Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 December 2014

Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina

E Hënë, 15 Dhjetor 2014, në 21:55

Bija Ime fort e dashur, kur Farizenjtë dërguan një forcë për të më sulmuar Mua, duke përdorur çdo marifet të mundshëm, në të njëjtën kohë ata predikonin në tempujt profecitë për ardhjen e Mesias. Ndërsa ata më tallnin Mua dhe përpiqeshin të përhapnin të pavërteta rreth Moralit Tim, ata citonin pjesë nga Shkrimi i Shenjtë. Ndërsa Farizenjtë më persekutonin Mua – duke më thirrur Mua çdo lloj emri duke fyer Atin Tim – ata vazhdonin të pregatisnin popullin e Hyjit për ardhjen e Mesias. Edhe pse Unë isha i pranishëm mes tyre, ata refuzuan të më pranonin Mua por ata nuk mund të më shpërfillnin Mua sepse Unë isha i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Kur Unë u ringjalla së vdekuri, Farizenjve ju dha prova e Ringjalljes Sime por, në të kundërt, ata zgjodhën të përhapnin gënjeshtra për të fshehur të Vërtetën. Si rezultat i veprimeve të tyre ata larguan miliona shpirtra nga trashëgimia e tyre e drejtë – Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm.

Në kohën që Unë tani e pregatis botën për Ardhjen Time të Dytë, shërbëtorët e shenjtë në Kishën Time në tokë do të bëjnë të njëjtën. Ata do të predikojnë rreth Ditës së Madhe kur Unë do të vij përsëri por do të besojnë se kjo ditë do të ndodhi në një shekull tjetër. Ata nuk do t’i pregatisin shpirtrat në mënyrën që Unë e dëshiroj. Ata nuk do t’i shtyjnë njerëzit e Mi të kërkojnë shpengim; të luten; të kërkojnë Sakramentet dhe t’i përmbahen Fjalës së Shkruar me përpikmëri. Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina dhe do të refuzojnë të pranojnë mesazhet e dhëna profetëve të Hyjit.

Sa të verbuar janë ata kur Unë ju flas tani, përmes Librit të së Vërtetës. Sa të paditur janë ata që thonë se drejtojnë Udhën drejt Mbretërisë Sime kur ata në të vërtetë nuk e njohin udhën e duhur, që të çon atje. 

Ata duhet të lexojnë Biblën e Shenjtë, ta studjojnë atë dhe të pranojnë përmbajtjen që është bënda saj në fillim, sepse përndryshe, si mund të më njohin Mua? Si një hajdut natën Unë do të vij dhe ata nuk do të jenë gati të më përshëndesin Mua sepse nuk e ndjejnë të nevojshme të pregatiten.

Tani, Unë qëndroj para jush shërbëtorët e Mi të shënjtë dhe ju kërkoj të më dëgjoni Mua. Unë kërkoj që ju të besoni se Kush Unë Jam, çfarë Unë bëra për ta shpenguar njeriun nga mëkati dhe çfarë është që Unë duhet të bëj tani për të kryer Besëlidhjen e Atit Tim. Ndërsa koha afron, shenjat do t’ju jepen se Dita Ime është e afërt. Unë do ta bëj këtë që ju të zgjoheni nga përgjumja dhe ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të flisni të Vërtetën rreth mëkatit; të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit dhe se se ajo kurrë nuk duhet prekur si dhe të Vërtetën e Hyjnisë Sime.

Kur këto shenja t’ju jepen, Unë solemnisht deklaroj se Shpirti i Shenjtë do të hidhet mbi ju dhe ata prej jush që më duan Mua me bindje të thjeshtë do ta dinë, në çast, se Unë ju flas në këtë kohë. Atëherë Unë do t’ju mbush me Dashurinë Time dhe ju do t’i shikoni gjërat ashtu si janë në të vërtetë, me një qartësi të mëndjes dhe një kuptim në çfarë kërkohet nga ju për të më ndihmuar Mua të kryej Planin Tim për të shpëtuar botën dhe çdo fëmij të vetëm të Hyjit.

Dëgjoni. Pregatituni. Lutuni për Forcën Time; Kurajon Time dhe kurrë mos e harroni detyrën tuaj ndaj Meje.

Shkoni në paqe për të më dashur dhe shërbyer Mua, tani dhe përgjithmonë.

Jezusi juaj