Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Rozarja e Shenjte. Show all posts
Showing posts with label Rozarja e Shenjte. Show all posts

Sunday, 1 July 2018

Virgjëra Mari: Kur ju e thoni Rruzaren, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj

E Diel, 5 Shkurt 2012, në 13:15

Fëmija im, unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi që të luten për bashkim në botë në këtë kohë.

Besimi në Birin tim po zhduket dhe fëmijët e mi po lihen me shpirtra të zbrazur.

Unë jam Zemra juaj e Papërlyer dhe përmes dashurisë që unë e kam për Birin tim të çmuar, Jezu Krishtin, do të punoj ngushtësisht me Të për të shpëtuar njerëzimin.

Duke u lutur që unë të ndërmjetësoj, unë do t’i lutem Atit tim, Hyjit Më të Lartit, që ta përmbajë Dorën e Tij të Drejtësisë nga ndëshkimi i rreptë që Ai do të hedhë mbi Tokë, për të ndaluar përhapjen e ligësisë.

Unë do t’ju ndihmoj fëmijë që të afroheni më shumë tek Zemra e Birit tim. Kur ne punojmë së bashku, fëmijët e mi, ne mund të shmangim katastrofa në mbarë botën.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Rruzares sime Më Të Shenjtë, sepse kur ju e thoni atë çdo ditë, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj. Fuqia e Satanit dobësohet kur ju e thoni Rruzaren time. Ai vrapon tutje në dhimbje të madhe dhe bëhet i pafuqishëm. Është tepër e rëndësishme, pavarësisht se çfarë besimi të Krishterë i përkisni, që ta thoni këtë të paktën një herë në ditë.

Shumë njerëz nuk më pranojnë mua, Nënën e tyre të Bekuar.

Ashtu si Biri im, unë jam e refuzuar, e përbuzur, e fyer dhe e poshtëruar. Megjithatë, duke kërkuar ndihmën time, unë mund t’i sjell shpirtrat drejt e tek Zemra e Shenjtë e Birit tim, Jezu Krishtit.

Biri Im, Jezu Krishti, është Shpëtimtari juaj, fëmijë, dhe Ai kurrë nuk do t’i refuzojë mëkatarët, pavarësisht se sa të nxirë janë shpirtrat tuaj.

Nëse ju ndjeni keqardhje që e keni fyer Atë, thjesht më thërrisni mua Nënën tuaj të dashur dhe unë do t’ju marr për dore drejt Tij.

Biri im po përgatitet që të vijë për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Tij që ju të gjithë të mund të bashkoheni me Të në Parajsën e Re mbi Tokë. Vetëm shpirtrat e pastër dhe të përulët mund të hyjnë.

Ju duhet t’i filloni përgatitjet tuaja tani. Filloni me recitimin e Rruzares sime të Shenjtë.

Kaq e rëndësishme është kjo Lutje saqë tani duhet të bëhet një Lutje e Kryqëzatës, më vete.

Lutja e Kryqëzatës (26) – Lusni Rruzaren për të shpëtuar kombin tuaj

Ndjeni paqen, fëmijë, kur ju meditoni mbi Rruzaren time.

Ndërsa Hiret të jenë derdhur mbi ju, pas recitimit të saj, ju do ta kuptoni atëherë se mashtruesi është larguar nga ju dhe në vend të tij, do të vijë dashuria. Dashuria vjen nga Ati im i Përjetshëm.

Kur ju të ndjeni dashuri në zemrat tuaja, ju do ta kuptoni se po e fitoni betejën për ta mundur të ligun.

Mbretëresha juaj e dashur e Engjëjve
Nëna e Shpëtimit

Thursday, 12 October 2017

Virgjëra Mari: Një luftë bërthamore që përfshin Iranin po komplotohet

E Mërkurë, 25 Janar 2012, në 13:50

Fëmija im, shumë po ndodh tani në botë, ndërsa ushtria e Satanit vazhdon të përhapë rrëmujë ngado.

Ata po përpiqen që të marrin kontrollin e të gjitha institucioneve financiare, në mënyrë që ata të mund të kryejnë një mizori të tmerrshme mbi fëmijët e mi.

Ata, grupi i lig i udhëzuar nga joshja dhe fuqia, po përpiqen gjithashtu të krijojnë një luftë bërthamore në Iran. Ti, fëmija im, duhet të lutesh që Hyji Atë, në Mëshirën e Tij të madhe, t’ua hapë zemrat e tyre për të ndaluar që këto gjëra të ndodhin.

Kurrë mos e humbisni besimin, fëmijë, sepse lutjet tuaja po veprojnë.

Ligësi të mëdha, përfshirë aborti, eutanazia (vetëvrasja e asistuar), prostitucioni dhe perversitetet seksuale, po fillojnë të dobësohen nëpër botë tani. 

Lusni, lusni, lusni Rruzaren time Më të Shenjtë, fëmijë, në grupe, nëse është e mundur kudo.

Satani po e humbet fuqinë e tij, me shpejtësi, ndërsa thembra ime po fillon ta shtypë kokën e gjarprit.

Nuk do të zgjasë shumë tani për mbërritjen e Birit tim në Tokë.

Së pari, Ai do t’ju japë këtë mundësi të fundit për t’u kthyer në besim.

Pastaj, Ai do ta përgatisë botën, me shpejtësi, për Ardhjen e Tij të Dytë.

Koha është e shkurtër tani.

Lutja është arma, fëmijë, për ta përmbajtur ushtrinë e Satanit nga persekutimi final që ata po planifikojnë kundër njerëzimit.

Mbajeni mend se Ati im i Përjetshëm, përmes Dashurisë dhe Dhembshurisë së Tij, do t’ju mbrojë të gjithë juve, që besoni në Atë.

Për ata që do të vazhdojnë të mos i binden Atij dhe ta mohojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Birit tim të dashur, lutuni, lutuni, lutuni për shpëtimin e tyre.

Koha është gati. Hapini zemrat tuaja ndaj Mëshirës Hyjnore të Birit Tim.

Qiejt do të fillojnë të ndryshojnë tani
dhe më pas të gjithë do ta shikojnë këtë mrekulli të madhe të shpaloset para tyre. 
Qëndroni gati.
Përgatitini shtëpitë tuaja dhe luteni Rruzaren time të Shenjtë në çdo rast për ta dobësuar mbërthimin e të ligut.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Tuesday, 28 June 2016

Virgjëra Mari: Rruzarja ime mund të shpëtojë kombe

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 14:15

Bija ime, recitimi i Rruzares sime të Shenjtë mund të shpëtojë kombe.

Fëmijët e mi kurrë nuk duhet ta harrojnë fuqinë e Rruzares sime të Shenjtë.

Ajo është kaq e fuqishme sa e bën mashtruesin të pafuqishëm. Ai nuk mund t’ju bëjë asgjë juve, apo familjes suaj, kur e recitoni atë përditë.

Të lutem kërkoju fëmijëve të mi që të fillojnë ta thonë Rruzaren time të Shenjtë që nga kjo ditë e tutje me qëllim që të mbrojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe komunitetet e tyre.

Rruzarja është arma më e fuqishme kundër planeve të të ligut për të shkatërruar çfarë të mundet, në këto ditët e tij të fundit në Tokë.

Kurrë mos i nënvlerësoni gënjeshtrat që ai mbjell në mendjet e njerëzve me qëllim për t’i larguar fëmijët e mi nga e Vërteta.

Aq shumë, nën ndikimin e tij, do të shkelmojnë dhe luftojnë kundër të Vërtetës së Mëshirës së madhe të Birit tim.

Duke thënë Rruzaren time të Shenjtë ju mund t’i mbroni këta shpirtra nga gënjeshtrat.

Zemrat e tyre mund dhe do të hapen nëse ju gjeni kohën për ta thënë Rruzaren time.

