Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 August 2012

Kisha Ime Katolike është bërë copë-copë, por shpirti i Kishës Sime kurrë nuk do të merret apo të konsumohet nga Satani

E Hënë, 30 Korrik 2012, në 01:00

Bija Ime fort e dashur kur Unë e durova agoninë në kopësht, neveria më e madhe, që m’u tregua Mua nga Satani, ishte mos-besnikëria e Kishës Katolike dhe Apostolike në kohët e fundit.

Këtu është aty ku Satani, që më torturoi Mua me pamjet e së ardhmes, më tregoi shërbëtorët e vakët të Kishës në këto, kohët tuaja.

Ata kanë lejuar që krenaria dhe të vërteta të rreme, të dominuar nga toleranca e tyre ndaj mëkatit, t'i verbojë ata ndaj të Vërtetës së Hyjit.

Angazhimi i tyre ndaj kënaqësive të botës do të thotë se shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk e kanë dhembshurinë apo përulësinë në shpirtrat e tyre për t'i udhëhequr ndjekësit e Mi drejt shenjtërisë që kërkohet për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Sa shumë janë kthyer kundër Meje, edhe pse ata thonë se i duan fëmijët e Hyjit.

Duke promovuar tolerancën në Emër të Hyjit, ata paraqesin një doktrinë të rreme, e cila e maskon të Vërtetën.

Ata disidentë në Kishën Time në tokë, të cilët deklarojnë se po krijojnë një lloj të ri dedikimi në emër të Kishës Katolike, por që i mohojnë mësimet e Mia, janë duke u tunduar prej Satanit i cili kërkon ta shkatërrojë Kishën Time.

Ai, i ligu, tashmë ka shkaktuar mëkat të tmerrshëm për ta korruptuar Kishën Time dhe tani kërkon të ngulë gozhdët e fundit kur do ta kryqëzojë Kishën Time dhe, më tej, t’i hedhë në Ferr ata shërbëtorë të Mi të shenjtë, të cilët e thyejnë Fjalën e Hyjit duke e bërë më të lehtë pranimin e mëkatit midis fëmijëve të Hyjit.

Mëkati i tyre i goditjes Sime me shuplakë në Fytyrë, duke i reklamuar neveritë e turpshme përpara Meje, që ata thonë se janë të pranueshme dhe të toleruara nga Hyji, do të ndëshkohet rëndë.

Ata guxojnë, përmes mëkatit të krenarisë dhe mashtrimit, t'i çojnë shpirtrat në udhën e gabuar dhe t'i drejtojnë ata brenda një grope errësire, pa e kuptuar se si ata po i dënojnë shpirtrat brenda liqenit të zjarrit.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë po udhëhiqen gabimisht dhe nuk e kuptojnë. Por shumë shërbëtorë të tillë, nëse janë të ndershëm me vetveten, janë të paqartë.

Pastaj vijnë ata që hiqen sikur janë shërbëtorët e Mi të shenjtë por që vijnë nga ana tjetër. Si skllevër të bishës, ata qëllimisht e paraqesin veten si priftërinjtë e Mi të shuguruar.

Ata më shkaktojnë Mua kaq shumë vuajtje të tmerrshme. Jo vetëm që ata i korruptojnë shpirtrat , por ata me vetëdije kanë krijuar një pakt me Satanin, i cili do t'i gëlltisë ata.

Ata kryejnë akte të shëmtuara mbi altarët e Mi, përpara Eukaristisë së Shenjtë, por fare pak e dinë se ata kryejnë vepra të tilla. Megjithatë Unë kam dhimbje për këta shpirtra.

Kisha Ime Katolike është bërë copë-copë, por shpirti i Kishës Sime kurrë nuk do të merret apo konsumohet nga Satani. Por shërbëtorët e Kishës Sime mund të joshen dhe të shkatërrohen nga bisha.

Kjo është koha që Unë të ndërhyj për t'i ndihmuar ata që të ngrihen mbi këto vuajtje të tmerrshme.

Unë kërkoj që ju, ndjekësit e Mi, dhe ata shërbëtorë të shenjtë ndër ju që e kuptojnë se çfarë po ndodh midis jush, të thoni këtë:

Lutje të Kryqëzatës (70) – Lutje që Kleri të qëndrojë i vendosur dhe i vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit

O Jezus i dashur, ndihmoji shërbëtorët e Tu të shenjtë që ta dallojnë përçarjen brenda Kishës Tënde, ndërsa ajo shfaqet. Ndihmoji shërbëtorët e Tu të shenjtë që të qëndrojnë të vendosur dhe të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë. 

Kurrë mos lejo që ambiciet e botës ta turbullojnë dashurinë e tyre të pastër për Ty. Jepu atyre Hiret për të mbetur të pastër dhe të përulët përpara Teje dhe për të nderuar Praninë Tënde Më të Shenjtë në Eukaristi.

Ndihmoji dhe udhëzoji të gjithë ata shërbëtorë të shenjtë që mund të jenë të vakët në dashurinë e tyre për Ty dhe ri-ndize Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë në shpirtrat e tyre.

Ndihmoji ata të njohin tundimin e vënë përpara tyre për t'i hutuar. Hapi sytë e tyre që të shohin të Vërtetën në çdo kohë. Bekoji ata, i dashur Jezus, në këtë periudhë dhe mbuloji ata me Gjakun Tënd të Çmuar për t'i ruajtur nga e keqja.

Jepu atyre forcën për t’i rezistuar joshjes së Satanit, nëse ata shpërqendrohen prej tundimit për të mohuar ekzistencën e mëkatit. Amen.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë shtylla kurrizore e Kishës Sime. Ata janë të parët në radhë që përballen me një mori të tmerrshme sulmesh nga Satani në këtë kohë.

Më ndihmoni Mua t'i drejtoj ata në udhën për të shpëtuar mbetjen e Kishës Sime, ndërsa ajo shkon drejt përçarjes që do të krijohet prej Profetit të Rremë së shpejti.

Mblidhuni së bashku dhe lutuni për bashkimin e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të cilët nevojiten për ta mbajtur Kishën Time të fortë në ditët që do të vijnë.