E
Mërkurë, 22 Shkurt 2012, në 19:00
Bija
Ime fort e dashur, tregoju fëmijëve të Mi se kjo periudhë e Kreshmës
është një periudhë e reflektimit në qetësi, e sakrificave personale
dhe është një mundësi për t'u lutur për shuarjen e luftërave në botë.
Imitojeni
agjërimin Tim në shkretëtirë duke bërë sakrifica të vogla.
Agjërimi
është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj. Ai e pastron shpirtin dhe Më jep Mua
një ngushëllim të madh.
Ju mund
të shpëtoni shumë shpirtra duke agjëruar një herë në javë. Kjo
mund të bëhet sipas dëshirës suaj. Ajo që ka rëndësi është që ju ta ofroni këtë
ditë për shpirtrat.
Përdoreni
këtë kohë për të më ndihmuar Mua në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.
Reflektoni
mbi Jetën Time në Tokë, dhe Dhuratën që Unë ju dhashë, me vdekjen Time në Kryq,
për t’iu siguruar të gjithë fëmijëve të Mi Jetën e Përjetshme.
Këto
pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të
atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja.
Ju
lutem të përgatiteni për Javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke e recituar
këtë Lutje të Kryqëzatës (34) – Dhurata Ime e Agjërimit për Jezusin.
O
Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të
Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin.
Më
lejo të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të
shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re
në Tokë.
Unë
të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën
time.
Për
të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty
për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit. Amen.
Mos
lejoni që frika t’jua turbullojë shpresën tuaj për shpëtim të përjetshëm
fëmijë. Pastrimi do të jetë i shpejtë.
Ju,
ndjekësit e Mi, që e pranoni Vulën e Hyjit të Gjallë jeni të bekuar.
Ju nuk
duhet të shqetësoheni.
Ju
duhet të qëndroni të fortë.
Ju
duhet të keni gjithmonë shpresë dhe të përqendroheni tek Unë në çdo kohë.
Vetëm
atëherë ju do të ngriheni dhe do të ecni pa hezitim në rrugën me gjemba.
Unë do
t’ju udhëzoj dhe udhëheq në rrugëtimin tuaj në çdo hap të udhës.
Jezusi
juaj i dashur