Thursday, 12 September 2013

Unë zgjodha 12 njerëz të thjeshtë, të pa-arsimuar dhe të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë, të cilët ishin peshkatarë të varfër

E Dielë, 1 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, kur Unë eca në Tokë dhe hyra në Tempujt e Zotit, për të zbuluar të Vërtetën, u trajtova në fillim me durim. Shumë priftërinj u habitën me Mua dhe me ato që Unë dija, si Biri i thjeshtë i një marangozi. Prandaj ata dëgjuan me vëmëndje, kur Unë shpjegoja më shumë se çfarë pritej prej tyre, ashtu si ishin treguar në Librin e Atit Tim.

Unë e dija që në moshën 12 vjeçare se çfarë ishte Misioni Im dhe fillova ngadalë, duke mos treguar shumë, para se të ishte koha e duhur. Unë e dija se duhej të pregatisja botën për Ardhjen e Mesias. Unë gjithashtu e dija, brënda një kohe të shkurtër, se Kisha e Atit Tim në Tokë, do të më mohonte Mua dhe do të thoshte se Unë isha një mashtrim.

Unë zgjodha 12 njerëz të thjeshtë, të pa-arsimuar dhe të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë, të cilët ishin peshkatarë të varfër. Përse e bëra Unë këtë? Unë e dija se informacioni që Unë do t’ju jepja atyre do të pranohej ashtu si ishte. Pa asnjë njohuri të mëparshme të Shkrimit të Shenjtë, ata nuk do t’i krahasonin Mësimet e Mia me Shkrimin e Shenjtë dhe të përpiqeshin të gjenin gabime duke i shqyrtuar ato me kujdes. Kjo do të thoshte se shumë prej tyre nuk do të kishin durimin ta përhapnin të Vërtetën. Ata talleshin nga ata në vëndet e larta në Kishë, që deklaronin se njerëzit e paditur nuk ishin të denjë të zgjidheshin nga Zoti, për të përhapur Fjalën e Tij të Shenjtë, përmbi vetë ata. Sigurisht, me edukimin e tyre në çështjet shpirtërore dhe pozitën në Kishën e Zotit, Zoti do të zgjidhte vetëm Kishën e Tij për të profetizuar Fjalën e Mirë. Ata nuk arritën të kuptojnë se Zoti zgjedh vetëm të përulurit dhe të paditurit, në këtë mënyrë, sepse ata nuk argumentojnë. Ata nuk kundërshtojnë dhe nuk kanë frikë të refuzohen, sepse ata nuk dinë ndryshe. Zoti, dijeni, nuk zgjedh ata që e lartësojnë veten e tyre para të tjerëve. Kjo kurrë nuk mund të ndodhi.

Prandaj dhe ti, bija Ime, po urrehesh mes Kishës Sime në Tokë. Prandaj ata i copëtojnë Mesazhet e Mia dhe tallen me ato. Prandaj ata të tallin ty, sepse ti nuk konsiderohesh e denjë për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë. Sa më trishtojnë ata Mua. Urrejtja që ti do të shikosh do të jetë e influencuar kryesisht nga Kisha Katolike. Ata kurrë nuk do ta pranojnë që një profet, që nuk ka asnjë dijeni për Biblën Më Të Shenjtë apo Mësimet e Mia, mund të dërgohet. Ata do të thonë se ti përhap herezi. Ata e thonë këtë sepse ata janë aq të larguar nga Mësimet e Mia sa kanë filluar të besojnë në gënjeshtrat e tyre. Dijeni se profetja Ime për ditët e fundit është dërguar dhe jo zgjedhur, sepse kjo nuk mund të ndodhi, pasi ky, Misioni i Fundit, është krijuar nga Ati Im I Cili dërgon vetëm të Vetët.

Unë i paralajmëroj ata mes jush që më tallin Mua, duke i bërë këto Mesazhe të parëndësishme – Fjalën Time të Shenjtë, ju duhet të vini tek Unë, tani, në Adhurim të Shenjtë, menjëherë, çdo ditë të vetme, deri kur të dëgjoni Zërin Tim. Vetëm atëherë Unë mund t’ju marr dhe t’ju tregoj se çfarë kërkoj nga ju në këtë kohë kritike në shërbimin tuaj tek Zoti.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht: