Bija Ime fort e dashur, pavarësisht nga ditët e errëta, që shtrihen përpara, ndërsa bota humbet në mëkat, dhe kur Unë do të refuzohem se nuk jam më i përshtatshëm, Unë Jam një Zot I Mëshirës së Madhe.
Unë ju kujtoj se Unë fal lehtë dhe Unë e dua këdo me çdo pjesë të Qënies Sime, edhe pse shumë më mundojnë Mua me indiferencën dhe urrejtjen e tyre për Mua. Unë e pranoj faktin se Unë nuk Jam dashur ashtu si isha dikur dhe se besimi i njerëzve të Mi është ftohur sepse kjo është parathënë.
Detyra Ime tani është që ta çliroj njeriun nga skllavëria e ushtruar mbi të nga Satani, përmes tundimit. Për aq kohë sa njeriu nuk beson tek Satani – mallkimi më i madh me të cilën do të përballet njerëzimi – ai nuk do ta pranoj Mirësinë Time, Dashurinë Time apo Ekzistencën Time.
Është e vështirë për të gjithë ju që më njihni Mua të mbeteni në gjëndjen e hirit. Mendoni se sa të humbur janë ata shpirtra, që nuk më kushtojnë Mua aspak vëmëndje; ata që më njohin se Kush Unë Jam, por që nuk më japin Mua aspak nga koha e tyre; të njëjtë shpirtra që ju ishin dhënë Sakramentet dhe e Vërteta por që hoqën dorë nga e drejta e tyre për Mbretërinë Time. Shumë prej tyre adhurojnë zotat e rremë dhe e angazhojnë veten e tyre, pothuajse përditë në ndjekjen e gjërave, që nuk vijnë nga Unë. Asnjë prej këtyre njerëzve nuk më do Mua por Unë i dua ata dhe gjithmonë do t’i dua, sepse ata janë pjesë e Trupit Tim.

Pastaj janë ata shpirtra që nuk janë besnikë ndaj Meje, të cilët më tradhëtojnë Mua dhe që janë të gatshëm të besojnë në zbulimet e reja, të cilat e vënë në pyetje Hyjninë Time. Ata, gjithashtu, e kanë lejuar dashurinë e tyre për Mua të venitet, por Unë i dua ata po aq shumë sa dua ata që më duan Mua me gjithë zemër. Unë kurrë nuk do të heq dorë së kërkuari një vënd në zemrat e tyre, duke kërkuar një moment kur ata të mund të më përgjigjen Mua, apo kur ata përfundimisht e pranojnë Mëshirën Time të Madhe.
Njeriu është krijuar në Imazhin e Hyjit. Ashtu si çdo prind, Hyji sheh Vetvetën tek të Tijët dhe kjo i sjell Atij gëzim të madh. Çdo njeri përmban tiparet e Atit Tim. Ka mirësi tek gjithsecili dhe është kjo mirësi, që ju vërteton se Hyji është i pranishëm. Gëzoni, kur të shikoni mirësi, dashuri, durim dhe vepra të mëdha bamirësie sepse të jeni të sigurtë se Prania e Hyjit punon tek shpirtrat që i shfaqin këto cilësi.
Është kjo mirësi, brënda zemrave të mëkatarëve që do ta mposhti të ligun. Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga shpresa sepse Unë Jam përherë i mëshirshëm dhe Dhembshuria Ime është e gjithë përfshirë.
Unë kurrë nuk do ta refuzoj ndonjë që më thërret Mua.
Unë dëshiroj vetëm t’ju sjell atyre Dashurinë Time, Paqen Time dhe Mbretërinë Time të Lavdishme.
Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur që Unë të mund ta ndez dashurinë brënda zemrave të atyre që janë larguar nga Unë. Unë do të luftoj deri në fundin e hidhur, që t’i mbledh të gjithë fëmijët e Hyjit dhe, në veçanti, armiqtë e Mi dhe t’ju sjell atyre shpëtimin e përjetshëm.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/12/02/every-man-possesses-traits-of-my-father-2/