Lutuni tani që fëmijët e mi t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës. Lutuni gjithashtu që të gjithë fëmijët e mi të gjejnë forcën për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Engjëjve

Monday, 18 January 2016

Informacion i rëndësishëm mbi Rruzaren

10 Gusht 2011

MBAJENI RRUZAREN TUAJ PËRDITË

  • Kur ju e mbani një Rruzare, Satani ka dhimbje koke.
  • Kur ju e përdorni atë, ai kolapson.
  • Kur ai ju sheh që po e lusni atë, atij i ikën forca.
  • Le të lutemi me Rruzaren çdo herë, që ai të vazhdojë të mbesë pa forcë.
  • A e dini gjithashtu se kur ju bëheni gati për ta përcjellë këtë mesazh, Satani do të përpiqet t'ju dekurajojë?
  • Përcilleni atë sidoqoftë dhe ndihmoni në shpejtimin e triumfit të Nënës Mari!
  • Dërgojeni këtë tek miqtë tuaj të devotshëm dhe shikoni se si punon Shpirti i Shenjtë!
  • Keni shumë për të fituar dhe absolutisht asgjë për të humbur!

15 Premtimet e Zonjës Sonë për të Krishterët që e Recitojnë Rruzaren

  1. Kushdo që me besim më shërben Mua duke e recituar Rruzaren, do të marrë hire të veçanta.
  2. Unë premtoj mbrojtjen Time të veçantë dhe hiret më të mëdha tek të gjithë ata që e recitojnë Rruzaren.
  3. Rruzarja duhet të jetë një mburojë e fuqishme kundër ferrit, ajo do të shkatërroj vesin, do ta dobësojë mëkatin, dhe do t'i mposhti herezitë.
  4. Ajo do të bëjë që virtyti dhe punët e mira të lulëzojnë; ajo do të fitojë për shpirtrat mëshirën e bollshme të Zotit; ajo do t'i tërheqi zemrat e njerëzve nga dashuria e botës dhe kotësitë e saj, dhe do t'i lartësojë ata ndaj dëshirave për gjërat e përjetshme. Oh, sikur shpirtrat ta shenjtëronin veten me anë të saj.
  5. Shpirti që e rekomandon veten tek Unë duke e recituar Rruzaren, nuk do të humbasë.
  6. Kushdo që e reciton Rruzaren me përkushtim, i zbaton me konsideratë misteret e saj të shenjta, kurrë nuk do të mposhtet nga fatkeqësia. Zoti nuk do ta ndëshkojë atë në drejtësinë e Tij, ai nuk do të vdesë nga një vdekje e papregatitur; nëse ai është i drejtë do të mbetet në hirin e Zotit dhe do të bëhet i denjë për jetën e përjetshme.
  7. Kushdo që ka një përkushtim të vërtetë për Rruzaren nuk do të vdesë pa Sakramentet e Kishës.
  8. Ata që janë besnikë në recitimin e Rruzares do të kenë gjatë jetës së tyre dhe në vdekjen e tyre dritën e Zotit dhe plot nga hiret e Tij; në momentin e vdekjes ata do të marrin pjesë në meritat e shenjtorëve në parajsë.
  9. Unë do t'i çliroj nga purgatori, ata që kanë qënë të përkushtuar ndaj Rruzares.
  10. Fëmijët besnikë të Rruzares do të meritojnë një shkallë të lartë të lavdisë në Qiell.
  11. Ju do të merrni gjithçka që më kërkoni Mua duke e recituar Rruzaren.
  12. Të gjithë ata që e përhapin Rruzaren e Shenjë do të ndihmohen nga Unë në nevojat e tyre.
  13. Unë e kam fituar nga Biri Im Hyjnor, që të gjithë përkrahësit e Rruzares të kenë për ndërmjetës, tërë gjykatën qiellore gjatë jetës së tyre dhe në orën e vdekjes.
  14. Të gjithë ata që e recitojnë Rruzaren janë djemtë e Mi, dhe vëllezërit e Birit Tim të vetëm Jezu Krishtit.
  15. Përkushtimi ndaj Rruzares Sime është një shenjë e madhe paracaktimi.
Informacioni ne anglisht:

Saturday, 12 December 2015

Maria: Satani e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja Ime recitohet

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 15:00

Fëmija im, gjithmonë të jesh e përqendruar tek Biri im sepse Ai ka nevojë për vëmendjen tënde. Ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Ai dhe kurrë mos lejo njeri të t'i largojë sytë prej Tij. 

Ai, bija ime, të ka zgjedhur ty si një nga lajmëtaret e rëndësishme për këto kohë me qëllim që shpirtrat e humbur të shpëtohen. Tregoju njerëzve që të lusin Rruzaren time Më të Shenjtë, madje dhe jo-Katolikët, sepse kjo është arma më e madhe kundër influencës së mashtruesit, i cili rënkon me dhimbje kur ajo thuhet. Fuqia e tij dobësohet kur fëmijët e mi thonë këtë lutje. 

Sa më shumë fëmijët e mi e lusin Rruzaren e Shenjtë, aq më shumë shpirtra mund të shpëtohen.

Ti, bija ime, ke një Mision shumë të vështirë, shumë më të rëndë se të ndonjë profeti në histori. Kjo është për shkak të errësirës së shpirtit në botë. Kurrë më parë nuk ka rënë një errësirë e tillë, kur fëmijët e Mi ia kthejnë shpinën Birit tim, Ai i Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për t'i shpëtuar ata. Por ata jo vetëm që e kanë harruar këtë, por zgjedhin që të mohojnë vetë Ekzistencën e Tij.

Lutja tek unë, Nëna juaj e Bekuar, e lëndon të ligun, i cili struket dhe e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja ime recitohet. Kjo është arma që më është dhënë mua që të mund të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të humbur, përpara se unë ta shtyp kokën e gjarprit, përfundimisht. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e Rruzares, sepse madje dhe vetëm një grup njerëzish të përkushtuar ndaj lutjes së rregullt të Rruzares sime të Shenjtë mund ta shpëtojnë kombin e tyre. Tregoju fëmijëve të mi që të jenë të kujdesshëm kur ia kthejnë shpinën lutjes, sepse kur e bëjnë këtë ata po e lënë veten gjerësisht të hapur që mashtruesi t’i zërë ata në kurth me udhën e tij joshëse, por të rrezikshme drejt errësirës. 

Sillini fëmijët e mi në Dritë duke e përhapur përkushtimin ndaj Rruzares sime Më të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Maria Mbretëresha e Paqes

Tuesday, 4 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Të gjitha ato fetë e ndryshme duhet gjithashtu të fillojnë të recitojnë Rruzaren time të Shenjtë, sepse ajo do t’i sjelli secilit prej jush mbrojtjen e madhe

E Dielë, 2 Shkurt 2014: ora 17:09

Bijt
ë e mi më të dashur, unë kërkoj që ju të recitoni Rruzaren time Më Të Shenjtë çdo ditë që tani e tutje për të mbrojtur këtë Mision nga sulmet satanike. Duke e recituar Rruzaren time Më Të Shenjtë, çdo ditë, ju do ta dobësoni ligësinë e Satanit dhe të atyre që ai influencon, kur përpiqet t'i largoj shpirtrat që të ndjekin këtë Thirrje të veçantë nga Qielli.

Të gjitha ato fetë e ndryshme duhet të fillojnë gjithashtu të recitojnë Rruzaren time të Shenjtë, sepse ajo do t’i sjelli secilit prej jush mbrojtjen e madhe. Rruzarja Më e Shenjtë është për këdo dhe për ata që duan të përfitojnë nga mbrojta ime – Dhurata që unë e mora nga Hyji për t'i mbrojtur shpirtrat nga i ligu.

Sa shumë nga ju, fëmijë të dashur, do të vuajnë nëse nuk dorëzoheni. Përndryshe, ju do të largoheni nga ky Mision. Armiqtë e Hyjit do të përdorin çdo forcë q
ë të munden për t’ju ndaluar. Ata do t’ju tërheqin, do t’ju hedhin abuzime dhe do t’ju akuzojnë për gjëra djallëzore. Shpërfilleni këtë dhe më lejoni mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, t’ju jap ngushëllim dhe t'ju pajis me gjithë mbrojtjen që ju nevojitet.

