Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 December 2014

Oh çfarë gëzimi do të më sillte Mua po të ktheheshin ata tek Unë në Ditën e Krishtlindjes

E Hënë, 22 Dhjetor 2014, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, ky është një mesazh për botën, për Ditën e Krishtlindjes. Ndërsa ju të gjithë festoni Ditëlindjen Time, më lejoni Mua të hyj në zëmrën tuaj në këtë ditë të veçantë – sepse kjo ditë është e Imja.

Më ftoni Mua në shtëpinë tuaj si një mik i preferuar dhe më prezantoni Mua tek ata mes familjes, miqve dhe fqinjve tuaj, të cilët mund të kenë harruar për Mua. 

Krishtlindja mund të jetë një festim për Mua, por Unë Jam shpërfillur mes gëzimeve të mëdha, që ndodhin. Lejoni që përmëndja Ime t'ja u gëzoj zemrat, t’ju sjelli gëzim dhe shpresë për të ardhmen – një të ardhme që Unë e sigurova për ju që nga dita që Unë u linda.

Kujtojini ata që nuk më nderojnë më Mua, për Dashurinë që Unë kam për ata dhe sa dëshirë kam të jem përsëri pjesë e jetës së tyre. Oh sa gëzim do të më sillte Mua po të ktheheshin ata tek Unë në Ditën e Krishtlindjes dhe të më kërkoni Mua t’ju sjell atyre Paqen Time dhe Dashurinë Time. Nëse ata do të vinin tek Unë në Ditën e Krishtlindjes Unë do t’i pushtoja ata në sigurinë e Strehës Sime Hyjnore dhe kurrë nuk do t’i lija të ndaheshin përsëri nga Unë.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju jeni Familja Ime dhe Unë Jam familja juaj. Përmes Mëshirës Sime, Unë ju marr në Gjirin e Atit Tim të Dashur, I Cili ju do me pasionin e një prindi zemër-butë. Oh sa ju do Ai juve dhe sa shumë kënaqësi Ai ndjen kur ju më pranoni Mua dhe më thërrisni Mua për Ndihmën Time.

Ju jeni gjithçka për Mua dhe Dashuria Ime për ju është e gjithanshme, përtej imagjinatës suaj. Prandaj është me një pasion të zellshëm dhe vendosmëri të zjarrtë që Unë do të luftoj për secilin prej jush, për t’ju shpëtuar nga ligësia armiqve të Mi. Unë do t’i ruaj shpirtrat tuaj me xhelozi të madhe dhe do të bëj përpjekjen e mirë për t’ju sjellë shëndoshë e mirë në Mbretërinë Time. Nuk ka rëndësi se sa kundërshtohem; sa shumë t
ë Krishterë duhet të pësojnë poshtërim në Emrin Tim; sado shumë joshtje të jetë vendosur para jush nga kundërshtari Im – Unë do ta fitoj këtë betejë për shpirtrat. Ky është një fakt sepse asgjë nuk qëndron mes Hyjit dhe fëmijve të Tij sepse Ai nuk do ta lejoj atë. Njeriu që do të përpiqet, do të rrëzohet. Urrejtja do të shkatërrohet dhe gënjeshtrat do të zbulohen për fallcitetin mbi të cilat u krijuan. E Vërteta do t’i qëndroj testit të kohës. 

Unë Jam duke adhur së shpejti për t’i bashkuar fëmijët e Hyjit – familjen e Tij të shtrenjtë. Lartësojini zemrat, mos e lejoni armikun Tim ta dobësoj shpirtin tuaj dhe le të jetë shpresa mendimi juaj i vetëm. Kini besim të plotë në Mëshirën Time të Madhe dhe të jeni gati për të më mirëpritur Mua, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin tuaj, në jetën tuaj. Gëzohuni, sepse Premtimet e Mia do të sjellin me vete një arsye për gëzimin më të madh. Kjo Krishtlindje do të jetë e gëzueshme, sepse Koha Ime është e shkurtër.

Jezusi juaj i dashur