Kerko Mesazhet ketu

Monday, 20 February 2012

Nëna e Shpëtimit: Pranojeni abortin në Irlandë dhe ju e shkëpusni lidhjen me zemrën time

E Premte, 17 Shkurt 2012, në 15:30

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Engjëjve, Virgjëra Mari, Ngjizja e Papërlyer.

Oh sa shumë unë lotoj sot, ndërsa Irlanda, vendi më shumë i dedikuar tek unë, Nëna e tyre e dashur, po bie pre e të ligut.

Errësirë e madhe ka zbritur përmbi këtë komb. Kaq shumë e kanë humbur besimin e tyre, dhe po aq shumë i kanë larguar zemrat nga Biri im i dashur, Jezu Krishti.

Fëmijët e mi në Irlandë e kanë lejuar të ligun që t’ua kthejë zemrat e tyre në gurë. 

Ata që e duan Birin tim janë në dhimbje ndërsa e dëshmojnë sekularizimin që ka marrë kontroll mbi këtë vend, dikur të shenjtë.

Përpjekje janë duke u bërë tani për ta pranuar abortin dhe po të ndodhë kjo, do ta fyejë shumë rëndë Birin tim të Çmuar.

Fëmijët e mi, nëse ju e pranoni abortin në Irlandë, ju do ta shkëpusni lidhjen që ju ka mbajtur kaq pranë Zemrës sime.

Shumë njerëz në Irlandë tani e fyejnë Birin tim me mungesën e respektit që ata tregojnë ndaj Tij. Edhe unë, gjithashtu, nuk jam më e toleruar dhe emri im është i përbuzur.

Fëmijë të Irlandës, të zgjedhur si shpirtra të veçantë për ta përhapur fjalën e Atit tim nëpër botë, ju duhet të më dëgjoni mua.

Lutuni, lutuni, lutuni që këto plane për të pranuar ligjet e abortit të mos realizohen.

Nëse kjo ndodh, Irlanda do të humbasë shumë favore në Mbretërinë e Atit tim.

Mëkati i abortit është më i rëndi në sytë e Atit tim. Ai është lloji më i keq i gjenocidit.

Ju duhet ta luftoni këtë të ligë, fëmijë. Ju duhet ta bëni këtë tani, ose përndryshe lidhja e fundit Hyjnore do të dobësohet, në vend që të forcohet.

Ju duhet të ngriheni, fëmijë, dhe ta rivendosni besimin tuaj Katolik dhe Besimet e Krishtera sepse ato po ju vidhen.

Mos i lejoni ata në pushtet që të tallen me ju kur e shpallni Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Shpirti i errësirës tani e ka mbuluar jo vetëm vendin tuaj, por edhe Faltoret e Shenjta ku unë duhet të jem e nderuar.

Unë lotoj me trishtim ndërsa e shikoj Irlandën time të dashur të rrëzohet mënjanë.

Ka akoma shpresë fëmijë. Por ju tani duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për ta mbrojtur Besimin tuaj.

Shumë shpejt ju do të detyroheni të braktisni jo vetëm besimin tuaj Katolik por edhe Besimin e Krishterë.

Shpëtojeni vendin tuaj prej socializmit dhe diktaturave anti-fetare.

Ata do të flasin për të drejtat e qytetarëve, por do të mohojnë po ato të drejta që ata do deklarojnë se po i mbrojnë, përfshirë të drejtën për t’u lutur.

Ata do t’ju detyrojnë që ta pranoni me ligj, të drejtën për të vrarë fëmijë akoma të pa-lindur.

Ta kujtoni se çdo shpirt është krijuar me dashuri nga Hyji, Ati i Gjithëpushtetshëm.

Cilido njeri që zgjedh abortin apo merr pjesë në veprimin e lig të abortit kryen mëkat vdekjeprurës.

Lusni, lusni, lusni Lutjen time të Kryqëzatës për Irlandën (32)

O Nëna e Shpëtimit, lutu që bijtë e tu në Irlandë ta parandalojnë veprën djallëzore të abortit që po sillet mbi ne. Mbroje këtë komb të shenjtë nga të zhyturit më thellë në dëshpërim prej errësirës që e mbulon vendin tonë. 

Na çliro nga i ligu që kërkon të shkatërrojë fëmijët e tu akoma të pa lindur. Lutu që këta udhëheqës të kenë kurajën për t’i dëgjuar ata që e duan Birin tënd, dhe kështu, të ndjekin Mësimet e Zotit Tonë Jezu Krishtit. Amen.

Shko tani fëmija im dhe thuaju fëmijëve të mi në Irlandë se ata duhet të jenë të fortë. Ata duhet të ngrihen për atë çka është e drejtë.

Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë për ta shpallur të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë. 

Mbretëresha juaj e dashur e Qiellit
Nëna e Shpëtimit