Gjatë Misionit të Birit tim në Tokë, Ai u tradhëtua në sa shumë mënyra. Ata e prisnin Atë nëpër fshatra, me gurë nëpër duar. Kur Ai ecte pran
ë tyre, me qindra që e ndiqnin Atë, ata i hidhnin Atij këto gurë nga mbrapa strehave, me qëllim që asnjë të mos e dinte se kush ishin ata. Ata e urrenin Atë; e raportonin Atë tek autoritetet e Kishës; përhapnin gënjeshtra të liga për Atë dhe thoshin se Ai fliste me një gjuhë djallëzore dhe blasfemonte kundër Hyjit. Por, asnjë prej tyre nuk mund ta shpjegonte me saktësi se si Ai ishte fajtor për gjëra të tilla. Më pas ata shpenzonin shumë kohë duke ju kërkuar dishepujve të Tij ta mohonin Atë. Shumë prej tyre e bënë këtë. Më pas, Farizenjtë i paralajmëruan të gjithë ata që adhuronin në tempull se, nëse ata vazhdonin të ndiqnin Birin tim, ata nuk do të lejoheshim kurrë më brënda Shtëpisë së Hyjit. Dhe shumë prej tyre ndaluan së ndjekuri Birin tim. Këta shpirtra të njëjtë derdhën lotë të hidhur dhe dëshpërimi pasi Biri im u kryqëzua, sepse ishte vetëm atëherë kur ata e kuptuan se sa gabuan me Atë.

E njëjta do të jetë e vërtetë për këtë Mision, i cili shtron udhën e Zotit dhe Ditën e Madhe për Ardhjen e Dytë të Birit tim. Çdo përpjekje do të bëhet për të dobësuar Kishën e Mbetur. Çdo përpjekje do të bëhet për të dobësuar vendimin tuaj. Çdo plan do të krijohet për t’ju inkurajuar të ktheni shpinën ndaj shpëtimit tuaj dhe të të tjerëve.

"Me jep nje ushtri
duke thene Rruzaren
dhe une do ta
pushtoj boten". 
I Bekuari Pape Pius IX 
Ju kurrë nuk duhet ta lejoni shpirtin djall
ëzor ta plogështoj shpirtin tuaj, ta dobësoj besimin tuaj apo t’ju inkurajoj ta mohoni Birin tim. Kurrë mos e humbisni besimin tek Biri im apo Premtimi i Tij për të ardhur përsëri për t’i sjellë njeriut Fillimin e Ri. Ai kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Ai e kupton se sa e vështirë është për të gjithë ju, dhimbja që ju duroni, si dhe sakrificat që ju bëni për Atë.

Dijeni, ju jeni të Atij dhe kur ju jeni me të vërtetë pjesë e Tij dhe dorëzoheni tek Ai, ju bëheni pjesë e Dritës së Tij. Drita e Hyjit, e pranishme tek shpirtrat, e largon errësirën, që është e pranishme tek shpirtrat e tjerë. Kur Satani i përdor shpirtrat në këtë mënyrë, ai do ta bëj të ditur dhe do të ndjehet zemërimi i tij. Kur kund
ërshtimet të ngrihen kundër këtij Misioni, që është i bekuar nga Hyji, ata kurrë nuk do të jenë normal apo të qetë. Zemërimi i treguar do të jetë një shenjë e qartë se sa shumë ky Mision është i urryer nga Satani. Prandaj dhe Rruzarja ime e Shenjtë duhet të thuhet, çdo ditë, nga të gjithë ju, me qëllim që ta mbroni këtë Mision.

Gjithmonë të besoni në udhëzimet e mia, sepse mua më është kërkuar nga Biri im t’ju ndihmoj të gjithëve ju për t’i bërë ballë presioneve që do t’ju duhet të duroni në emër të Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Thursday, 24 October 2013

Nëna e Shpëtimit: Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani Ruzaren Time Më Të Shenjtë

E Hënë, 14 Tetor 2013, ora 15:30

Fëmija ime e dashur, mos beso as edhe për një moment, se secili prej jush është mjaft i fortë, i vet
ëm, t’i rezistoj tundimeve  me të cilat do të përballet për ta larguar nga e Vërteta – Fjala e Vërtetë e Hyjit. Pa lutje të vazhdueshme, ju do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të ngriheni në këmbë dhe të deklaroni të Vërtetën kur t’ju paraqiten gënjeshtrat.

