Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 23 February 2012

Hyji Atë: Ju jeni ose me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 00:30

Unë Jam Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave. Unë Jam duke folur me ty sonte në Emër të Trinisë së Shenjtë.

Bija Ime, ka ardhur koha që e para nga Vulat të hapet dhe sa shumë më trishton kjo Mua.

Unë kam premtuar se para se kjo të ndodhë Unë do ta ofroj Vulën Time të Mbrojtjes mbi ballin e atyre që besojnë tek Unë. 

Tani Unë ju jap, fëmijë, një mundësi të fundit për t’u ngritur dhe të vendosni.

Ju jeni ose me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja. 

Atyre që e refuzojnë Fjalën Time të Shenjtë të dhënë këtij, profetit të ditëve të fundit, ju duhet të më dëgjoni Mua tani ndërsa flas.

Unë ju jap profetët që t’ju drejtojnë.

Përse e refuzoni Dashurinë Time?

Përse i lejoni dyshimet t’ju verbojnë ndaj të Vërtetës?

Edhe pse shumë Unë ju dua, ka fare pak kohë dhe juve do t’ju jepen sekonda për të vendosur mbi fatin tuaj. Sepse me kohën, Durimit Tim do t’i vijë fundi.

Shpërfilleni Thirrjen Time, dhe ju do ta keni të vështirë për të më gjetur Mua në shkretëtirën që është para.

Nëse ju e pranoni Vulën Time të Dashurisë, ju do të jeni brenda Mbrojtjes Sime në çdo kohë.

Kjo Mbrojtje do t’i mbulojë familjet tuaja. 

Kjo është Thirrja Ime e fundit për t’ju ofruar Vulën Time të Dashurisë.

Pas kësaj juve do t’ju duhet të përballeni me acarin e Mundimit të Madh të pambrojtur, të vetmuar dhe pa asnjë vend për t’u mbështetur.

Unë kurrë nuk do t’ju detyroj, fëmijë, që të Më doni Mua. Kjo është vetë zgjedhja juaj dhe, sigurisht, dashuria mund të vijë vetëm nga zemra.

Unë po e shtrij Dorën Time të Dashurisë tani. Nëse ju më njihni Mua, ju do të më dalloni Mua.

Nëse ju thoni se më njihni Mua, por e refuzoni gjestin Tim të dashurisë dhe të mbrojtjes, atëherë ju në të vërtetë nuk më njihni Mua fare.

Fëmijët e Mi, qëndroni pranë Meje tani sepse Vula e parë është hapur përfundimisht. 

Toka do të lëkundet kudo në pjesë të ndryshme të botës dhe atëherë ju nuk do të keni dyshime. 
Meqenëse Unë ju dua, Unë do të pres reagimin tuaj pas kësaj.

Kurrë mos i refuzoni profetët e Mi, sepse ju më refuzoni Mua.

Bëjini dëm ose shajini profetët e Mi, dhe ju më bëni të njëjtën gjë Mua, sepse është Zërin Tim nga Qielli që ju e ofendoni.

Është më mirë, nëse nuk flisni fare dhe të qëndroni në heshtje, nëse keni dyshime. 

Tani është koha që profecitë të vërtetohen.

Shumë do të bien në gjunjë me turp dhe keqardhje kur të shikojnë se si refuzimet e tyre ndaj Mesazheve të Mia, përmes profetëve të Mi të kohëve të fundit, më kanë copëtuar Mua në dysh.

Se si me dënimet dhe përbuzjet e tyre, e kanë tallur Fjalën Time të Shenjtë.

Se si e Vërteta ishte tepër e hidhur për ata të përtypej dhe si gënjeshtrat nga profetët e rremë dhe fallxhorët iu jepnin atyre rehatinë e cekët që ata kërkonin.

Sa larg fëmijët e Mi janë larguar prej Meje.

Sa mosmirënjohës janë ata.

Për ata që më njohin Mua, dhe e pranojnë Vulën Time, dijeni se ju do të keni Jetën e Përjetshme.
Ju kurrë nuk e vutë ne dyshim Fjalën Time, sepse përulësia dhe dashuria juaj prej fëmije për Mua ishin të tilla, sa ju nuk e lejuat arsyen intelektuale t’ja u bllokonte veshët ndaj të Vërtetës.

Shumë nga profetët e Mi të vërtetë të dërguar tek ju në këto njëzet vitet e fundit kanë pësuar tallje, abuzime, mundime dhe janë flakur në shkretëtirë. 

Për ata prej jush që kanë shpifur mbi Mesazhet e Mia, ju duhet të keni turp.

Megjithatë ju i adhuruat profetët e rremë dhe u përkulët përpara tyre.

Juve po ju pyes, përpara cilit Hyj përkuleni?

Ju e dini se kush jeni. Ka ardhur koha që ju të përballeni me të Vërtetën, sepse ju jeni ose për Mua ose kundër Meje. Nëse ju nuk arrini të më njihni Mua, atëherë ju jeni të humbur.

Ata që e dëgjojnë Zërin Tim, të më ndjekin Mua dhe të më ndihmojnë që të ndërtoj Kishën Time të Mbetur mbi Tokë.

Unë do t’ju udhëheq përmes rrëmujës, që do të sillet nga anti-krishti.

Ju nuk do të vuani mundimet, që do t’iu bien atyre që nuk pranojnë t’i mohojnë idhujt e rremë, lakminë, materializmin dhe etjen për pushtet. 

Unë iu Bëj Thirrje të gjithë fëmijëve të Mi, që të dëgjojnë.

Unë kërkoj që ju t’i hapni sytë, përpara se të jetë tepër vonë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti