Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 19 February 2012

Hyji Atë: Evropa do të jetë shënjestër e parë e Dragoit të Kuq, e ndjekur nga SHBA

E Martë, 14 Shkurt 2012, në 18:00

Bija Ime, koha Ime, në lidhje me Ndëshkimin Tim dhe Paralajmërimin, nuk është për t’u ditur nga ti. Nuk është nevoja për t’u shqetësuar rreth kohës Sime Hyjnore, sepse kjo do të jetë vetëm sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Megjithatë, ta dish këtë, se Dragoi i Kuq, për të cilin të është folur disa kohë më parë, tani e ka ngritur kokën me druajtje, por me qëllimin vrastar për t’i asgjësuar të Krishterët kudo nëpër botë.

I duruar për kaq kohë duke pritur, ai tani do të vërsulet dhe, me zjarr prej gojës së tij, do të shkatërrojë çdo gjë që përfaqëson nderim ndaj Meje, Hyjit Më të Lartit dhe Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit.

Evropa do të jetë shënjestra e tij e parë dhe pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komunizmi do të futet dhe mjerë ata që e kundërshtojnë sundimin e Dragoit të Kuq.

Bija Ime, Unë e kuptoj se Mesazhet Hyjnore të fundit që të janë dhënë, janë shpërqendruese, por e Vërteta duhet të zbulohet.

Është vetëm përmes bërjes të njohur të profecive, që besimi do të mund të rikthehet. Kjo është arsyeja pse profecitë po iu jepen bijve të Mi tani, që ata të mund ta njohin të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Të gjitha profecitë e dhëna profetëve të Mi Daniel dhe Gjon, do të shpalosen fletë për fletë.

Hollësira do të jepen ty, bija Ime, që të ndihmosh të ndërtohet pjesa e mbetur e Kishës Sime mbi Tokë.

Ata, fëmijët e Mi, do të kenë nevojë të ngushëllohen përmes Mesazheve të Mia të Dashurisë dhe Unë do t’i siguroj ata për këtë.

Mbështetuni tek Unë, fëmijë, tek Ati juaj i dashur, dhe Unë do t’ju jap Hiret që ju nevojiten për ta mundur armikun.

Ata nuk mund të fitojnë dhe fuqia e tyre jo vetëm që do të jetë jetë-shkurtër por Dragoi i Kuq dhe aleatët e tij të verbër do të hidhen në zjarret e dënimit të përjetshëm.

Lutuni për shpirtrat e tyre sepse ju mund t’i ndihmoni ata nëpërmjet lutjeve tuaja për t’i shpëtuar.

Paralajmërimi do ketë fare pak rëndësi për ndjekësit e Satanit, Dragoin e Kuq dhe ushtritë e tij.

Kaq të ngurtësuara janë zemrat e tyre, saqë ata vullnetarisht do të marrin anën e të ligut. Besnikëria e tyre është ndaj parajsës së rreme që ai iu premton atyre.

Ashtu si shpirtrave të zgjedhur iu është dhënë Dhuntia e shikimit të shfaqjeve të mbinatyrshme ose, si në rastin tënd, Dhuntia për të më parë Mua dhe Birin Tim të Dashur, Jezu Krishtin, po ashtu disa shpirtrave iu tregohen pamje të Satanit dhe engjëjve të tij të rënë.

Kaq i afërt është bashkëpunimi i tyre me të ligun, saqë shumë prej ndjekësve të Satanit do të preferonin më parë të vdisnin, sesa të më pranonin Mua, Atin e tyre të Gjithëpushtetshëm.

Premtimi Im është ky, fëmijë.

Unë do t’i mbroj të gjithë fëmijët e Mi që e kanë Vulën e Dashurisë Sime, të rrënjosur në shpirtrat e tyre.

Juve do t’ju kursehet persekutimi që të mund të mbeteni të fortë për t’u lutur me gjithë fuqinë tuaj për këta njerëz të ligj.

Kjo do të ndihmojë të dobësojë terrorin dhe të shmangë luftën, urinë dhe persekutimin fetar.

Lutja tek Unë, Ati juaj, duhet tani të përfshihet në lutjet tuaja të përditshme me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës (30): Lutje për të shmangur luftën, urinë dhe persekutimin fetar

O Ati im i Përjetshëm, Hyji Krijues i Universit, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të lutem Ty që të na bësh të të duam Ty më shumë.

Na ndihmo të jemi të guximshëm, të patrembur dhe të fortë përballë vështirësive dhe pranoji sakrificat tona, vuajtjet dhe sprovat tona si një dhuratë përpara Fronit Tënd për të shpëtuar fëmijët e Tu në Tokë.

Zbuti zemrat e shpirtrave të papastër.
Hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde, që të mund të bashkohen me të gjithë fëmijët e Tu në Parajsën në Tokë që Ti me dashuri e ke krijuar për ne sipas Vullnetit Tënd Hyjnor. Amen.

Ju lutem të mos e shpërfillni Ndërhyrjen Time Hyjnore në jetët tuaja sot, fëmijë.

Për ata prej jush me një dashuri të thellë për Mua, Atin tuaj, dijeni se Unë duhet t’ju përgatis për këtë udhëtim të rëndësishëm.

Unë nuk do të isha duke bërë detyrën Time si Krijuesi dhe Ati juaj i dashur, po të mos komunikoja me ju gjatë këtyre, kohëve të fundit, ashtu si ju i njihni ato në Tokë, siç është tani.

Atyre që mund të jenë të frikësuar nga Fjalët e Mia Më të Shenjta, më lejoni t’ju ngushëlloj duke ju thënë se kjo nuk do të thotë fundi i botës. Sepse nuk është kështu.

Është thjesht fundi i sundimit të Satanit mbi Tokë, që duhet të mirëpritet fëmijë. Koha po afrohet për Birin Tim që të marrë Fronin e Tij me të Drejtë, kur Ai të vijë, për herë të Dytë, për të Mbretëruar mbi Parajsën e Re të Përkryer në Tokë.

Zemra Ime shpërthen me gëzim kur Unë ju tregoj, fëmijë, për Tokën e re, që Unë e kam përgatitur për ju. Fëmijët e Mi do të jetojnë për 1,000 vjet në Parajsën që Unë e krijova për Adamin dhe Evën.

Do të ketë paqe, dashuri, harmoni dhe nuk do t’ju mungojë asgjë. Njerëzit do të martohen, do të kenë fëmijë dhe lulet, lumenjtë, detet, malet dhe liqenet do t’ju lënë pa frymë. Kafshët do të jetojnë në harmoni me fëmijët e Mi dhe ju do të udhëhiqeni me Dashuri, nën Mbretërinë e Birit Tim, Jezu Krishtit.

Vetëm atëherë, Vullneti Im i Shenjtë do të bëhet në Tokë ashtu si është në Qiell.

Ati juaj i Dashur
Hyji, Krijuesi i gjithë njerëzimit
Hyji Më i Larti