Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 23 February 2012

Hyji Atë: Ngrihuni tani dhe pranojeni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë

E Hënë, 20 Shkurt 2012, në 00:20 

Bija Ime e dashur, Zemra Ime gulçon me trishtim për mëkatet e fëmijëve të Mi.

Sikurse çdo Atë i dashur, urrejtja e tyre e ligë për njëri-tjetrin e copëton Zemrën Time në dysh. Është si një shpatë që e shpon Zemrën Time, e cila nuk do të largohet.

Unë Jam Hyji Më i Larti, i Cili, për shkak të vullnetit të lirë që Unë iu kam dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, do të më duhet të vuaj duke duruar dhimbje derisa Parajsa e Re mbi Tokë të vijë.

Atëherë ju, fëmijët e Mi, do të bashkoheni në unitet me Vullnetin Tim Hyjnor.

Deri kur kjo të ndodhë, nuk mund të ketë asnjë paqe mbi Tokë.

Vetëm kur i ligu dhe ata që ndjekin si skllevër gënjeshtrat që ai iu premton, të shkatërrohen, atëherë përfundimisht bota do të mund të qetësohet.

Bija Ime, thuaju fëmijëve të Mi se Unë nuk kënaqem me mendimin për t’i ndëshkuar fëmijët e Mi, sepse Unë i dua ata.

Ata janë të Mitë, Krijimi Im i dashur. Të shoh se si i ligu i ka korruptuar shpirtrat e tyre, është një torturë e vazhdueshme për Mua, Atin e tyre të dashur.

Unë dëshiroj t’ju marr të gjithë juve, fëmijë të dashur, që e njihni dhe e kuptoni Dashurinë Time për ju, në Parajsën Time të Re, të bukur mbi Tokë.

Unë ju premtoj, se persekutimi do të jetë i shpejtë, dhe se ju do të jeni të mbrojtur.
 
Sepse Unë tani lë në dorëzim Vulën e Dashurisë dhe të Mbrojtjes Sime. 

Me këtë, ju do t’i shpëtoni vëmendjes së atyre që do të shkaktojnë vështirësi në vendet tuaja.

Vula Ime është Premtimi Im për Shpëtim.

Pushteti Im do të vërshoj nëpërmjet jush me këtë Vulë dhe asnjë dëm nuk do t’ju bëhet juve.

Kjo është një mrekulli, fëmijë, dhe vetëm ata që përkulen para Meje, Zotit të tyre dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, si fëmijë të vegjël me dashuri në zemrat e tyre për Mua, mund të bekohen me këtë Dhuratë Hyjnore.

Ngrihuni tani, dhe pranojeni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 

Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta njihni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

"O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes.

Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.

Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. 

Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen."

Shkoni, fëmijët e Mi dhe mos kini frikë. Kini besim tek Unë, Ati juaj i dashur, i Cili me dashuri e krijoi secilin prej jush.

Unë e njoh çdo shpirt; çdo pjesë e juaja është e njohur për Mua. Asnjëri nga ju nuk e ka dashurinë Time më pak se tjetri.

Për këtë shkak, Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë shpirt. As edhe një.

Ju lutem vazhdoni të lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë.

Një ditë, ju do ta kuptoni se pse ky pastrim nevojitet.

Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti