Saturday, 27 December 2014

Humanizmi është një fyerje ndaj Zotit

E Enjte, 25 Dhjetor 2014, në 15:10

Bija Ime e dashur, mos e merakosni veten me shpirtin e të ligut, që e korrupton botën. Ma lini gjithçka Mua. Sepse për aq kohë sa ju më doni Mua, më nderoni Mua dhe i doni të tjerët, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, Unë do t’ju mbroj nga dhimbja e të gjitha gjërave që janë kundër Meje.

Dhimbja më e keqe që do t’ju duhet të duroni do të jetë ajo e dëshmisë të së ashtu-quajtur vepër bamirësie dhe çështjet humanitare në një shkallë globale, që do t’i maskojnë qëllimet e vërteta të armiqve të Mi. Ju do ta dini, brënda zemrave tuaja, se mashtruesi është në punë. Kur bota jofetare dhe ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua flasin për politikën, vepra humanitare por dështojnë të deklarojnë rëndësinë e ruajtjes së jetës njerëzore, me çdo kusht, atëherë dijeni se kjo nuk është çfarë Unë dëshiroj. Nëse ata që thonë se më përfaqësojnë Mua nuk flasin me të njëjtin pasion rreth ligësisë së abortit, ashtu si ata bëjnë për veprat e tjera kundër njerëzimit, atëherë të jeni të vetëdijshëm se diçka nuk shkon.

Ati Im do t’i ndëshkoj të gjithë ata që i vrasin fëmijët e Tij, përfshi fëmijët që akoma janë duke u ushqyer në bark duke pritur të lindin. Keqbërësit e krimeve të tilla do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm nëse nuk pendohen për mëkatet e tyre kundër Atij. Ata që janë nga Unë dhe që përfaqësojnë Kishën Time në tokë kanë dështuar ta shpallin të Vërtetën. Vrasja, përfshi abortin, është një nga mëkatet më të mëdha kundër Zotit. Duhet një vepër pendese e jashtëzakonshme me qëllim që të falet një mëkat i tillë. Përse atëherë Kisha Ime nuk lufton me forcë kundër këtij mëkati – një nga veprat më të turpshme të rebelimit kundër Atit Tim? Përse ata ju shpërqëndrojnë nga njohja e mëkateve më serioze ndërsa ata predikojnë për rëndësinë e veprave humanitare?

Humanizmi është një fyerje ndaj Zotit sepse ai përqëndrohet tek nevojat e njeriut dhe jo tek domosdoshmëria për t’u penduar për mëkatin para Krijuesit të gjithçkaje që është. Nëse ju i shpërfillni mëkatet mortore, të caktuara qartë në Ligjet e dhëna nga Zoti, të cilat çojnë në mallkimin e përjetshëm, atëherë asnjë masë mëshire për të drejtat civile të rracës njerëzore nuk do të shlyejnë për këto mëkate.

Nëse ju besoni tek Unë, dhe nëse ju më shërbeni Mua, atëherë ju duhet të flisni vetëm të Vërtetën. E Vërteta është se mëkati është armiku juaj më i madh – jo ata që ju persekutojnë. Mëkati mortor, nëse nuk është penduar, do t’ju çoj në Ferr. Nëse jeni në mëkat mortor dhe e kaloni kohën duke mbështetur vepra të mëdha bamirësie dhe punë humanitare, dhe nuk pendoheni, atëherë shpirti juaj do të humbasi.

Kujtojeni të Vërtetën. Mos u gënjeni nga e folura, veprat apo punët e bamirësisë kur detyra më e rëndësishme është të luftoni mëkatin mortor. Shërbëtori Im i shenjtë që refuzon t’ju kujtoj për pasojat e mëkatit mortor nuk e kupton misionin e tij apo të saj për të më shërbyer Mua. Ju nuk mund ta fshini mëkatin nën dhe, larg syve, sikur nuk egziston. Aspak keqardhje me njerëzit që janë persekutuar në Emrin Tim, nuk do ta kompensojnë faktin se mëkatarët nuk e shpengojnë  veten me Mua, Jezu Krishtin, për faljen e mëkatit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: