Tuesday, 17 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshoj përtej njohjes

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija ime, kur ata vunë Kurorën e Gjëmbave mbi Kokën e Shenjtë të Birit tim, kjo nuk ishte vetëm për të shkaktuar torturë të tmerrshme fizike, por ishte për të bërë një deklaratë. Ajo u bë si një veprim simbolik. Ndërsa ata e tallnin Atë ata thonin se ku Njeri, I Cili thotë se Ai është Koka e Kishës dhe I Cili e quan Veten Mesia, nuk do të tolerohet. Ata e poshtëruan Kokën e Kishës kur ata e Kurorëzuan Atë dhe prapë do ta poshtërojnë Atë gjatë këtyre kohëve.

Nuk do të mjaftoj që ata, armiqtë e Krishtit, ta marrin nga brënda Kishën e Birit tim – ata do ta shkatërrojnë Atë në shumë mënyra të tjera. Ata do të ndryshojnë përmbajtjen e Kungimit të Shenjtë dhe kuptimin se çfarë është Eukaristia e Shenjtë. Ata do të thonë se Ajo, Eukaristia e Shenjtë, përfaqëson njerëzimin dhe se ajo është një shenjë e një bashkimi të ri – një bashkim i të gjithë njerëzve në një në Sytë e Zotit. Juve, fëmijve të mi, do t’ju thuhet se ju jeni të gjithë të bashkuar me njëri tjetrin dhe se ky është një rast për t’u festuar.

Kungimi I Shenjtë është Trupi I Krishtit dhe është Prania e Tij e Vërtetë. Ajo nuk mund të jetë dy gjëra të ndryshme. Por ata do ta shtrëmbërojnë kuptimin – gradualisht, gjithçka që do të mbetet do të jetë një copë buke, sepse kur ata t’i shkatërrojnë altarët dhe Kungimin Më Të Shenjtë, Prania e Birit tim do të zhduket.

Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshoj përtej njohjes. Kaq dinakë do të jenë armiqtë e Birit tim, sa ceremonitë e shenjta do të duken sikur kanë ndryshuar fare pak. Sakramenti i Rrëfimit do të hiqet, për arsye se bisha nuk do që shpirtrat të shpengohen, sepse kjo është një fitore për Birin tim.

Fëmijë, ju duhet të vazhdoni të më kërkoni mua të ndërhyj, që dhimbja e këtyre ngjarjeve të së ardhmes të mund të lehtësohet dhe koha të shkurtohet.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: