Fëmija im, unë lotoj në këtë kohë prej mënyrës se si fëmijët e Hyjit janë të frikësuar apo në siklet për ta deklaruar dashurinë e tyre për Birin e Tij, Jezu Krishtin.
Sa shumë në botë sot, që e duan Birin Tim, kanë turp që ta shpallin haptas Emrin e Tij në publik nga frika se mos qortohen.
Ka vrenjtje vetullash prej të ashtu-quajturës shoqëri tolerante të sotme, po të thoni se besoni në Jezu Krishtin, Birin e Njeriut dhe se besoni në Mësimet e Tij.
Prapë shumë të tjerë kurrë nuk mendojnë dy herë përpara se ta përdorin Emrin e Tij të Shenjtë, shumë herë gjatë ditës, kur shqiptojnë sharje.
Emri i Tij përmendet shumë shpesh, por jo në mënyrën që duhet.
Sa shumë janë të trembur që të jenë të hapur rreth dashurisë së tyre për Birin tim në një botë që i vrenjt vetullat mbi Krishtërimin.
Krishtërimi është i përbuzur nga dy të tretat e botës.
Të krishterët janë të ngacmuar, të përbuzur dhe të persekutuar shpesh, si asnjë besim tjetër fetar në botë.
Populli i zgjedhur i Hyjit, Hebrenjtë, gjithashtu vuajnë dhe kanë qenë persekutuar në mënyrën më çnjerëzore për shkakun se kush ata janë. Një racë e zgjedhur, ata do të kthehen në besim së shpejti dhe do ta mirëpresin Mesia-n, herën e dytë, edhe pse nuk arritën që ta pranonin Atë herën e parë.
Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të keni frikë për ta deklaruar dashurinë tuaj për Birin tim. Kur ju e shprehni dashurinë tuaj haptas dhe pa frikë për Të, shumë njerëz do të dëgjojnë. Dhe sa më shumë që ta shpallni Fjalën e Tij të Shenjtë, aq më shumë besim do të keni.
Më pas ju do të merrni më shumë hire për t'ju dhënë forcën për të hedhur hapin tjetër.
Pas njëfarë kohe nuk do t’ju shqetësojë fakti se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Megjithatë tek shumë do të lërë përshtypje ndershmëria juaj dhe shumë të tjerë do të duan të dinë më shumë për Birin tim.
Tani është koha për të folur rreth Mëshirës së Birit tim tek sa më shumë njerëz që të mundeni.
Atyre duhet t'iu tregohet për Mëshirën e Tij Hyjnore, për Dhuratën më të madhe të Paralajmërimit, që do të shihet nëpër mbarë botën. Pastaj, më tej, ata do ta njohin të Vërtetën dhe më shumë të tjerë do të duan t’i dëgjojnë këto mesazhe nga Qielli.
Faleminderit fëmija im që iu përgjigje thirrjes sime.
Nëna juaj e dashur në Qiell
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/07/18/virgin-mary-it-is-frowned-upon-by-todays-so-called-tolerant-society-to-say-that-you-believe-in-jesus-christ/