E
Hënë, 13 Shkurt 2012, në 15:30
Bija
Ime të lutem kujto që njeriut i duhet vetëm të shikojë rreth vetes për ta
kuptuar se ndryshimet e mëdha kanë ardhur në botë. Ngjarjet
normale të përditshme nuk duken më njësoj. Kënaqësitë që ju, fëmijët e Mi, i
merrni nga përfitimet materiale e kanë humbur shkëlqimin e tyre. Ato nuk ju
tërheqin më. Ato janë të mbuluara me një maskë kotësie.
Përse
ndodh kështu? A nuk e dini se është fshikullimi i antikrishtit dhe prania e tij
mbi Tokë, që po i hedh këto hije?
Ai,
pjella e Satanit, po e infekton çdo nivel të shoqërisë suaj përfshirë politikën,
forcat ushtarake, institucionet financiare, organizatat humanitare madje
edhe kishat tuaja.
As edhe
një sektor nuk është kursyer me qëllim që ai të shkaktojë dhimbje mbi
njerëzimin në këto ditët e tij të fundit mbi Tokë.
Mbajeni
mend se Unë, Jezusi juaj, ju kam dhënë juve, ndjekësve të Mi, fuqinë e Shpirtit
të Shenjtë për t’i bërë të pafuqishëm këta keqbërës të ligj.
Sa më
shumë të ngriheni në betejë me anë të forcës së besimit tuaj, aq më i dobët do të
bëhet mbërthimi i antikrishtit.
Lutja,
dhe sidomos Lutjet e Kryqëzatës të dhëna ty, lajmëtares Sime, do të ndihmojnë
ta shkulin këtë ligësi.
E
gjithë ligësia mund të shkatërrohet përmes lutjes. Kaq e thjeshtë është.
Ditët
e mbijetesës së Satanit dhe ushtrisë së tij janë të numëruara. Megjithatë,
ashtu si një greth që po ngordh, thumbin do ta ketë më lëndues.
Tregoni
durim dhe këmbëngulje gjatë këtyre sprovave dhe ju, Ushtria Ime, me shpresë dhe
konfidencë do të marshoni të bashkuar drejt portave të Parajsës Sime të Re mbi Tokë.
Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti