Bija Ime fort e dashur misioni yt duhet t’i përfshijë të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë në veçanti i dëshiroj shpirtrat e të rinjve dhe të atyre që e lejojnë inteligjencën njerëzore që t’ua bllokojë veshët ndaj të Vërtetës së Ekzistencës Sime.
Shpirtrat e të rinjve janë të dashur për Mua dhe Unë lotoj për mënyrën se si shumë prej atyre nuk iu është mësuar kurrë e Vërteta.
Ata kanë qenë udhëhequr prej prindërve të tyre, shumë prej të cilëve nuk besojnë në Hyjin, brenda një humnere të errësirës.
Drita që ata kërkojnë është ajo që iu sillet atyre prej dritës së rreme nga gjithçka që shkëlqen. Ata janë të joshur nga muzika, veshjet dhe argëtimet, ku të gjitha këto janë krijuar për t’i stimuluar shqisat.
Ata nuk më njohin Mua. Shumë prej tyre kurrë nuk kanë dëgjuar për Mua apo se çfarë shprese Unë përfaqësoj në kërkimin e tyre për lumturi të ardhshme.
Luciferi, engjëlli i rënë nga Hierarkia më e lartë e Serafimëve të Atit Tim, ishte një muzikant i talentuar.
Si Satan, në botën e sotme, ai i tundon shpirtrat e butë të të rinjve të Mi përmes muzikës.
Muzika është arma e tij e shkatërrimit dhe ai përdor çdo lloj të saj për t’i tërhequr shpirtrat e vegjël të pafajshëm drejt rrjetës së tij të mashtrimit.
Muzika është një Dhuratë e madhe nga Hyji. Por ajo gjithashtu përdoret për të maskuar aleancën djallëzore ndaj të ligut përmes lirikave që nderojnë bishën. Fare pak të rinj e kuptojnë fuqinë e muzikës apo se kur ajo është e përdorur në mënyrën e gabuar.
Ju lutem, Unë ju kërkoj që të më ndihmoni Mua t’i shpëtoj shpirtrat e tyre të vegjël.
Sillini ata tek Unë. Kurrë mos i detyroni ata. Përkundrazi, dedikojini fëmijët tuaj të rinj tek Unë përmes kësaj lutjeje.
Lutja e Kryqëzatës (67) Mbroji fëmijët e mi nga Mbreti i Gënjeshtrave
Të lutem, Jezus i dashur, unë të kërkoj Ty
që t’i mbrosh fëmijët e mi nga mbreti i gënjeshtrave.
Unë i dedikoj këta fëmijë (Thoni emrat e tyre këtu)
tek Zemra Jote e Shenjtë dhe kërkoj që Ti,
përmes mantelit të Gjakut Tënd të Çmuar,
t’ia ndriçosh shpirtrat dhe t’i marrësh ata të sigurt
në Krahët e Tu të dashur, që të jenë të mbrojtur nga çdo e keqe.
Unë kërkoj që Ti t’ua çelësh zemrat dhe t’ua vërshosh shpirtrat me Shpirtin Tënd të Shenjtë gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes, që ata të pastrohen nga çdo padrejtësi. Amen.
Lutje për ateistët gjatë Paralajmërimit
Atyre prej jush që thoni se jeni ateistë, dëgjojeni tani premtimin Tim. Unë ju dua dhe kurrë nuk do të heq dorë nga lufta Ime për t’ju shpëtuar nga kthetrat e mashtruesit, Satanit, që ju ka verbuar ndaj të Vërtetës.
Kur të vijë koha, dhe kur ju t’i shikoni mëkatet tuaja përpara syve tuaj gjatë Paralajmërimit, ju lutem thoni këto fjalë:
Jezus, më trego të Vërtetën dhe më shpëto nga i ligu. Mua më vjen me të vërtetë keq për mëkatet e mia dhe të kërkoj Ty që të më marrësh tani dhe të më tregosh Dritën e Mëshirës Tënde. Amen.
Ju kurrë nuk do të jeni më të hutuar nëse e thoni këtë lutje. Një peshë do të ngrihet nga zemra juaj dhe ju do të jeni me të vërtetë në paqe.
Kujtojini këto fjalë kur të vijë dita.
Unë nuk do t’ju braktis. Unë do t’ju ruaj dhe ju do ta ndjeni dashurinë Time t’ua përshkojë trupin tuaj dhe pastaj do t’ju jepet prova që keni qenë duke e pritur.