E
Diel, 19 Shkurt 2012, në 03:00
Bija
ime fort e dashur, ju nuk duhet të frikësoheni nga këto Mesazhe, sepse
ato po i jepen botës për hir të Dashurisë që Unë e kam për tërë njerëzimin.
Njohja
e ngjarjeve që do vijnë do t’i përgatisë fëmijët e Mi që ata të mund ta mbrojnë
të Vërtetën.
Paralajmërimet
e Mia mund të ndihmojnë në përhapjen e kthimit në besim si dhe t’ua bëjnë të
mundur fëmijëve të Mi që, edhe një herë, ta njohin të Vërtetën e Premtimit Tim
për të ardhur përsëri.
Ardhja
Ime e Dytë do të ndodhë në kohën e jetës suaj fëmijë.
Ju, që
i përkisni këtij brezi të zgjedhur, do të vilni mrekullitë e Mbretërisë Sime të
Lavdishme mbi Tokë.
Unë
i përfshij midis jush, bijtë e Mi të zgjedhur, edhe ata që më kanë kthyer
shpinën dhe që e mohojnë Ekzistencën e Atit Tim të Dashur, Hyjit Më të Lartit.
Dashuria
Ime do t’i pushtojë edhe ata që më përçmojnë Mua. Me kohën ata do të kthehen në
besim.
Pranimi
i Mesazheve të Mia të dhëna ty, profetit Tim të kohëve të fundit, me
përgjegjësinë për të hapur Shtatë Vulat, nuk do të jetë e
mjaftueshme.
Ajo që
ka me të vërtetë rëndësi është shpëtimi i të gjithë vëllezërve dhe motrave
tuaja në botë.
Dy
aleatët Rusia dhe Kina do t’i bashkojnë forcat. Kjo do të ndodhë ndërsa
bisha me dhjetë brirë ngrihet për t’i sunduar njerëzit e vet të pafajshëm që
kanë vuajtur kaq gjatë.
Bisha
me dhjetë brirë është Bashkimi Evropian, bija Ime, i referuar si ‘Babilonia’ në
Librin e Zbulesës.
Babilonia
do të rrëzohet dhe do të dominohet nga Dragoi i Kuq – Kina dhe aleati i
tij Ariu – Rusia.
Kur kjo
të ndodhë komunizmi do të sundojë dhe mjerë kushdo që shihet
të praktikojë fenë e vet në praninë e tyre.
Të
gjitha fetë do të ndalohen, por të Krishterët do të pësojnë persekutimin më të
madh.
Roman
Katolikët nuk do të tolerohen fare dhe do të duhet të mbajnë mesha në
fshehtësi. Koha ka
ardhur, fëmijë, të gjithë ju ndjekësit e Mi, që të filloni ta planifikoni të
ardhmen tuaj.
Unë do
t’ju udhëzoj në çdo kohë.
Filloni
të përgatiteni tani, sepse po ju jepet koha që ta bëni këtë.
Përsëri,
Unë po ju them, lutja dhe shumë prej saj do ta dobësojë fuqinë e bishës, Ariut
dhe Dragoit te Kuq.
Ata do
të sundojnë për një kohë shumë të shkurtër. Sepse më pas ata do të
shkatërrohen.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti