Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 27 November 2013

Në atë ditë, Unë do të mbledh të Gjallët

E Martë, 19 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, në jetën e shumë t
ë Krishterëve, Unë jam bërë si një i afërm që ju turpëron për të Cilin ju duhet të kujdeseni, herë pas here, por që duhet të mbahet i fshehur, gjatë gjithë kohës. Kjo është se si shumë prej atyre të lindur të Krishterë, dhe që janë larguar prej Meje, më konsiderojnë Mua tani. Unë Jam me pak rëndësi dhe prapë, kur ata janë në hall, më thërrasin Mua, vetvetiu, sepse ajo është si një natyrë e dytë për ata.

Përse, oh përse, nuk munden ata të më pranojnë Mua? Çfarë e ka larguar njeriun prej Meje? Përse shërbëtorët e Mi të bekuar kanë dështuar t’i sjellin ata tek Unë? Vuajtja Ime është e njëjtë sot ashtu si ishte gjatë Mundimeve të Mia në Kryq dhe tani ata që kanë mbetur besnikë ndaj Meje së shpejti do të më braktisin Mua. Ata do ta bëjnë këtë sepse do të fillojnë të ri-vlerësojnë njohuritë e tyre se Kush, sakt
ësisht, Jam Unë, dhe çfarë do të thotë me të vërtetë Besëlidhja Ime – të gjitha këto për shkak të herezive që do të vijnë.

Gjithë nderimi ndaj Meje, në Kishat e Mia, së shpejti do të zvogëlohet thjesht në një përshëndetje me kokë në drejtimin Tim. Ata nuk do të përkulen më para Tabernakullave të Mia. Ata nuk do të përkulen apo gjunjëzohen më para Meje, as edhe nuk do të luten para Trupit Tim në Kryq, sepse nuk do të jetë Imazhi Im që do t’ju kërkohet të nderojnë. Unë do të fshikullohem dhe do të bëhem të dukem qesharak. Fjalët e Mia do të kthehen në dërdëllisjet më të çuditshme dhe e Vërteta e vdekjes Sime në Kryq do të hidhet tutje.

Prania Ime është akoma në Tokë në këtë kohë. Ju nuk duhet të më braktisni Mua, sepse kur ju e bëni këtë, Drita Ime do të shuhet dhe pastaj ju do të gllabëroheni nga errësira. Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Meje mund ta ruajnë Flakën Time dhe kur Drita e Kishës Sime në Tokë të zbehet deri në një shkëndijë të dobët – atëherë thirrja finale do të dëgjohet prej Qiellit. Në atë ditë Unë do të mbledh të Gjallët. Ata që mbeten do të qëndrojnë me armiqtë e Hyjit ndaj të cilëve ata dhanë besnikërinë e tyre. Asnjë gëzim nuk do të përjetojnë më ata pas kësaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/19/on-that-day-i-will-gather-the-living/