë do të mohohet, do të jenë të paaftë të kryejnë Sakrificën e Hyjit në mënyrën që duhet të jetë. Bija Ime, ky zbulim i vetëm do të çoj në përbuzjen ndaj teje, por ti duhet ta dish se kjo është parath
ënë. Ndjekësve të Mi do t’ju thuhet se Kungimi I Shenjtë është për të gjithë njerëzit – ngado – të bashkuar në një, për të treguar dashuri ndaj njëri tjetrit. Me ngadalë, por e sigurtë, se Mesha e Shenjtë nuk do të jetë më për Sakrificën Time të Shenjtë. Në të kundërt, ceremonia do të krijohet për t’i bërë nderime njeriut dhe ju do të keq-udhëzoheni të dëshmoni një konfrontim para Altareve të Mia të Shenjta dhe të gjitha tabernakullave në botë.

Dita kur sakrificat ditore të ndalojnë nuk është larg. Dijeni se Unë vij për t’ju paralajmëruar ju për këtë tani, që të mos ju mungoj ushqimi. Kur t’ju hiqet Prania Ime, ju do të jeni të zbrazët me Shpirtin Tim dhe do ta keni të vështirë të qëndroni pranë Meje.

Fjalët që do të përdoren për t’ju mashtruar do të përfshijnë shprehje “për të mirën e të gjithëve – për bashkimin e të gjithë fëmijve të Zotit.” Mesha do të marri një kuptim të ri. E harruar do të jetë Vdekja Ime në Kryq dhe të gjitha arsyet për të do të jenë ri-shikuar. I kujtoni në atë ditë, Fjalët e Mia për ju tani. Pranojeni zëvendësimin dhe Prania Ime do të zhduket. Unë do të jem me ju, por nuk do të jetë Trupi Im ai që ju do të merrni.

Atyre që nuk besojnë në planin djallëzor, që tashmë është krijuar, për të fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Unë ju them këtë tani. Kur Unë të Jem larguar, a do të më kërkoni Mua? Kur Eukaristia Ime e Shenjtë të jetë njollosur, a do të nxirrni justifikime për ata që janë përgjegjës? Apo do të më ndiqni Mua dhe të dëgjoni të Vërtetën kur do të jeni të rrethuar nga gënjeshtrat.

Zgjedhja do të jetë e juaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/29/the-change-in-the-format-of-the-mass-will-soon-be-presented-in-my-church/