Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 1 July 2018

Virgjëra Mari: I ligu nuk do të pushojë derisa Kisha Katolike të jetë rrëzuar përtokë

E Mërkurë, 8 Shkurt 2012, në 20:30

Unë jam Zonja e Papërlyer. Unë jam Virgjëra Mari, Nëna e Hyjit.

Fëmija im, kjo botë e shkretë është në trazira dhe ndërsa kjo vazhdon, po ashtu, edhe koha për Paralajmërimin po afrohet çdo ditë. Është parathënë se urrejtja për Birin Tim do të shtrihet deri tek Kisha e Tij e Shenjtë mbi Tokë. Kjo tashmë ka ndodhur. I ligu nuk do të pushojë derisa Kisha Katolike të jetë rrëzuar përtokë.

Kur Kisha të përçahet, dy anë do të dalin në pah. Pavarësisht se sa shumë Kisha do të vuajë, ajo nuk mund, dhe nuk do të vdesë. Kjo nuk mund të ndodhë, fëmijë.

Sepse ndërsa Hyji Atë mund t’ia lejojë Kishës në Tokë që të marrë të njëjtin fshikullim si ai i vuajtur nga Biri i Tij i dashur, Jezu Krishti, ajo ashtu si Biri im i çmuar, do të ngrihet në lavdi edhe një herë.  

Kurrë mos e braktisni Kishën Katolike.

Kurë mos i mohoni kishat e tjera të Krishtera të Birit tim. Sepse ju jeni të gjithë ndjekës të Krishtit. Të gjithë ju që jeni të përkushtuar ndaj Birit tim duhet t’i lini mënjanë ndryshimet tuaja dhe të bashkoheni për të luftuar anti-krishtin.

Lutuni për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Hyjit përmes kësaj Lutjeje të veçantë të Kryqëzatës. 

Lutja e Kryqëzatës (28) Lutja e Virgjërës Mari për bashkimin e të gjitha kishave të Krishtere

O Hyji Më i Larti, ne gjunjëzohemi para Teje për t’u lutur për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Tu në luftën për të ruajtur kishat e Tua të Krishtera në Tokë.

Mos i lejo ndryshimet tona të na përçajnë në këtë kohë të braktisjes së madhe të besimit nëpër botë. Në dashurinë tonë për Ty, Atë i dashur, ne të lutemi Ty të na japësh Hiret për ta dashur njëri-tjetrin në Emër të Birit Tënd të dashur, Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Ne të adhurojmë Ty. Ne të duam Ty. Ne bashkohemi të luftojmë për forcën për t’i ruajtur kishat e Tua të Krishtera në Tokë në sprovat që mund të hasim në vitet në vazhdim. Amen.

Kini besim tek unë fëmijë për t’ju udhëzuar drejt Parajsës së Re dhe Mbretërisë së Birit tim mbi Tokë ashtu si ajo duhet të jetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit