Bija Ime fort e dashur, shumë shpirtra të zgjedhur po durojnë një vuajtje të madhe në këtë kohë ndërsa zemrat e tyre ndërthuren me Timen për shkak të goditjes së mëkatit.
Ky bashkim vuajtjesh, që tani po përjetohet nga shumë vizionarë, profetë dhe shpirtra viktimë është për shpëtimin e shpirtrave të atyre që do të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.
Është një vuajtje si asnjë tjetër dhe do të ndihmojë për ta mundur armikun gjatë Paralajmërimit.
Bija Ime ti duhet të vazhdosh t’i publikosh mesazhet e Mia edhe pse kjo është e dhimbshme për ty në këtë kohë.
Trazirat në botë do të rriten shpejt dhe jo vetëm që do të dalin luftëra por banka botërore do të përpiqet që të marrë kontrollin mbi shumë nga monedhat e botës.
Kaosi do të mbizotërojë dhe katastrofat ekologjike do të ngrihen kur Dora e Atit Tim të bjerë për ta ndëshkuar njerëzimin për dobësinë dhe skllavërinë e tyre ndaj mëkatit.
Ndjekësit e Mi, lutjet tuaja kanë larguar shumë fatkeqësi që do të kishin shkatërruar qytete dhe kombe.
Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga lutja. Këmbëngulja dhe besnikëria ndaj Meje, Jezusit tuaj, do ta lehtësojnë situatën.
Ju duhet të qëndroni të fortë gjatë kësaj periudhe konflikti, sepse shumë shpejt çdo gjë do të ndryshojë.
Pavarësisht nga ligësia e ushtrisë së Satanit, besimi në rritje i Ushtrisë Sime do të qëndrojë përpara tyre dhe do t'i ndalojë ata në përpjekjet e tyre për ta shkatërruar Kishën Time.
Kurrë mos u ndjeni të zhgënjyer me këtë punë madje dhe kur nganjëherë të duket e pashpresë. Mëshira Ime është e madhe. Dashuria Ime i mbulon të gjithë fëmijët e Hyjit.
Ju do ta fitoni këtë betejë për shpirtrat dhe nuk do të zgjasë shumë përpara se Bota e Re, e pafund, të shfaqet.
Kjo është e ardhmja juaj, e ardhmja e botës për të cilën ju duhet të përpiqeni. Ditët e Satanit janë pothuajse të mbaruara.
Gëzohuni sepse së shpejti vuajtja do të jetë harruar.