Saturday, 27 October 2012

Jesusi: “Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore”

E Mërkurë, 3 Tetor 2012, ora 13:30

Unë jam partneri yt I dashur shpirtëror, Biri I Njeriut, I lindur prej Virgjërës Mari të Papërlyer.

Bija Ime e dashur, çdo tmerr që Unë dëshmona ne Kopshtin e Gethsemanit, kur Unë po sulmohesha nga i ligu, po shfalosen tani në botë para Syve të Mi.

Njerëzit ngado e kanë humbur besimin e tyre. Ata enden vërdallë të çoroditur dhe të braktisur që nuk është parë në botë në një shkallë kaq të madhe më parë.

Dashuria për njëri tjetrin ka vdekur.

Respekti për nevojat e tjetrit nuk konsiderohet më një sjellje e admirueshme.

Lakmia, joshja dhe zilia kontrollojnë mëndjet e shumë njerëzve në botë tani. Të ftohtë në zemrat e tyre, ata nuk e vlerësojnë më jetën dhe nuk mendojnë gjë tjetër veç vrasjes. Ajo nuk vlerësohet më.

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore. E gjithë kjo është për të lejuar ligjet, që e shpërfillin mëkatin, të futen me lehtësi në vëndet tuaja. 

Fiksimi me fetë dhe idhujt e rremë është jashtë kontrollit.

Kisha Ime po rrëzohet dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, në pjesën më të madhe, nuk e theksojnë rrezikun e mëkatit dhe të vërtetën e jetës së përjetshme.

Urrejtja, lufta, lakmia, joshja, zilia dhe dashuria për veten janë të gjitha të lidhura në një gjëndje të rreme, një gjëndje e cila nuk ka asnjë ngjashmëri me të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Unë e dija atëherë, në Kopshtin e Gethsemanit, se Vdekja Ime në Kryq nuk do të shihej për atë që ishte, nga brezi i sotëm. Kjo ishte dhimbja që ma copëtonte Zemrën Time si një shpatë.

Sakrifica që Unë bëra për njeriun, për ta shpenguar atë në Sytë e Atit Tim, nuk njihet sot. Sa shumë kanë harruar ata. Sa shumë gjëra nuk ju janë thënë. E gjithë kjo ka të bëj me mëkatin e tolerancës, e paraqitur botës si një gjë e mirë.

Luftrat dhe urrejtja përhapet si një virus, sepse ato janë të mbjella nga i ligu. Dhimbja e ndjekësve të Mi do të bashkohet me dhimbjen Time duke dëshmuar turpet që do të kryhen nga ata lidera të Qeverive që ndjekin gënjeshtrat e futura në shpirtrat e tyre nga Satani.

Satani dhe djajtë e tij janë shumë të fuqishëm. Kurrë mos mendoni për asnjë minutë se është e lehtë të lëshojnë mbërthimin që ata kanë mbi një përson që i ka lejuar ata të futen në shpirtrat e tyre. Ata nuk do heqin dorë lehtë dhe do të pengojnë shpirtrat që duan të kthehen tek Unë, Jesusi i tyre, për ndihmë, duke i bërë ata të ndjehen pashpresë.

Këta shpirtra do ta kenë torturë të luten. Fjalët nuk do t'ju dalin nga goja. Ata do të ndjejnë një pakënaqësi të plotë kur mendojnë për Mua. Sido që ta provojnë, ajo do të bëhet një detyrë e vështirë.

Ata që thonë se janë njerëz të mirë, që nuk i lëndojnë të tjerët, por që nuk më pranojnë Mua, Jesusin, në jetën e tyre, ta dinë këtë. Ju nuk jeni një ndjekës I Krishtit. Nëse nuk vini tek unë, ju nuk mund të pranoheni në Mbretërinë e Atit Tim.

Për tu futur në Mbretërinë e Atit Tim kërkohet pregatitje. Satani mund të lëviz aq shpejt për të tërhequr vëmëndjen e shpirtrave, saqë shumë do të jenë të papregatitur.

Këto kohë të trazirave të mëdha në botë dhe mungesa e njohjes së Atit Tim, Zotit Krijues të gjitha gjërave, mund të çoj vetëm në një gjë.

Katastrofë. Ndëshkimet do të hidhen mbi mbarë botën për të shpëtuar njerëzimin, për ta pastruar njerëzimin.

Nëse njerëzit refuzojnë të dëgjojnë, ata nuk do ta dëgjojnë të Vërtetën.

E Vërteta do të shpëtoj, jo vetëm jetën e tyre në tokë, por do t'ju japi atyre Jetën e Përjetëshme.

Mos pranimi i të Vërtetës do të çoj në vdekjen e trupit dhe të shpirtit.

Koha ka ardhur për njerëzimin të bëj një zgjidhje. Unë nuk mund t'i detyroj ata të më ndjekin Mua. Për të gjitha dhuratat, hiret dhe mbrekullitë që do t'ju jepen atyre, ata prapë do të kthejnë shpinën.

Për gjithë Mëshirën Time të Madhe, disa prapë do të zgjedhin vdekjen mbi jetën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/christianity-is-being-attacked-for-one-main-reason/