E
Martë, 21 Shkurt 2012, në 19:45
Bija
Ime fort e dashur, sa shumë po vuan në Emrin Tim dhe të Atit Tim të dashur.
Duhet
të qëndrosh e fortë, pasi këto Mesazhe do të provokojnë zemërim në
disa qarqe, megjithëse ato do t’i frymëzojnë dhe do t’iu japin forcë shpirtrave
të tjerë.
Fjala
Ime e Shenjtë ishte refuzuar nga njerëz të ditur, gjatë Kohës Sime në Tokë.
Unë
u trajtova si një mashtrues nga
priftërinjtë dhe ata që deklaronin të ishin njerëz të shenjtë.
Ata
prej jush që thonë se trajtimi që m’u bë Mua ishte barbar, kanë të drejtë, se
njerëzit që jetonin në ato kohë ishin pa shkollë, të ashpër dhe të ligj, se ata
ishin mizorë në trajtimin që më bënë Mua, Shpëtimtarit të tyre të dashur.
Disa
mund të thonë se ata ishin të paditur dhe se nuk dinin asgjë mbi Shkrimit e
Shenjta. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse ata që jetojnë në botë sot,
edhe pse janë më të arsimuar dhe me shumë njohuri, nuk janë aq të ndryshëm.
Ata, që
janë plotësisht të pregatitur në Biblën e Shenjtë, të cilët ju do t'i prisnit të ishin
vigjilentë ndaj Mësimeve, në fakt janë të verbër ndaj të Vërtetës.
Me
gjithë diturinë e tyre për Librin e Shenjtë të Atit Tim, ata nuk ia kanë dalë
që të përgatiten për kohën kur Unë do të vij përsëri.
Kur
mendonin ata se do t’iu jepej kjo kohë?
Koha
po afrohet shumë afër Ardhjes Sime të Dytë në Tokë.
Megjithatë,
njerëzimi nuk është përgatitur për arritjen Time.
Madje edhe
shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë mbi rëndësinë e kësaj Ngjarjeje nga Më Të Lavdishmet. Përse ndodh kjo?
A nuk
keni mësuar asgjë? Çfarë duhet të bëj Unë më tepër?
Kur
mendonit ju se Unë mund të vija dhe pse mendoni se koha nuk është afër?
Çfarë
është që ju verbon dhe jua mbyll veshët ndaj tingullit të Zërit Tim?
Hidheni
mantelin tuaj të floririt, argjendit dhe pasurive dhe pranojeni se ju nuk jeni
asgjë, pa Mua.
Pa Hiret e Mia, ju nuk mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj për Kthimin Tim të Lavdishëm.
Ati Im
i dashur gjithmonë dërgon profetë për t’i përgatitur bijtë e Tij. Ai ka vepruar
kështu që nga fillimi i kohës.
Përse
atëherë ju i refuzoni Paralajmërimet e Mia për t'ju përgatitur për Ardhjen Time
të Dytë?
Unë ju
lutem që të më dëgjoni Mua.
Unë
nuk mund t’ju urdhëroj që të dëgjoni, sepse juve ju është dhënë dhurata e
vullnetit të lirë.
Unë
kurrë nuk mund t’ju detyroj apo t’ju jap urdhrin që të veproni. Sepse kjo është
e pamundur.
Ati Im
kurrë nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë.
Por Ai
kurrë nuk do të hezitoj që t’ju paralajmërojë, t’ju udhëzojë dhe t’i mbushi
shpirtrat tuaj me Hire për t'ju bërë të fortë.
Atyre
me zemër të hapur Ai do t’iu japë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Ata
që janë fajtorë për krenari, snobizëm fetar dhe arrogancë, do ta kenë të
pamundur që t’i hapin zemrat e tyre, sepse atyre iu mungon cilësia më e
rëndësishme nga të gjithat - përulësia.
Pa
përulësi dhe bujari në zemër, ju nuk mund të vini pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Ejani
tek Unë, fëmijë. Më lejoni Mua t’ju marr brenda grigjës Sime, dhe si një Bari i Mirë, Unë mund t’ju udhëheq drejt shpëtimit.
Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit
Shpenguesi i Njerëzimit