Bijtë e mi më të dashur, unë kërkoj që ju të recitoni Rruzaren time Më Të Shenjtë çdo ditë që tani e tutje për të mbrojtur këtë Mision nga sulmet satanike. Duke e recituar Rruzaren time Më Të Shenjtë, çdo ditë, ju do ta dobësoni ligësinë e Satanit dhe të atyre që ai influencon, kur përpiqet t'i largoj shpirtrat që të ndjekin këtë Thirrje të veçantë nga Qielli.
Të gjitha ato fetë e ndryshme duhet të fillojnë gjithashtu të recitojnë Rruzaren time të Shenjtë, sepse ajo do t’i sjelli secilit prej jush mbrojtjen e madhe. Rruzarja Më e Shenjtë është për këdo dhe për ata që duan të përfitojnë nga mbrojta ime – Dhurata që unë e mora nga Hyji për t'i mbrojtur shpirtrat nga i ligu.
Sa shumë nga ju, fëmijë të dashur, do të vuajnë nëse nuk dorëzoheni. Përndryshe, ju do të largoheni nga ky Mision. Armiqtë e Hyjit do të përdorin çdo forcë që të munden për t’ju ndaluar. Ata do t’ju tërheqin, do t’ju hedhin abuzime dhe do t’ju akuzojnë për gjëra djallëzore. Shpërfilleni këtë dhe më lejoni mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, t’ju jap ngushëllim dhe t'ju pajis me gjithë mbrojtjen që ju nevojitet.
Gjatë Misionit të Birit tim në Tokë, Ai u tradhëtua në sa shumë mënyra. Ata e prisnin Atë nëpër fshatra, me gurë nëpër duar. Kur Ai ecte pranë tyre, me qindra që e ndiqnin Atë, ata i hidhnin Atij këto gurë nga mbrapa strehave, me qëllim që asnjë të mos e dinte se kush ishin ata. Ata e urrenin Atë; e raportonin Atë tek autoritetet e Kishës; përhapnin gënjeshtra të liga për Atë dhe thoshin se Ai fliste me një gjuhë djallëzore dhe blasfemonte kundër Hyjit. Por, asnjë prej tyre nuk mund ta shpjegonte me saktësi se si Ai ishte fajtor për gjëra të tilla. Më pas ata shpenzonin shumë kohë duke ju kërkuar dishepujve të Tij ta mohonin Atë. Shumë prej tyre e bënë këtë. Më pas, Farizenjtë i paralajmëruan të gjithë ata që adhuronin në tempull se, nëse ata vazhdonin të ndiqnin Birin tim, ata nuk do të lejoheshim kurrë më brënda Shtëpisë së Hyjit. Dhe shumë prej tyre ndaluan së ndjekuri Birin tim. Këta shpirtra të njëjtë derdhën lotë të hidhur dhe dëshpërimi pasi Biri im u kryqëzua, sepse ishte vetëm atëherë kur ata e kuptuan se sa gabuan me Atë.
E njëjta do të jetë e vërtetë për këtë Mision, i cili shtron udhën e Zotit dhe Ditën e Madhe për Ardhjen e Dytë të Birit tim. Çdo përpjekje do të bëhet për të dobësuar Kishën e Mbetur. Çdo përpjekje do të bëhet për të dobësuar vendimin tuaj. Çdo plan do të krijohet për t’ju inkurajuar të ktheni shpinën ndaj shpëtimit tuaj dhe të të tjerëve.
"Me jep nje ushtri duke thene Rruzaren dhe une do ta pushtoj boten". I Bekuari Pape Pius IX |
Dijeni, ju jeni të Atij dhe kur ju jeni me të vërtetë pjesë e Tij dhe dorëzoheni tek Ai, ju bëheni pjesë e Dritës së Tij. Drita e Hyjit, e pranishme tek shpirtrat, e largon errësirën, që është e pranishme tek shpirtrat e tjerë. Kur Satani i përdor shpirtrat në këtë mënyrë, ai do ta bëj të ditur dhe do të ndjehet zemërimi i tij. Kur kundërshtimet të ngrihen kundër këtij Misioni, që është i bekuar nga Hyji, ata kurrë nuk do të jenë normal apo të qetë. Zemërimi i treguar do të jetë një shenjë e qartë se sa shumë ky Mision është i urryer nga Satani. Prandaj dhe Rruzarja ime e Shenjtë duhet të thuhet, çdo ditë, nga të gjithë ju, me qëllim që ta mbroni këtë Mision.
Gjithmonë të besoni në udhëzimet e mia, sepse mua më është kërkuar nga Biri im t’ju ndihmoj të gjithëve ju për t’i bërë ballë presioneve që do t’ju duhet të duroni në emër të Tij.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit