Tuesday, 28 June 2016

Virgjëra Mari: Rruzarja ime mund të shpëtojë kombe

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 14:15

Bija ime, recitimi i Rruzares sime të Shenjtë mund të shpëtojë kombe.
Fëmijët e mi kurrë nuk duhet ta harrojnë fuqinë e Rruzares sime të Shenjtë.
Ajo është kaq e fuqishme sa e bën mashtruesin të pafuqishëm. Ai nuk mund t’ju bëjë asgjë juve, apo familjes suaj, kur e recitoni atë përditë.
Të lutem kërkoju fëmijëve të mi që të fillojnë ta thonë Rruzaren time të Shenjtë që nga kjo ditë e tutje me qëllim që të mbrojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe komunitetet e tyre.
Rruzarja është arma më e fuqishme kundër planeve të të ligut për të shkatërruar çfarë të mundet, në këto ditët e tij të fundit në Tokë.
Kurrë mos i nënvlerësoni gënjeshtrat që ai mbjell në mendjet e njerëzve me qëllim për t’i larguar fëmijët e mi nga e Vërteta.
Aq shumë, nën ndikimin e tij, do të shkelmojnë dhe luftojnë kundër të Vërtetës së Mëshirës së madhe të Birit tim.
Duke thënë Rruzaren time të Shenjtë ju mund t’i mbroni këta shpirtra nga gënjeshtrat.
Zemrat e tyre mund dhe do të hapen nëse ju gjeni kohën për ta thënë Rruzaren time.
Lutuni tani që fëmijët e mi t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës. Lutuni gjithashtu që të gjithë fëmijët e mi të gjejnë forcën për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Engjëjve