E
Premte, 10 Shkurt 2012, në 19:50
Unë jam
Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha
gjërave. Unë vij në Emër të Trinisë së Shenjtë.
Bija
ime e dashur, Unë sot bëj të ditur se të gjitha përgatitjet tani kanë
përfunduar për Mëshirën e Madhe të Birit Tim. Të
lutem, njoftoji fëmijët e Mi për detyrën e tyre që të luten për të gjithë
shpirtrat që janë larguar nga Unë, Ati i tyre i Përjetshëm. Vetëm ju mundeni,
fëmijë, të ndihmoni të shpëtohen këto shpirtra.
Unë
gjithashtu dua t’ju njoftoj se një numër tërmetesh do të ndjehen, kur Unë dërgoj një ndëshkim të vogël, për t’i dënuar ata shpirtra të ligj që i mundojnë
bashkë-atdhetarët e tyre.
Bija
Ime, kur ky ndëshkim të ketë përfunduar, atëherë do të jetë koha për
Paralajmërimin.
Njerëzimi
do ta nderojë Birin Tim, kur ata të kërkojnë falje, për mënyrën se si më kanë
ofenduar Mua.
Shumë
do të kthehen në besim. Shumë do të vdesin. Për ata që do të vdesin shpirtrat e
tyre mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Pas kësaj, bota do të qetësohet pak, dhe do të jepet një kohë për t’u penduar.
Mbajeni
mend, se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, por si çdo baba i mirë, Unë
duhet t’i ndëshkoj fëmijët e Mi, me qëllim që ata ta kuptojnë
ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Ky
pastrim do t’i zgjojë fëmijët e Mi dhe shumë të tjerë do t’i pranojnë Hiret, me
mirënjohje, kur ato do të derdhen mbi njerëzimin gjatë Paralajmërimit.
Unë
ju dua, fëmijë, dhe është dëshira Ime që ta shpëtoj secilin prej jush, përfshirë
ata, shpirtra të ngurtësuar, që nuk duan ta pranojnë Ekzistencën e Trinisë së
Shenjtë.
Ati
juaj i Dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Më i Larti