Sunday, 6 October 2013

Shumë do të më tradhëtojnë Mua duke pranuar fallcitetet

E Shtunë, 21 Shtator 2013, ora 13:45

Bija Ime e dashur, Fuqia Ime do të vërshoj brënda zëmrave të besimtarëve tani kur ata, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të ndjejnë një qetësi pavarësisht nga braktisja e madhe, që ka filluar të shfaqet në Kishën Time.

Unë, përmes Fuqisë dhe Lavdisë së Atit Tim të dashur, ju jap juve, dishepujt e Mi të dashur, forcë dhe kurajo të madhe gjatë këtyre sprovave. Juve po ju jepen këto Dhurata përmes Fushatës së Lutjeve sepse, pa ato, jo do ta keni të pamundur t’i rezistoni persekutimit fetar, që shtrihet para. Juve po ju jepen këto Dhurata që të mund të shpëtoni të tjerët, që do ta refuzojnë Thirrjen Time nga Qielli dhe që do të enden, të pafajshëm, në strofkën e luanit, ku gjithë Ferri do të lëshohet. Sa të hyjnë në strofkën e errësirës, ata do të përfshihen në ritualet pagane. Shpirtrat e tyre do të jenë të ekspozuar ndaj shpirtit të lig dhe, brënda një kohe shumë të shkurtër, ata do të bëhen të verbër ndaj të Vërtetës – Fjalës së Shenjtë të Zotit, e dhënë që nga fillimi.

Shumë do të më tradhëtojnë Mua duke pranuar fallcitete. Megjithatë, atyre ju dha e Vërteta me anë të Vdekjes Sime në Kryq. Shumë nga dishepujt e Mi, kur Unë eca në Tokë, më tradhëtuan Mua në ditët para Kryqëzimit Tim. Duke imituar Farizenjë, ata bërtisnin këto fjalë: “Largohu prej meje, Ti flet herezi. Ti i tall Farizenjtë, që flasin në Emrin e Zotit. Ti je një gënjeshtar dhe Ti flet fjalën e keqe. Ti je biri i Satanit.”

Tani që Unë ju pregatis të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë, ju do të pështyni të njëjtat akuzime përsëri. Unë vij tani, përmes këtyre Mesazheve Hyjnore nga Qielli, për t’ju sjellë të Vërtetën, edhe pse ju dini gjithçka për Mua. Unë e bëj këtë sepse e Vërteta do të hiqet në Kishën Time. Ju së shpejti do të pranoni gënjeshtrat në Emrin Tim dhe e Vërteta nuk do të gjendet asgjëkundi.

Mbajini mënd këto fjalë. Unë vij vetëm për të kryer Premtimin Tim ndaj Atit Tim. Unë vij për t’ju sjellë shpëtimin final që ju është premtuar. Satani nuk e do këtë të ndodhi, por ai nuk mund të më ndaloj Mua. Por ajo që ai do të bëj është të pengoj shumë nga fëmijët e Zotit të pranojnë Mëshirën Time finale. Ai do ta bëj këtë me ndihmën e armiqve të Mi, që ai i ka joshur tani brënda Kishës Sime në Tokë.

Zgjohuni ju që jeni në gjumë. Unë do të vij si një hajdut natën. Vetëm ata që janë të pregatitur do të shpëtojnë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: