E Enjte, 9 Shkurt 2012, në 15:00
Bija Ime fort e dashur, njeriu duhet të largohet nga mëkati dhe
shpejt. Sa shumë mëkate sot, nuk shihen më si të tilla. Sa shumë fyerje, kundër Atit Tim, po kryen pa asnjë ndjesi faji.
Fëmijë, ju duhet të ndaloni. Ju po i shkatërroni jetët tuaja.
Satani hedh tallje mbi Mua, ndërsa mburret për ata shpirtra që ai i vjedh nga, Unë çdo sekondë të vetme. Po t’i shikonit shpirtrat,
miliona prej tyre, të hedhur në zjarret e përjetësisë, ju do të vdisnit nga
tronditja.
Sa thyhet Zemra Ime tek dëshmoj tmerrin që këta shpirtra, të cilët
jetonin në mëkat të tmerrshëm kur ishin në Tokë, kanë për të vuajtur. Mëkatet për të cilat ata janë fajtorë nuk janë gjithmonë ato që ju
i mendoni të jenë mëkate mortore.
Unë e kam fjalën për marrëdhëniet
seksuale, të pranuara kaq lehtë nëpër botë sot, pjesëmarrja dhe të shikuarit
e pornografisë, prostitucioni dhe abuzimi seksual.
Unë i referohem edhe urrejtjes për të tjerët, si dhe atyre që
shkaktojnë dhimbje dhe rrënim tek ata që janë me më pak fat se ata.
Po kështu është edhe mëkati
i adhurimit të idhujve ku ju adhuroni të mirat materiale, përmbi gjithçka
tjetër, dhe megjithatë ato nuk janë asgjë tjetër, veçse pluhur.
A nuk e kuptoni se menjëherë sapo të mëkatoni në këtë mënyrë, ju bëheni më të larguar nga Unë, çdo ditë? Më pas bëhet shumë e vështirë që të çliroheni prej
mbërthimit të vendosur nga mbreti i errësirës.
Zgjohuni, fëmijë. Të jeni të vetëdijshëm për ekzistencën e Ferrit dhe t’i trembeni hyrjes në portat e mallkimit
të përjetshëm.
Unë jua them këtë jo për t’ju trembur, por për të mundësuar që ju
ta kuptoni se mëkati mortor do t’ju çojë atje, nëse ju nuk ktheheni tek Unë
tani.
Lutje, dhe shumë prej saj, do të nevojitet për t’u kthyer tek Unë, por dëgjoni këtë. Për ju që jeni të dëshpëruar, të trishtuar dhe ndjeheni të pa
shpresë për shkak të humnerës së mëkatit ku ju gjendeni, vetëm kërkoni dhe Unë
do t’ju fal.
Ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë dhe të shkoni në Rrëfim, tani. Nëse ju nuk mund të shkoni në Rrëfim, atëherë thoni Lutjen Time të
Kryqëzatës për Indulgjencën Plenare të Faljes së Mëkateve (24) për një periudhë prej
shtatë ditësh rresht.
O Jezusi im, Ti je
Drita e Tokës.
Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat.
Mëshira dhe Dashuria
Jote nuk njohin kufi.
Ne nuk jemi të denjë
për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se
Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.
Na dhuro, O Zot, Dhuratën
e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re.
Na mbush me Shpirtin
e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde
për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim
vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.
Ne të nderojmë Ty.
Ne të Lavdërojmë Ty.
Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet
tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat.
Ne të duam Ty, Jezus.
Ki
Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.
Unë kurrë nuk heq dorë nga mëkatarët dhe ndjej një dashuri të
veçantë për ata. Unë i dua ata në një mënyrë shumë të veçantë por kam neveri për mëkatet e tyre.
Më ndihmoni Mua që t’ju shpëtoj fëmijë. Mos e lini këtë derisa të
jetë tepër vonë.
Jezusi juaj i dashur