Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 4 August 2012

Krahët e Mi qenë nxjerrë jashtë vendit gjatë Kryqëzimit Tim dhe, si të tillë, këtë e tregon edhe imazhi në Mbulesën e Torinos

E Enjte, 19 Korrik 2012, në 07:00

Bija Ime fort e dashur, një plan i madh, për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit, po kurdiset për të shkatërruar provat e ekzistencës Sime.

Së shpejti shumë do të dalin të maskuar si shërbëtorë të Mi të shenjtë e të devotshëm, duke u përpjekur për ta shkatërruar besimin tek Unë, Jezusin tuaj të dashur.

Ata do të fillojnë duke e vënë në pyetje lindjen Time, pastërtinë e Nënës Sime dhe Ringjalljen Time prej të vdekurit.

Ata do t’i dënojnë të gjitha këto gjëra sikur të jenë të rreme dhe do të paraqesin, atë që ata e quajnë provë, për të bërë të mundur që sa më shumë të Krishterë të jetë e mundur të bëhen dyshues rreth Jetës Sime në tokë.

Ata do të krijojnë gënjeshtra rreth Kryqëzimit Tim dhe do të bëjnë deklarime mbi karakterin Tim moral.

Pastaj ata do të fillojnë të sulmojnë relikat, t'i vënë ato në pyetje dhe të përpiqen për t'i paraqitur ato si asgjë më shumë se supersticion në mendjet e të Krishterëve.

Pastaj vjen Mbulesa e Torinos, pëlhura që e mbuloi trupin Tim të vdekur brenda varrit. Ata, përfundimisht, do ta mohojnë se ajo është autentike dhe do të promovojnë gënjeshtra.

Ata do të thonë se krahët e Mi janë tepër të gjatë dhe do të ngrenë dyshime mbi këtë. Por ata nuk arrijnë që ta kuptojnë torturën që Trupit Tim iu desh të pësonte gjatë Kryqëzimit Tim. Krahët e Mi qenë nxjerrë jashtë vendit gjatë Kryqëzimit Tim dhe, si të tillë, këtë e tregon edhe imazhi në Mbulesën e Torinos.

Pastaj ata do të përpiqen të provojnë se Ringjallja nuk ndodhi kurrë. Të gjitha gënjeshtra - do të thonë ata, kaq të dëshpëruar janë për t’i fshirë të gjitha gjurmët e Mia.

Pastaj ata do të përpiqen t’ua mohojnë Sakramentet e Shenjta dhe Biblën e Shenjtë të gjithë atyre që do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit.

Ata do ta heqin Biblën nga shumë vende.

Pastaj ata do të paraqesin një libër të ri të rremë që do të thonë se do të shpallë rëndësinë e dashurisë për njëri-tjetrin.

Ata do ta përdorin dashurinë të cilën të Krishterët e kanë në zemrat e tyre, një Dhuratë nga Hyji, për t'i manipuluar ata që të pranojnë një mesazh të ashtu-quajtur të dashurisë.

Duajeni njëri-tjetrin – do të thonë ata. Duajeni tani fenë e njëri-tjetrit. Bashkohuni si një fe e vetme dhe tregoni dashuri të vërtetë për vëllezërit dhe motrat tuaja.

Dashuria për vetveten do të jetë mesazhi themelor.

Duajeni vetveten si fillim dhe ju do ta keni më të lehtë për ta dashur fqinjin tuaj – do të jetë mesazhi i tyre dhe kjo do të jetë gënjeshtra më e madhe që ata do t'ju detyrojnë juve, ndjekësve të Mi, për ta përtypur.

Dashuria për vetveten para të tjerëve e fyen Hyjin.

Ajo është egoiste. Mos i dëgjoni gënjeshtrat. Megjithatë, kaq bindës do të jenë ata saqë shumë do ta besojnë çfarë po iu thuhet dhe do ta ndjekin udhëheqësin e kësaj Feje Mbarë Botërore si qengjat tek kasapi.

Duke depërtuar në kaq shumë kombe, Feja e Re Mbarë Botërore do të pranohet prej shumë Qeverive.

Ata në mënyrë të pamëshirshme do t’i shkelin Ligjet e Krishtera.

Pastaj ata do të krijojnë ligje për t’i ndaluar të gjitha fetë, sidomos Krishtërimin.

Ata do të vënë penalitete mbi ata që nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.

Komunizmi do të jetë në rrënjë të gjithë kësaj ligësie.

Nuk është se Komunizmi promovon Ateizmin. Do të jetë për faktin se ai do të promovojë urrejtjen ndaj Hyjit.

Rusia dhe Kina do të jenë në fuqi në shumë shtete, duke filluar me Evropën.

Bashkimi Evropian – bisha me 10 brirë, do të gllabërohet nga bisha e dytë, më e pamëshirshme dhe më e fuqishme.

Pastaj Komunizmi do të marrë dhenë përpara se ai të përhapet ngado.

Kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Ajo do të jetë e shkurtër.

Lutjet tuaja do ta zbusin efektin por kjo ka qenë parathënë dhe do të ndodhë.

Lutuni, lutuni, lutuni për konvertimin e të gjithë botës gjatë Paralajmërimit.

Nëse shumica e shpirtrave kthehen në besim, atëherë shumë prej Mundimit të Madh, mundet dhe do të lehtësohet.