Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 15 February 2012

Nëna e Shpëtimit: Shtete të tjera do të ndjekin Anglinë në ndalimin e lutjes në publik

E Diel, 12 Shkurt 2012, në 10:30

Fëmija im, sa lotoj unë kur shoh se sa shumë vetë po përpiqen të heqin nderimin ndaj Birit tim të dashur.

Unë të kam treguar më parë se beteja ka filluar. Planet tashmë kanë filluar për të ndaluar lutjet në publik drejtuar Hyjit, Atit dhe Birit të Tij të çmuar, Jezu Krishtit, në Angli.

Ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt kjo do të zbatohet në shkolla dhe vende të tjera publike derisa të bëhet e paligjshme për t’u lutur në Kishat e kushtuara Birit Tim, Jezu Krishtit.

Urrejtja mes njerëzve dha atyre në vende të larta, kundër Birin Tim, do të thotë se ata do të bëjnë çdo gjë që të munden për ta ndaluar ushtrimin publik të Krishtërimit.

Ata që e urrejnë Birin Tim thonë se ata nuk besojnë në Birin Tim. Por si munden ata të shfaqin kaq shumë urrejtje për dikë që ata nuk e besojnë?

Përbuzja që ata kanë për Birin Tim do të bëhet më e dukshme ndërsa shtete të tjera do të ndjekin shembullin e Anglisë për të ndaluar ushtrimin publik të Krishtërimit.

Do të trajtohet si fyerje po të nderohet Biri im.

Edhe fetë e tjera, që besojnë në Hyjin Atë, do të vuajnë gjithashtu.

Megjithatë, ato nuk do të vuajnë aq shumë sa Kisha Katolike e Romës dhe të Krishterët e tjerë. Vuajtjet e tyre do të intensifikohen më shumë.

Lutuni, fëmijë, që të shmanget shumica e kësaj ligësie, ndërsa ajo po bëhet edhe më e dukshme tani.

Për shumë kohë ata që pohojnë se nuk besojnë në Birin Tim kanë qëndruar të fshehur.

Tani ata do të përparojnë me konfidencë dhe do ta persekutojnë Birin tim përmes vuajtjeve që ata do t'iu shkaktojnë ndjekësve të Tij.

Lutuni fort, fëmijë, për të mbrojtur besimin tuaj dhe të drejtën tuaj për ta nderuar Birin tim në publik pa u bërë që të ndjeheni me turp.

Ju lutem, të lusni këtë, Lutjen e Kryqëzatës (29) për të mbrojtur praktikën e Krishtërimit.

O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty që ta vërshosh Shpirtin Tënd të Shenjtë përmbi të gjithë fëmijët e Tu.

Unë të lutem Ty që t’i falësh ata që kanë urrejtje në shpirtrat e tyre për Ty.

Unë lutem që ateistët t’i hapin zemrat e tyre të ngurtësuara, gjatë Mëshirës Tënde të Madhe dhe që fëmijët e Tu që të duan Ty, të mund të nderojnë Ty me dinjitet për t’u ngritur përmbi gjithë persekutimin.

Të lutem mbushi të gjithë fëmijët e Tu me Dhuratën e Shpirtit Tënd, që të mund të ngrihen me kurajë dhe të udhëheqin Ushtrinë Tënde në betejën përfundimtare kundër Satanit, demonëve të tij dhe të gjithë atyre shpirtrave që janë skllevër të premtimeve të tij të rreme. Amen.

Shko në paqe, bija ime, dhe tregoi botës që të përgatitet për këtë padrejtësi të madhe.

Faleminderit që iu përgjigje thirrjes sime sot.

Maria, Mbretëresha e të gjithë Engjëjve
Nëna e Shpëtimit