Bija Ime fort e dashur, Ardhja Ime e Dytë do të jetë kapitulli përfundimtar në përmbushjen e Besëlidhjes Sime. Kjo Besëlidhje do të shikojë lindjen e Jerusalemit të Ri.
Ky Jerusalem i Ri do të tregojë bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, që e pranojnë Fjalën e Zotit.
Për Hebrenjtë, ata do ta pranojnë më në fund se Mesia i Vërtetë ka ardhur për t’iu sjellë atyre shpëtimin që e dëshirojnë.
Unë, Jezu Krishti, nga Shtëpia e Davidit, do të vij si Shpëtimtar, sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit të Vërtetë dhe të vetëm.
Ata më refuzuan Mua, Birin e Hyjit, i Cili u mishërova herën e parë. Këtë herë, Unë do të vij nga Qielli dhe do ta mbështjell Popullin Tim të Zgjedhur me dhuratën e Mbretërisë Sime të Re.
Ata përfundimisht do të jenë në paqe, sepse e Vërteta, do të shihet prej tyre, dhe ata do ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit Trinitar. Ka vetëm një Hyj. Nuk mund të ketë asnjë më shumë. Prandaj Unë jam i bashkuar me Atin Tim. Unë Jam Zot. Unë u mishërova për t'i treguar njerëzimit Mëshirën Time dhe për t'i shpëtuar ata nga dënimi përfundimtar. Shpirti Im i Shenjtë është gjithashtu i bashkuar me Hyjin e vetëm, ndërsa Ai shfaqet brenda shpirtrave të profetëve dhe i ndez shpirtrat e fëmijëve të Hyjit.
Sa shumë njerëz do të luftojnë ashpër kundër Ardhjes Sime të Dytë, përfshirë edhe ata që besojnë në Hyjin e Vërtetë dhe të vetëm. Ata, ashtu siç ndodhi në të shkuarën, nuk do ta pranojnë Fjalën e Hyjit, ashtu si ajo është zbuluar përmes profetëve.
Shumë të Krishterë të mirë dhe të devotshëm do të vazhdojnë ta refuzojnë Fjalën Time, deri në fund.
Fjala Ime do të sfidohet dhe do të copëtohet, nga Kisha Katolike, në veçanti. Por dijeni këtë. Koha për Ardhjen Time të Dytë është afër, dhe ata që vazhdojnë të më refuzojnë Mua dhe premtimin që Unë i bëra Atit Tim për të Krijuar Mbretërinë e Tij mbi tokë, do të lihen mënjanë.
Pasi që Mëshira Ime e Madhe të jetë zbuluar, dhe kur çdo mundësi t’i jetë dhënë të gjithë atyre që nuk duan ta pranojnë të Vërtetën, atëherë durimit Tim do t'i vijë fundi.
Jezusi juaj