Të gjithë ju duhet të recitoni Lutjet e Kryq
ëzatës pasi errësira ka filluar tashmë të bier mbi Kishën e Birit tim në Tokë dhe ju duhet të jeni të pregatitur për këtë çdo sekondë.
Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani rruazat e Ruzares sime Më Të Shenjtë dhe një Kryq Benediktian me vete gjatë gjithë kohës.
 

Ju duhet ta recitoni Ruzaren time të Shenjtë çdo ditë të vetme dhe vëzhgoni ata në radhët më të larta brënda Kishës për të parë se kush e reciton Ruzaren time të Shenjtë në publik. 

Kur unë nderohem, Ruzarja ime e Shenjtë duhet të recitohet nga të gjithë ata të pranishëm para meje. Nëse ata, që thonë, se i drejtojnë besimtarët për të kërkuar ndihmën time para Fronit të Hyjit, nuk mund ta recitojnë Ruzaren time, atëherë ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Të vini para meje, për të kërkuar ndihmën time, pa e recituar Ruzaren time, është pa fryt, pasi është njësoj sikurse një ushtar shkon në betejë pa asnjë mburoj
ë

Ruzarja ime është lutja me e fuqishme dhe, kur ajo thuhet për ditë, do të shkatërroj fuqinë e të ligut. Ata, shpirtrat e të cilëve janë të errësuar nga Satani, do ta kenë tepër të dhimbshme ta recitojnë këtë lutje. Sipas veprimeve të tyre ju do t’i njihni se kush jan
ë ata dhe ju duhet t’i kërkoni Hyjit, përmes Mëshirës së Birit tim, Jezu Krishtit, t’i ndihmoj ata të tërhiqen drejt Dritës së Hyjit. 

Wednesday, 17 April 2013

Nëna e Hyjit: Kur fëmijët e Hyjit mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij

E Dielë, 14 Prill 2013, ora 14:00

Bija ime e dashur, më lejo të sjell ty ngushëllim në këtë kohë. Më lejo të mbaj ty pranë meje, që të mund të jap forcë ndërsa vazhdon të përhapësh Fjalën e Shenjtë të Hyjit në këto kohë të vështira.

Kur ata që e persekutuan Birin tim, dhe pastaj e vranë Atë, u pyetën – “Përse e bëtë ju këtë?”- ata u përgjigjën – “Për të mbrojtur Fjalën e Hyjit.” Kur ata u pyetën nëse Hyji do ta pranonte vrasjen e një njeriu tjetër, ata argumentuan se kjo ishte në përputhje me Mësimet e Kishës. Po kështu do të jetë edhe në ditët e fundit. Njerëzit do t’i shtrembërojnë Mësimet e Hyjit me qëllim që të justifikojnë refuzimin e tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë.

Biri im i jep botës këto Mesazhe që ju t’i mbështesni Mësimet e Tij. Ai e bën këtë që asnjë njeri të mos e refuzoj gabimisht Fjalën e Tij të Shenjtë, kur Mësimet e Kishës së Tij të Shenjtë në tokë të p
ërpunohen dhe të bëhen mëkatare. Fjala e Hyjit kurrë nuk duhet të ndryshoj, dhe prapë profecitë i kanë treguar pikërisht këto ditë kur kjo të ndodhi, kur ajo të kryhet nga Kisha e themeluar mbi Shkëmbin e Pjetrit.

Biri im është Fjala. Fjala e Hyjit duhet të nderohet nga çdo fëmij i Hyjit. Kur fëmijët e Hyjit mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij. Kur ju pranoni gjithçka tjetër përveç se të Vërtetës së Hyjit, kur ju pranoni mëkatin, dhe pastaj bëheni pjestar në të, ju do të krijoni një hendek midis jush dhe Birit tim.

Dijeni se unë, Nëna e Hyjit, i mbroj të gjithë ata që më thërrasin mua. Mbrojtja ime është për të gjithë njerëzit, të gjitha fetë. Kur ju thoni Rruzaren time të Shenjtë për ditë, ju jepet çdo lloj mbrojtje dhe ju do të jeni të aftë të mbështesni të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Kushdo në Kishën e Birit tim në tokë, që drejton njerëzit, dhe që nuk mund të thotë Rruzaren e Shenjtë para kongregacionit të tij, nuk vjen nga Hyji.

