E Martë, 7 Shkurt 2012, në 20:00
Unë Jam Jezusi juaj i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit, i lindur
prej Zemrës së Papërlyer të Marisë. Unë vij në emër të Trinisë së Shenjtë.
Këto janë ditët, bija Ime fort e dashur, të cilat ti do t’i ndjesh
të jenë më të vështirat. Vuajtjet e tua, të dorëzuara tek Unë me gëzim dhe
dorëzim në zemrën tënde, do të shpëtojnë shumë shpirtra. Ti duhet të jesh e
guximshme kur ta bësh këtë dhe mos u merakos për shëndetin tënd. Sepse kjo
është vetëm një tjetër sprovë, e cila nuk do të zgjasë shumë, por që do të
vazhdojë gjatë të më sjellë Mua shpirtra të humbur.
Libri Im i së Vërtetës po
jepet që kështu besimtarët ta dëshmojnë shpalljen Time të Mistereve, të
fshehura për aq gjatë, në arkivat e Mbretërisë Hyjnore.
Tani që e vërteta është duke u shpalosur, njerëzimi duhet ta
pranojë se kjo, Fjala Ime Më e Shenjtë, tani do të paraqitet që gjithsecili ta
kapërdijë.
Kjo do të sjellë një lehtësim
të ëmbël për shpirtrat tuaj por që, për ata që janë të larguar nga Unë, do
të bëhet shumë e vështirë për t’u pranuar.
Hidhësia e së Vërtetës është e vështirë për t’u përtypur por, nëse pranohet, do të sjellë ngushëllim tek
ata që do ta pranojnë se, me të vërtetë, jam Unë Jezusi juaj i shtrenjtë që
vjen për t’ju përqafuar në këto kohë.
Unë, Qengji i Hyjit, vij tani për t’ju sjellë drejt shpëtimit
tuaj.
Pa ndihmën Time kjo nuk do të ishte e mundur.
Unë ju sjell Dritën tani dhe ju duhet të ecni pas Meje ndërsa Unë
ju udhëheq drejt Parajsës së Re.
Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni trima, të fortë dhe të
patrembur në shkretëtirën e tmerrshme ku ju tani gjendeni.
Nuk do të jetë e lehtë por
Unë ju premtoj se forca që unë do t’ju jap do ta bëjë këtë udhëtim më pak të
vështirë.
Pranojeni atë çfarë ju dëshmoni në botë pasi pastrimi vazhdon me
intensitet të madh. Sepse kjo është e nevojshme.
Lutuni, lutuni, lutuni për durim dhe qëndrueshmëri sepse ju duhet
të ngriheni përmbi errësirën dhe të më ndihmoni Mua për ta çuar gjithë
njerëzimin brenda Dritës.
Kurrë mos e humbisni
shpresën. Thjesht mbajeni mend se gjithçka që ka rëndësi është bashkimi i
njerëzimit. Lutjet tuaja, vuajtjet dhe dashuria juaj për Mua do të ndihmojnë
ta bashkojnë familjen Time të Shenjtë dhe të çmuar në Parajsën Time të Re mbi Tokë.
Shikoni përpara fëmijë
sepse kjo është jeta për të cilën jeni të destinuar kur i bindeni Vullnetit Tim
të Shenjtë.
Unë ju dua dhe ju bekoj, fëmijë të dashur, për dashurinë dhe
dhembshurinë tuaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.
Jezusi juaj