Bija ime e dashur, më lejo të sjell ty ngushëllim në këtë kohë. Më lejo të mbaj ty pranë meje, që të mund të jap forcë ndërsa vazhdon të përhapësh Fjalën e Shenjtë të Hyjit në këto kohë të vështira.
Kur ata që e persekutuan Birin tim, dhe pastaj e vranë Atë, u pyetën – “Përse e bëtë ju këtë?”- ata u përgjigjën – “Për të mbrojtur Fjalën e Hyjit.” Kur ata u pyetën nëse Hyji do ta pranonte vrasjen e një njeriu tjetër, ata argumentuan se kjo ishte në përputhje me Mësimet e Kishës. Po kështu do të jetë edhe në ditët e fundit. Njerëzit do t’i shtrembërojnë Mësimet e Hyjit me qëllim që të justifikojnë refuzimin e tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë.
Biri im i jep botës këto Mesazhe që ju t’i mbështesni Mësimet e Tij. Ai e bën këtë që asnjë njeri të mos e refuzoj gabimisht Fjalën e Tij të Shenjtë, kur Mësimet e Kishës së Tij të Shenjtë në tokë të përpunohen dhe të bëhen mëkatare. Fjala e Hyjit kurrë nuk duhet të ndryshoj, dhe prapë profecitë i kanë treguar pikërisht këto ditë kur kjo të ndodhi, kur ajo të kryhet nga Kisha e themeluar mbi Shkëmbin e Pjetrit.
Biri im është Fjala. Fjala e Hyjit duhet të nderohet nga çdo fëmij i Hyjit. Kur fëmijët e Hyjit mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij. Kur ju pranoni gjithçka tjetër përveç se të Vërtetës së Hyjit, kur ju pranoni mëkatin, dhe pastaj bëheni pjestar në të, ju do të krijoni një hendek midis jush dhe Birit tim.
Dijeni se unë, Nëna e Hyjit, i mbroj të gjithë ata që më thërrasin mua. Mbrojtja ime është për të gjithë njerëzit, të gjitha fetë. Kur ju thoni Rruzaren time të Shenjtë për ditë, ju jepet çdo lloj mbrojtje dhe ju do të jeni të aftë të mbështesni të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit.
Kushdo në Kishën e Birit tim në tokë, që drejton njerëzit, dhe që nuk mund të thotë Rruzaren e Shenjtë para kongregacionit të tij, nuk vjen nga Hyji.
Nëna juaj
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/14/mother-of-god-when-gods-children-are-misled-by-lies-they-will-become-separated-from-him/