Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ty është aq e fortë, sa edhe aq intime, edhe pse nuk të duket si e tillë në këtë kohë.
Ti ke nevojë të kalosh më tepër kohë në Shoqërinë Time sepse vetëm duke e bërë këtë, do të gjesh paqe në këtë mision.
Hiret e Mia po e mbushin shpirtin tënd tani që ti të mund t'ia komunikosh botës mesazhet e Mia në kohën më të shpejtë të mundshme.
Sa i lodhur jam Unë dhe i vetmuar në Zemrën Time pikërisht tani, bija Ime.
Unë shqetësohem për ata shpirtra të pafajshëm që janë të paditur mbi ekzistencën Time. Të mirë në zemër dhe të Krishterë në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët, por prapë ata nuk besojnë në ekzistencën Time.
Unë shikoj çdo ditë se si ata e bëjnë jetën e tyre të përditshme me aspak besim në ekzistencën e Hyjit apo në jetën e tyre të ardhme në Parajsën e Re.
Të lutem më ndihmo t’iu tregoj atyre se Unë i dua ata.
Përhape Fjalën Time dhe Unë do ta ndez ndjesinë e të kuptuarit në shpirtrat e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse ata të refuzojnë ty, bija Ime, apo ndjekësit e Mi të dashur; gjithçka që nevojitet është që t'i bëni ata t'i lexojnë mesazhet e Mia.
Unë do të dërgoj Shpirtin e Shenjtë me qëllim që një shkëndijë, edhe pse e vogël, do të ndezë një flakë të Dashurisë Sime në shpirtrat e tyre.
Ky është misioni Im i fundit në tokë ku Mesazhe të Shenjta nga Trinia e Bekuar po i jepen botës.
Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këto Fjalë me origjinë Hyjnore. Ato janë ushqimi juaj për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për t'ju ndihmuar të përgatiteni për betejë.
Dëgjojeni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Merreni atë, ndajeni me të tjerët dhe bashkojini të gjithë fëmijët e Hyjit gati për betejë.
Sillini të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata që e kanë të vështirë të besojnë në Hyj, drejt Mëshirës Sime të Madhe.
Zemra ime gulçon nga dashuria për ta. Ata, secili prej tyre, janë fëmijët e Hyjit.
Unë kam nevojë për shpirtrat e tyre që Unë të kujdesem për të ardhmen e tyre, me qëllim që ata të kenë jetën e përjetshme dhe lumturinë.
Unë nuk duroj dot kur mendoj se çfarë do t'iu ndodhë atyre nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata.
Bija Ime, ndërsa Mëshira Ime Hyjnore do të shpëtojë shumë prej njerëzimit, Unë kam nevojë për ty dhe ndjekësit e Mi, shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe njerëzit e zakonshëm që ta shpërndajnë rrjetën dhe t’i gjejnë të gjithë ata njerëz të mjerë, të pakënaqur dhe të paqartë që kanë nevojë për Dashurinë e Hyjit.
Shpërndajeni rrjetën e Dashurisë Sime, si një peshkatar, gjerë e gjatë dhe larg në vende ku Hyj është plotësisht i refuzuar, i përbuzur dhe sidomos i urryer.
Pastaj shkoni dhe gjejini fëmijët e çmuar të rinj të Hyjit që nuk dinë asgjë për Krishtërimin, megjithëse ata jetojnë në të ashtu-quajturat vende të Krishtera.
Shkoni larg, deri në Rusi, Kinë dhe në vende ku Hyji nuk nderohet dhe shkoni të kapini shpirtra.
Ushqejini ata me mesazhet e Mia. Nuk ka rëndësi se si ju komunikoni, por bëjeni atë në një mënyrë që të mos duket sikur ju po predikoni.
Tërhiqini ata përmes çfarë mund t’iu interesojë atyre. Përdorni çdo lloj mjeti të komunikimeve moderne për ta bërë këtë. Unë i dua ata sa më parë. Unë po mbështetem në përhapjen e Fjalës Sime nga të gjithë ndjekësit e Mi.
Unë do t'ju udhëzoj.
Ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës për t'ju bërë të fortë.
Lutja e Kryqëzatës (72) Lutja e Dishepullit
I dashur Jezus, unë jam gati të përhap Fjalën Tënde të Shenjtë.
Më jep kurajën, forcën dhe dijen për të komunikuar të Vërtetën,
që sa më shumë shpirtra të mund të sillen tek Ti.
Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë
Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë
dhe më mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar,
që të mbushem me Hiret për të përhapur kthimin në besim për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, në çdo cep të botës, pavarësisht se cili është besimi i tyre.
Unë shpresoj në Ty gjithmonë.
Unë shpresoj në Ty gjithmonë.
Dishepulli yt i dashur. Amen.