Friday, 20 September 2013

Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshoj apo të përshtatet me qëllim që të bëhet diçka tjetër

E Shtunë, 7 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, kur Unë vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të arritur botën, përmes këtyre Mesazheve – prapë shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm, nuk arrijnë të pranojnë Dorën Time. Këta shpirtrat e Mi të shtrenjtë janë të pambrojtur sepse shumë prej tyre nuk do të arrijnë të shikojnë mënyrën në të cilën besimi i tyre do të përdoret për të aprovuar liturgjinë e re, që vjen së shpejti, e cila nuk më nderon Mua, Jezu Krishtin, Birin e njeriut.

Shumë do të besojnë, gabimisht, se liturgjia e re dhe mesha e re – edhe pse e ndryshuar shumë – nuk mund të jetë e dëmshme. Në heshtje, shumë do ta vënë në pyetje përmbajtjen e saj, si dhe formatin e saj dhe do ta shikojnë si të çuditshme. Por fare pak do t’i sfidojnë ata sepse do të besojnë se këto janë të bekuara nga Kisha dhe si të tilla, nuk mund të jenë të gabuara. Ajo që ata nuk kuptojnë është se Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshoj apo të përshtatet që të bëhet diçka tjetër. Kisha Ime është e përkryer, por nëse ndonjë nga të ashtu-quajturit shërbëtor apo lider në Kishën Time e shtrëmbëron Fjalën e Zotit apo ta rishkruaj kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë, atëherë ata blasfemojnë kundër Zotit.

Unë u mohova nga njerëzimi dhe u kryqëzova kur ata, përfshi liderat në Tempujt e Zotit, e refuzuan të Vërtetën. Kur dikush – pavarësisht se sa i lartë qëndron mes jush – e mohon të Vërtetën, ata janë fajtorë për herezi dhe nuk vijnë nga unë. Por ata do t’ju bëjnë të besoni se e Vërteta është një gënjeshtër. Ata do t’i mohojnë të gjitha ata që i keni mësuar nga Unë për të bërë një jetë të plotë Kristjane. Ata do të pështyjnë tek Unë, por do t’ju çojnë drejt një udhe, që ata do të thonë se ju sjell tek Unë, por që nuk është e tillë.

Këto gjëra, të treguara më parë, do të ndodhin shpejt. Pregatituni. Kur t’i shikoni shenjat, atëherë dijeni se këto profeci mund të vijnë vetëm nga Zoti.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: