E
Martë, 31 Korrik 2012, në 20:00
Bija
Ime fort e dashur, më dëgjo Mua tani ndërsa Unë të informoj se Koha Ime
pothuajse ka ardhur mbi botën.
Koha
juaj është e shkurtër ndërsa ditët e errësirës zbehen dhe një agim i ri,
një fillim i ri do të dalë.
Të
gjithë lotëve tuaj të frikës dhe vuajtjes pothuajse po iu vjen fundi ku pak
kohë ka mbetur për shfaqjen e Epokës së Lavdishme të Paqes.
Ripërtëritja
e Mbretërisë së Tokës do të ndodhë së shpejti dhe Autoriteti Im mbi të gjithë
fëmijët e Hyjit do ta zëvendësojë vendin e Satanit.
Paqartësia
juaj, ndjekësit e Mi, mbi autenticitetin e Thirrjes Sime ndaj jush tani, do të
zhduket.
Gjithçka
do të bëhet e qartë, si ujërat e pastra kristal të një burimi nga
Trupi Im Qiellor, ndërsa të vërshojë përpara tani për t’i konsumuar zemrat e
gjithë fëmijëve të Hyjit.
Drita
e së Vërtetës do ta ndriçojë botën, pavarësisht nga errësira gjithmonë në
rritje që është vendosur si një sëmundje e keqe nëpër çdo skaj të tokës.
Shumë
shpejt e Vërteta do t’ju çlirojë, do t’i qartësojë të gjitha dyshimet tuaja,
frikën tuaj dhe do të çlirojë brenda jush një qartësi të mendjes dhe të shpirtit.
Pastaj, të mbushur me Shpirtin Tim të Shenjtë, një konvertim global do të
ndodhë.
Ata me
besim të dobët do të ripërtërihen dhe e Vërteta e një Ushtrie të re të
Krishterë do të dalë në pah.
Shpresa,
dashuria dhe lutja do t'ju mbështesin ndërsa Unë e udhëheq botën drejt
Trashëgimisë së Re të premtuar juve për kaq kohë.
Për
ata prej jush që jeni të frikësuar nga mesazhet e Mia, thjesht kujtoni
këtë.
Bota që
ju pret është një Dhuratë e madhe për ju dhe familjet tuaja. Është një Parajsë
që ju duhet ta prisni me padurim sepse asgjë tjetër në tokë, ashtu siç ju e
njihni atë, nuk mund të krahasohet me të.
Nëse ju
më doni Mua, atëherë kini besim në Mirësinë Time, Dashurinë Time, premtimin Tim
për t’ju shpënë brenda trashëgimisë së Lavdishme për të cilën ju ishit
lindur.
Dorëzojini
të gjitha shqetësimet dhe frikën tuaj tani.
Më
lejoni që t'ju ngre, nga i gjithë lëndimi, drejt shpëtimit larg prej Antikrishtit.
Recitoni
këtë Lutje të Kryqëzatës (71) Lutje për të na shpëtuar nga persekutimi
O
Jezus, shpëtoji fëmijët e Hyjit nga antikrishti. Na mbro nga planet për të
kontrolluar Tokën. Zot, na shpëto nga persekutimi.
Mbroji
shpirtrat e errët nga antikrishti, që të arrijnë të shëlbohen në Sytë e Tu.
Na
ndihmo në dobësinë tonë. Na forco në shpirt për t’u ngritur dhe drejtuar
njëri-tjetrin, ndërsa marshojmë në Ushtrinë Tënde për në Portat e Parajsës.
Unë
kam nevojë për Ty, i dashur Jezus.
Unë të dua Ty, i dashur Jezus.
Unë i jap
lavdi Pranisë Tënde në Tokë.
Unë
e shmang errësirën.
Unë
të adhuroj Ty dhe të dorëzohem, në trup dhe shpirt, që Ti të ma zbulosh të
Vërtetën e Pranisë Tënde – dhe që unë gjithmonë të kem besim në Mëshirën Tënde
në çdo kohë.
Amen.
Shkoni
tani dhe i përgatisni shpirtrat tuaj që të mbeteni të fortë dhe besnikë ndaj
Meje ndërsa Unë ju drejtoj drejt Jetës së Përjetshme.
Jezusi juaj