Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 July 2018

Virgjëra Mari: Urrejtja është urrejtje. Nuk ka dy lloje. Ato janë e njëjta gjë

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 10:09

Fëmija im, ligësia po përhapet në disa zona të caktuara të botës me shpejtësi.

Ndërsa luftërat po orkestrohen me urrejtje ndër shpirtra, Shpirti i Shenjtë, në të njëjtën kohë, i vërshon shpirtrat e të tjerëve në pjesë të ndryshme të botës.

Beteja e shpirtrave ka filluar. E mira kundër të ligës.

Bija ime, kurrë mos mendo se ata me shpirtra të ngurtësuar, janë ata pa asnjë besim apo me besim të vakët. Shumë besimtarë të dhembshur të Birit tim, Jezu Krishtit, do të kthehen tani prej tundimeve. Mendjet e tyre do të mbushen me dyshime që do t’i bëjnë ata të verbër ndaj Fjalës së Birit tim të dashur ndërsa Ai i flet botës përmes teje, bija ime. Urrejtja e tyre, ndërsa ata e sulmojnë Fjalën e Tij të Shenjtë do të jetë po aq e fuqishme sa edhe urrejtja e treguar nga vrasësit kundrejt viktimave të tyre. Urrejtja vjen nga mashtruesi.

Gënjeshtrat janë të përhapura nga i ligu, i cili përdor shpirtra të dobët për ta nënvlerësuar të Vërtetën. Urrejtja është urrejtje. Nuk ka dy lloje. Ato janë e njëjta gjë.

Krenaria e atyre shpirtrave besnikë tani do të trazohet ndërsa një përpjekje finale të jetë bërë nga i ligu për t’i penguar këto, Mesazhet më urgjente për botën, që të përhapen.

Biri im ka nevojë për mbështetjen e ndjekësve të Tij të dashur për të formuar Ushtrinë e Tij mbi Tokë. Kjo Ushtri do të burojë prej ndjekësve të Tij besnikë. Të jeni të sigurt se do të jetë ky grup, zemrat e të cilëve do t’iu ngurtësohen të parët.

Ju nuk mund ta ngurtësoni një shpirt që është tashmë në errësirë. Dhe prandaj do të jenë shpirtrat që janë në Dritë, ato që do të tundohen nga mashtruesi. Ata pastaj do të përhapin gënjeshtra për ta lënduar Birin tim dhe për ta vonuar këtë Punë. Ata nuk do ta kuptojnë se kjo po iu ndodh atyre, sepse ata mendojnë se do të jetë detyra e tyre që ta mbrojnë Fjalën e Vërtetë të Birit tim.

Duke u munduar që të gjejnë gabime në këto Mesazhe që Ai të jep ty, fëmija im, Biri Im do të lëndohet.

Vetë themeli i Kishës së Tij do t’ia kthejnë Atij shpinën së shpejti. Ata do ta mohojnë Atë dhe pastaj ata do ta kryqëzojnë Atë përsëri.

Krenaria i pengon ata që t’i hapin sytë kur Ai qëndron para tyre tani me Krahë të hapura dhe me dashuri. Fëmija im, unë bëj thirrje që të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen në një dhe të luftojnë për shpëtimin e të gjithë shpirtrave.

Sa shumë vetë nuk po i dëgjojnë, fëmija im, këto Mesazhe tani, por pasi që Paralajmërimi të ndodhë ata do të dëgjojnë. Lutu, lutu, lutu për këta shpirtra që shkaktojnë lëndime, fyerje dhe përhapin të pavërteta rreth teje.

Unë tani po ju jap një Lutje të Kryqëzatës për të kërkuar mbrojtje për të gjithë vizionarët e mi dhe për ata të zgjedhur nga Hyji Atë për të përhapur Fjalën e Tij Më Të Shenjtë në Tokë në këto kohë.

Lutja e Kryqëzatës (25) Për mbrojtjen e vizionarëve nëpër botë

O Hyji Më i Larti, unë të lutem Ty të ofrosh mbrojtje për të gjithë lajmëtarët e Tu të shenjtë nëpër botë.

Unë lutem që ata të mbrohen nga urrejtja e të tjerëve.

Unë kërkoj që Fjala Jote Më e Shenjtë të përhapet shpejt, në mbarë botën.

Mbroji lajmëtarët e Tu nga fyerjet, abuzimet, gënjeshtrat dhe nga çdo lloj rreziku.

Mbroji familjet e tyre dhe mbuloji ata me Shpirtin e Shenjtë, në çdo kohë, në mënyrë që Mesazhet që ata i japin botës të pranohen me zemër të penduar dhe të përulur. Amen.

Fëmija im, krenaria është një veçori, e cila është më e papëlqyera në Sytë e Atit tim. Është më e dhimbshme për Atë kur mëkatet e krenarisë i pushtojnë shpirtrat e devotshëm dhe të shenjtë, kur ata refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë të dhënë botës sot përmes lajmëtarëve të Tij.

Ata duhet të kërkojnë Dhuratën e dijes së vërtetë, e cila do të jepet vetëm prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, tek shpirtrat e përulur, me një zemër të pastër, pa krenari dhe arrogancë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit