Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz nuk e kuptojnë në të vërtetë misterin e Ardhjes Sime të Dytë.
Ardhja Ime e Dytë është përmbushja e një Besëlidhjeje të Re.
Ajo do të jetë krijimi i Parajsës së përkryer e cila ishte krijuar me dashuri për Adamin dhe Evën nga Ati Im i Dashur. Në atë kohë të gjitha gjërat mbi tokë ishin në harmoni të përkryer dhe sipas Vullnetit të Hyjit.
Koha që nga Kryqëzimi Im në tokë ka qenë e dhimbshme për njerëzimin për shkak të mbretërisë së Satanit që ka sunduar tokën gjatë kësaj periudhe.
Pakti me Satanin është pothuajse në mbarim dhe dy ngjarje duhet të ndodhin së shpejti.
Shëlbimi i racës njerëzore do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Që andej e tutje njerëzit, përfshirë edhe ata që janë të paditur ndaj ekzistencës së Hyjit, do ta përqafojnë të Vërtetën.
Të tjerët që do t’i përgjigjen më ngadalë kësaj mrekullie të madhe, kur prova do t’iu tregohet, do të konvertohen me kohën. Ata gjithashtu do të kërkojnë falje për jetët e tyre mëkatare.
Pastaj vjen faza finale, shenjtërimi – pastrimi final me qëllim që i gjithë njerëzimi të jetë i denjë për të hyrë në Parajsën e përkryer.
Kjo është Parajsa e banuar në fillim nga Adami dhe Eva. Do të jetë vetëm atëherë që Vullneti Hyjnor i Atit Tim, ku të gjithë njerëzit do ta duan dhe respektojnë Vullnetin e Atit Tim, do të kryhet përfundimisht.
Përpara se e gjithë kjo të ndodhë do të ketë shumë kundërshtime ndaj plotësimit përfundimtar të Vullnetit të Atit Tim.
Fëmijët e Hyjit do të tërhiqen në çdo drejtim. Edhe pse Shpirti i Shenjtë do të derdhet mbi mbarë botën gjatë Paralajmërimit, çdo përpjekje do të bëhet nga Satani për ta ndaluar këtë rrëfim global.
Ai dhe ndjekësit e tij të ligj, po përgatiten gjithashtu për Paralajmërimin. Qëllimi i tyre është që ta bindin secilin se ai nuk ka ndodhur.
Sa shumë njerëz do ta kenë të vështirë për ta pranuar haptas dashurinë e Hyjit dhe ekzistencën e Parajsës së Re për sa kohë që Satani ecën në tokë.
Liria do të vijë vetëm kur ai të jetë dëbuar.
Për fat të keq, ata që do të dështojnë për ta parë të Vërtetën, dhe që do të refuzojnë me kokëfortësi që ta pranojnë Hyjin, nuk do ta shohin kurrë Parajsën.
Ju lutem të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës për ta pranuar Vullnetin Hyjnor të Atit Tim.
Lutja e Kryqëzatës (69) Lutje drejtuar Hyjit Atë për të pranuar Vullnetin e Tij Hyjnor
Hyji Atë i Gjithëpushtetshëm,
unë e pranoj Vullnetin Tënd Hyjnor.
Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë.
Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre.
Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë.
Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre.
Kurrë mos na lër të heqim dorë nga lufta për Trashëgiminë tonë në Parajsë.
Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.
Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.
Unë të kërkoj Ty, Atë i dashur, që ta pastrosh tokën me Mëshirën Tënde dhe të na mbulosh ne me Shpirtin Tënd të Shenjtë.
Na udhëhiq për të formuar Ushtrinë Tënde Më të Shenjtë, të mbushur me fuqinë për ta dëbuar bishën përgjithmonë. Amen.
Shkoni në paqe.