Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 5 August 2012

Virgjëra Mari: Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që, edhe një herë, ta dedikojnë muajin e Gushtit për të shpëtuar shpirtrat

E Mërkurë, 1 Gusht 2012, në 16:45

Fëmija im ka shumë ndryshime, shumë prej të cilave të janë zbuluar në të shkuarën, që do të dëshmohen në botë. Do të ketë shumë shkatërrime, shumë trazira dhe ndëshkime, dhe të gjitha këto do të ndodhin për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që, edhe një herë, ta dedikojnë muajin e Gushtit për të shpëtuar shpirtrat.

Kjo është çfarë ju duhet të bëni. Shkoni në Meshë çdo ditë dhe merreni Eukaristinë e Shenjtë.

Pastaj çdo ditë në orën 3 thoni Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore.

Për ata prej jush që munden, ju duhet të agjëroni një ditë në javë.

Fëmijët e mi do të tronditen kur të ndodhin këto ndryshime, por kurrë mos e kini frikë Dorën e Atit tim, nëse jeni besnikë ndaj mësimeve të Birit të Tij të Dashur, Jezu Krishtit.

Ju lutem mbajeni Vulën e Hyjit të Gjallë pranë jush në shtëpitë tuaja në muajt që do të vijnë sepse shumë ka për t’u shpalosur.

Trupi i Birit tim, Jezu Krishtit, i pranishëm në Kishën e Tij në tokë është duke u dhunuar dhe do të vuajë tmerrësisht.

Shumë plane për të rrëzuar Kishën e Birit tim janë tashmë në veprim dhe shumë shpejt ajo do të rrëzohet.

Ngjarje të tjera të parathëna do të shihen tani përmes shkatërrimeve ekologjike kur Dora e Atit tim do të bjerë si ndëshkim mbi ato kombe ku ligjet e tyre mëkatare nuk do të tolerohen më.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat në këtë kohë, që mund të vuajnë gjatë këtyre ngjarjeve.

Përdoreni këtë muaj për t’u lutur për të gjithë shpirtrat që mund të vdesin në luftëra, tërmete apo në Rrëfimin që do të vijë, Paralajmërimin.

Zemra ime është e ndërthurur me ju fëmijë dhe, së bashku, ne duhet të punojnë fort për të shpëtuar shpirtrat.

Duke u lutur për shpëtimin e shpirtrave ne kryejmë Vullnetin Hyjnor të Atit tim.