Thursday, 22 March 2012

Nëna e Shpëtimit: Recitojeni Rruzaren në të gjithë kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës

E Premte, 9 Mars 2012, në 19:15

Fëmija im e dashur, sa shumë unë vajtoj, ndërsa shikoj urrejtjen e shtuar, jo vetëm kundër teje por, kundër Fjalës së Shenjtë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Tani ti e di se sa shumë Ai vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe sa shumë Ai akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat pengohet nga i ligu.

Ndërsa luftërat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rruzarja ime e Shenjtë të recitohet çdo ditë përpara Pashkës.

4 Misteret e Rruzares se Shenjte
Shperndaje
Fëmijë, po të mund t'ia përkushtonit Rruzares sime të Shenjtë çdo ditë të javës, ku çdo të Premte t’i thoni të katër misteret, duke filluar prej tani e deri në Pashkë, shumë shkatërrim nëpër botë mund dhe do të shmanget.

Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shenjtë me dashuri dhe zemër të pastër.

Hire të mëdha po iu jepen atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht, dhe pa asnjë dyshim në zemër.

Ju, fëmijët e mi, jeni pjesa e mbetur, trungu i vogël i besimtarëve, që do të ndihmojnë për ta rritur Ushtrinë, që duhet tani për ta hequr mëkatin në botë.

Si te lusim Rruzaren e Shenjte
Shperndaje
Lutjet tuaja, dhe sidomos Rruzarja ime më e Shenjtë, janë armët e duhura për ta shkatërruar të ligun dhe ata që ai i pushton në çdo skaj të Tokës.

Shkoni tani, fëmijët e mi, dhe organizoni lutje globale ku Rruzarja ime të recitohet në të gjitha kombet, prej tani e deri të Dielën e Pashkës.

Shko në paqe fëmija im. Hiret që po të jepen tani, do të të ndihmojnë për t’i përballuar sulmeve ditore nga Satani, pasi zemërimi i tij me këtë Punë shtohet.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

Monday, 27 February 2012

Nëna e Shpëtimit: Lutuni që Lufta Bërthamore të mund të shmanget në Iran

E Enjte, 23 Shkurt 2012, në 16:00 

Fëmija im është koha që fëmijët e mi të bashkohen si një në nderim të birit tim të çmuar, në mënyrë që lufta bërthamore të mund të shmanget në Iran.

Kjo luftë është shumë pranë dhe ju duhet të luteni fort për ta ndaluar atë, sepse ajo do të vrasë miliona fëmijë të Hyjit.

Satani dhe demonët e tij po punojnë për të shkaktuar shkatërrim të tmerrshëm.

Nëse ata i vrasin shpirtrat përpara se t’iu jepet mundësia që ta shpengojnë veten në sytë e Birit tim, atëherë ata do të jenë të humbur.

Ky është plani i të ligut.

Ai kërkon kaq shumë shpirtra për t’i parandaluar që të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Rruzarja ime e Shenjtë, kur recitohet duke i thënë të gjitha misteret në një lutje, e parandalon luftën, fëmijë. 
Jezuitët në Hiroshima,
më pak se një milje nga fusha
zero e bombës atomike, jo vetëm
që shpëtuan, por kurrë nuk morën
helmin e rezatimit. Përse?
Sepse ata jetonin sipas
mesazhit të Fatimas DHE
RECITONIN RRUZAREN 
CDO DITE!

Bashkohuni tani për një ditë dhe recitoni Rruzaren time të Shenjtë për ta ndaluar këtë luftë bërthamore që po planifikohet tani.

Lutuni për ata shpirtra të gjorë, jo vetëm në Iran, por edhe në ato vende që përfshihen në ngatërresa pa vullnetin e tyre. 

Lutuni gjithashtu për ato vende të varfra që po përdoren si gurë shahu në lojën e ligë të gënjeshtrave të planifikuara nga grupe, që nuk janë me Hyjin, Atin tim të Përjetshëm.

Shkoni tani fëmijët e mi dhe sillini të gjithë fëmijët e mi së bashku për t’u lutur në mënyrë që ta zbusni këtë krim të madh kundër njerëzimit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit