Thursday, 22 March 2012

Virgjëra Mari: Recitojeni Rruzaren në të gjithë kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës

E Premte, 9 Mars 2012, në 19:15
Fëmija im i dashur sa shumë unë vajtoj ndërsa shikoj urrejtjen e shtuar, jo vetëm kundër teje por, kundër Fjalës së Shenjtë të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Tani ti e di se sa shumë Ai vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe sa shumë Ai akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat pengohet nga i ligu.
Ndërsa luftërat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rruzarja Ime e Shenjtë të recitohet çdo ditë përpara Pashkës.
Fëmijë po të mund t'ia përkushtonit Rruzares sime të Shenjtë çdo ditë të javës, ku çdo të Premte t’i thoni të katër misteret, duke filluar prej tani e deri në Pashkë, shumë shkatërrim nëpër botë mund dhe do të shmanget.
Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shenjtë me dashuri dhe zemër të pastër.
Hire të mëdha po iu jepen atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht dhe pa asnjë dyshim në zemër.
Ju, fëmijët e mi, jeni pjesa e mbetur, trungu i vogël i besimtarëve që do të ndihmojnë për ta rritur ushtrinë që duhet tani për ta hequr mëkatin në botë.
Lutjet tuaja, dhe sidomos Rruzarja ime më e Shenjtë, janë armët e duhura për ta shkatërruar të ligun dhe ata që ai i pushton në çdo cep të tokës.
Shkoni tani fëmijët e mi dhe organizoni lutje globale ku Rruzarja ime të thuhet në të gjitha kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës.
Shko në paqe fëmija im. Hiret që po të jepen tani, do të të ndihmojnë për t’i përballuar sulmet ditore nga satani, meqenëse zemërimi i tij me këtë punë shtohet.
Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit
Shënim:
Për këtë arsye ne kemi organizuar që një Rruzare globale të thuhet çdo të premte në grupin tonë të lutjeve në internet që do t’i përmbajë të katër misteret, ndërsa Rruzarja e zakonshme do të nxitet për t’u thënë çdo ditë duke filluar nga tani e deri për Pashkë.
Të premtet e përcaktuara për versionin e gjatë të Rruzares janë:
Më 16, 23 dhe 30 Mars; më 6 Prill (e Premtja e Madhe) dhe 13 Prill (e Premtja përpara të Dielës së Mëshirës Hyjnore dhe dita e 8-të e Novenës së Mëshirës Hyjnore).
Për detaje të mëtejshme, shikoni faqen tonë të lutjeve në internet