E Shtunë, 4 Shkurt
2012, në 10:55
Bija Ime tejet e dashur, besnikëria jote ndaj Meje po vihet në
provë çdo ditë. Shumë vetë po përpiqen të të ndalojnë në Punën tënde për Mua,
megjithatë ata nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të mbrojtjes së shenjtë që të
është siguruar nga Qielli. Ata që përpiqen të shkaktojnë dhimbje, vuajtje dhe
abuzime mbi ty, do të ndëshkohen. Unë nuk do t’i toleroj veprime të tilla.
Mbaje mend, ka qenë parathënë se asnjë njeri nuk mund ta ndalojë Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, i
cili do të derdhet prej Mesazheve të Mia Më të Shenjta për mbarë njerëzimin.
Prandaj, Unë kërkoj që ti të vazhdosh t’i shpërfillësh pengesat e
vendosura para teje dhe shpërfille urrejtjen, sepse ajo vjen nga Satani.
Angazhohu me urrejtjen dhe ajo përhapet.
Shpërfille atë dhe ajo do të zhduket, sepse nuk mund të gjejë
ushqimin që i duhet për t’u rritur dhe acaruar.
Tani Unë dua që ti t’iu
tregosh fëmijëve të Mi se ngjarjet e parathëna në Librin e Zbulesës tani po
shpalosen në botë.
Fëmijët e Mi nuk duhet të frikësohen sepse besimi i tyre dhe lutjet e tyre do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve
të luftës, gjenocidit, mungesës së ushqimit dhe braktisjes së besimit.
Do të dalin në pah
luftëra, të cilat përfshijnë Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë. Të gjitha
do të bëhen të ndërlidhura.
Po ashtu, edhe Italia do
të vuajë rrënimin, që është i lidhur me ngritjen e profetit të rremë dhe
partnerit të tij antikrishtit.
Lutuni fort që të gjitha vendet të mos tërhiqen brenda një fuqie globale, e cila do t’i kontrollojë
paratë tuaja, sepse nëse ata do të kenë sukses, do të jetë shumë e
vështirë.
Lutuni tek Hyji Atë, që Ai të mund t’i largojë ligësi të tilla.
Lutja për shpirtrat e të
tjerëve do t’ju shpëtojë shpirtrat tuaj. Kjo është e gjitha që Unë kërkoj.
Lutje. Lutuni, gjithashtu, për
kthim në besim. Nuk do të zgjasë tani që të gjitha gjërat të marrin kuptim, bija
Ime.
Gjithçka do të jetë mirë kur kthimi në besim të ndodhë pas Paralajmërimit. Shko tani dhe tregoju fëmijëve të Mi që kurrë të mos kenë frikë
kur ata të shpallin Fjalën Time. Unë do të qëndroj krahë tyre. Nëse ata pësojnë tallje, ata mund të jenë të sigurt për
Vërtetësinë e kësaj, Fjalës Sime Më të Shenjtë.
Jezusi juaj i dashur