Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 February 2016

Gabim klasik i bërë kur përpiqeni të afroheni më pranë Meje

E Diel, 18 Shtator 2011, në 18:50

Unë vij në Emrin e Jezu Krishtit, Birit të Hyjit Më të Lartit. Unë Jam Ai.

Bija Ime fort e dashur, përse njeriu vazhdon të kërkojë përgjigje rreth ekzistencës së tij përmes shkencës? Ata kërkojnë e kërkojnë, por përgjigjet në të cilat ata arrijnë janë të pavërteta dhe kaq shumë larg ndaj Ekzistencës së Vërtetë të Realitetit Shpirtëror të Mbretërisë së Atit Tim, saqë ju duhet të luteni për këta shpirtra.

Unë e di se për ta pranuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime dhe atë të Atit Tim të dashur, është shumë e vështirë, fëmijë. Sepse sa herë që sytë tuaj e shohin kalimthi të Vërtetën, Satani e kthen kokën tuaj në anën tjetër. Në pjesën më të madhe të kohës ai do të përdorë logjikën për t’i bindur fëmijët e Mi se Mbretëria e Atit Tim është thjesht një krijim i imagjinatës së njerëzve. Ai pastaj do të përdorë rehatinë e botës materiale për t’ju bindur se ato duhet të jenë përparësia juaj.

Pastaj janë shpirtrat që e kuptojnë të Vërtetën. Ata bëjnë një gabim klasik kur përpiqen të afrohen më pranë Meje. Është e lehtë për ta të sigurojnë që sapo të mirat e tyre materiale të jenë arritur, ata pastaj të mund të vazhdojnë në udhëtimin e tyre shpirtëror. 

Por nuk funksionon kështu. 

Ju duhet, me çdo mjet, të mbroni familjet dhe shtëpitë tuaja. Ju duhet t’i ushqeni ata që varen nga ju. Pas kësaj, ju duhet të më vini Mua të parin, përpara të gjitha gjërave materiale. Kjo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell. Njeriu s’është asgjë pa Hyjin. Asnjë luks material nuk mundet dhe nuk do ta zëvendësojë Dashurinë e Hyjit. As dhe nuk mund t’i konsideroni të vlefshëm apo të vendosni të njëjtën vlerë mbi to, nëse ju dëshironi me të vërtetë që të më përqafoni Mua në zemrën tuaj.

Kini besim tek Unë dhe pjesa tjetër do të ketë kujdesin e vet. Nëse ju përpiqeni të bëni gjithçka sipas vetes suaj dhe mbështeteni pas pasurisë, për të pasur më të mirën e të dy botëve, ju do të mbeteni të zhgënjyer.

Mbajeni mend, Dashuria Ime për ju do t’i ushqejë shpirtrat tuaj. Pasuria materiale do të ushqejë dëshirat tuaja trupore, por ato do të shkojnë me kalimin e kohës dhe ju do të mbeteni pa asgjë.

Ju lutem, fëmijë, pavarësisht nga sa e vështirë është, më lejoni Mua t’ju drejtoj në udhën e vërtetë drejt lumturisë së përjetshme. Thjeshtë më kërkoni Mua ndihmë dhe Unë do t’ju përgjigjem.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/18/classic-error-made-when-trying-to-become-closer-to-me/