Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 1 July 2018

Lutuni që një luftë bërthamore, e cila do të fshinte një të tretën e njerëzimit, të mund të evitohet

E Hënë, 6 Shkurt 2012, në 20:15

Bija ime fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet të bashkohen si një familje dhe të qëndrojnë të fortë. 
Unë iu garantoj të gjithë ndjekësve të Mi të dashur dhe besues Hiret për të qëndruar të qetë midis stuhisë.

Ndërsa Toka vazhdon të tundet në çdo mënyrë, lutjet tuaja janë ngushëlluese për Mua gjatë kësaj kohe.
Sa copëtohet Zemra Ime kur shikoj të pafajshmit që vriten në luftërat në Lindjen e Mesme. Këta shpirtra të gjorë po fshikullohen dhe vuajnë ashtu siç vuajta Unë.

Ligësia që Unë e shikoj do të dobësohet dhe Dora e Atit Tim do t’i vonojë, por nuk do t’i ndalojë këto vende të vrasin njëri-tjetrin.

Vulat janë thyer për t’u hapur, bija Ime, dhe luftërat do të shfaqen me shpejtësi.

Lutuni që katastrofa globale e një lufte bërthamore, e cila do të fshinte një të tretën e njerëzimit, të mund të evitohet.

Unë kam nevojë për më shumë lutje, fëmijë. Unë e kuptoj se sa fort ju luteni por ju lutem, ju përgjërohem, ftoni sa më shumë Grupe Lutjesh, miq dhe familje që të luten për paqe.

Unë ju jap tani një Lutje të re të Kryqëzatës (27) Lutje për Paqe në Botë

"O Jezusi im, unë kërkoj Mëshirë për ata që vuajnë nga luftërat e tmerrshme. 

Unë lutem që paqja të vendoset në ato kombe të torturuar që janë të verbër ndaj të Vërtetës së Ekzistencës Tënde.

Të lutem mbuloji këto kombe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të ndalojnë përpjekjet e tyre për pushtet mbi shpirtra të pafajshëm.

Ki Mëshirë mbi të gjitha vendet e Tua që janë të pafuqishme kundër mizorive të liga që mbulojnë tërë botën. Amen."

Bija Ime, Unë të kërkoj që të jesh e duruar sepse nuk do të shkojë gjatë përpara Rrëfimit. Kur ai të ndodhë gjithçka do të bëhet më e qetë.

Shkoni në paqe dhe dashuri. Mbi të gjitha vendoseni gjithë besimin tuaj tek Jezusi juaj i dashur.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti