Thursday, 18 December 2014

Prania Ime do ta shkundi tokën dhe dheu do të dridhet


E Enjte, 4 Dhjetor 2014, në 22:55

Bija Ime e dashur, kur të vij koha për Ardhjen Time të Dytë, një zë i fortë do të dëgjohet si një oshëtimë e bubullimës dhe qielli do të hapet sikur një perde e madhe të jetë ngritur. Unë do të shfaqem në një dritë të madhe të bardhë, më të shndritshme se djelli, dhe shumë njerëz do të verbohen nga kjo Dritë e Madhe, e cila do të më rrethoj Mua. Sa më i pastër të jetë shpirti, aq më i pastër do të jetë shikimi i tyre, dhe ata do të gëzojnë kur ta shikojnë Fytyrën Time.

Prania Ime do ta shkundi tokën dhe dheu do të dridhet. Pastaj do të jetë një heshtje e madhe dhe Zëri Im do të tingëlloj ndërsa Unë deklaroj se jam Unë, Jezu Krishti. Do të ketë gëzim të madh nga ana e atyre që Unë do t’i thërras – ata që do të jenë të bekuar me Mëshirën Time të Madhe. Por, mes dashurisë dhe gëzimit, do të ketë gjithashtu dëshpërim dhe frikë. Ata që nuk kanë asgjë veç urrejtje për Mua do të bien në gjunjë, duke rënkuar nga dhimbja dhe duke goditur të zemëruar dhe të frikësuar me të parë Mua.

Ata që do të arrijnë tek Unë në atë Ditë dhe do të më luten Mua t’i marr në Krahët e Mi të Mëshirshëm, do të shpëtojnë. Unë do të arrij tek të përulurit, të humburit si dhe ata që do të jenë tepër të dobët të më kërkojnë Mua. Ata vetëm duhet të përshpërisin këto fjalë Jezus m’i fal mëkatet e mia’ dhe Unë do t’i përfshij ata dhe do t’i çoj në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Të gjithë ata prej jush që e kanë frikë Ditën e Madhe të Ardhjes Sime të Dytë dijeni se, nëse ju më doni Mua, kjo Ditë do t’ju sjelli gëzimin më të madh. Nëse ju nuk më njihni Mua, dhe kur të më shikoni Mua në atë Ditë, ju do të vini tek Unë dhe do t’i hapni krahët për të më përshëndetur Mua. Do të jenë vetëm ata që më urrejnë Mua, të cilët do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë për t’ju dhënë paqen, sepse kurrë nuk do të ishte qëllimi Im për t’ju frikësuar, se Unë Jam një Zot i dashurisë së pafund. Ata prej jush që e pranojnë Dhuratën Time të Madhe të Jetës së Përjetshme, nuk keni pse të keni frikë aspak dhe Unë do t’ju udhëzoj pëgjatë kësaj udhe deri në Ditën e Madhe.

Fjalët e Mia mund të jenë të ashpra; e Vërteta mund të jetë shumë e vështirë për t’u pranuar; por e tillë është gjëndja e botës, e shkaktuar nga ligësia e mëkatit, se po të mos ju paralajmëroja Unë për këtë Ditë, atëherë ju nuk do të ishit të pregatitur. Është për shkak të Satanait që dhimbja e mëkatit shkakton mosmarrveshje, hidhërim dhe vuajtje në botë, por së shpejti Unë do t’i jap fund gjithë mëkatit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: