Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 12 August 2012

Kur ushtria Ime të ketë arritur në 20 milionë, Unë do ta shumëfishoj këtë numër në miliarda

E Premte, 27 Korrik 2012, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime për t’i bashkuar ndjekësit e Mi si një ushtri e vetme po jep fryt tashmë përmes këtyre mesazheve.

Ushtria Ime tashmë është formuar dhe është bashkuar përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë që po përhapet si një zjarr nëpër botë.

Për ata prej jush që tani i pranoni udhëzimet e Mia, megjithëse ju mund të mendoni se po punoni së bashku në grupe të vogla, duhet ta dini se ushtria Ime tani konsiston në më tepër se 25,000 ushtarë të përkushtuar, që i marrin Lutjet e Mia të Kryqëzatës çdo ditë.

Përkushtimi juaj ndaj Meje, Jezusit tuaj të dashur, më sjell Mua kaq shumë ngushëllim dhe gëzim, sepse lutjet tuaja po shpëtojnë miliona e miliona shpirtra në çdo sekondë të secilës ditë.

Sikur ju ta shikonit mirënjohjen e tyre, ju s’do të pushonit kurrë së vazhduari për t’u lutur, e tillë është fuqia e saj.

Satani po vuan për shkak të këtij misioni dhe ai do të bëjë çdo gjë të mundur për ta sabotuar atë.

Kjo është edhe arsyeja që ju nuk duhet të lejoni që ngacmimet e jashtme nga ata që ju akuzojnë për herezi, t’ju vonojnë në shpërndarjen e mesazheve të Mia.

Nëse ju i lejoni të tjerët që t’ju ç’orientojnë, ata që përpiqen t'ju turpërojnë apo që qeshin me besimin tuaj, atëherë më pak shpirtra mund 
 shpëtohen.

Mendojeni këtë mision në të njëjtën mënyrë sikur po punonit për një agjenci bamirësie jashtë vendit, ato grupe njerëzish që shkojnë në vende të shkatërruara për të shpëtuar jetët e atyre që po vuajnë urie.

Është e rëndësishme që ju t'i kapërceni të gjitha pengesat për t’i çuar ndihmë viktimave. Një orë vonesë mund të thotë ndryshimin mes jetës apo vdekjes. E njëjta qëndron edhe për këtë mision.

Shikoni përpara, mos ua vini veshin ndërhyrjeve të atyre që do të përpiqen t'ju tërheqin mbrapsht, dhe më pas marshoni përpara.

Mblidhni të tjerë gjatë udhës suaj dhe çojini ata drejt fitores. Fitores së shpëtimit.

Ushtria juaj shtohet çdo ditë. Mbahuni pas Dorës Sime derisa ne të arrijmë në ushtrinë që Unë dëshiroj, prej 20 milionësh, e cila do të udhëheqë betejën kundër antikrishtit.

Kur ushtria Ime të ketë arritur në 20 milionë, Unë do ta shumëfishoj këtë numër në miliarda. Dhe kur kjo të ndodhë, bisha përfundimisht do të shkatërrohet.

Ky është premtimi Im. Sepse në numër të madh, fëmijët e Hyjit, të mbushur me Dashurinë e Tij Hyjnore, do ta shkatërrojnë të ligun.

Dashuria, mbajeni mend, është më e fortë se urrejtja. Vetëm dashuria, me bollëk, mund ta fshijë ligësinë.