Friday, 12 December 2014

Emra të rinj do t’ju jepen titujve, që kanë lidhje me Mua

E Premte, 28 Nëntor 2014, në 23:50

Bija Ime e dashur, bota është duke u pregatitur për Ardhjen Time të Dytë, dhe janë dy grupe të ndryshme që janë përfshirë në hapjen e udhës për këtë Ditë.

Ashtu si Unë, Jezu Krishti, ju pregatis nëpërmjet Ndërhyrjes Sime, po ashtu edhe Satanai e pregatit ushtrinë e tij. Shumë plane janë kryer për shumë vite nga armiqtë e Mi të cilët e dinë të Vërtetën, por që kanë zgjedhur ta shkatërrojnë Planin Tim të Shpëtimit. Shumë kanë rënë përfshi të zgjedhurit dhe në të kundërt i janë përkushtuar kultit.

Armiqtë e Mi kanë krijuar shumë plane intriguese, të cilat përfshijnë genocidin e të pafajshmëve, pa dijeninë e tyre. Ndërsa shumë vepra të liga janë duke u orkestruar kundër rracës njerëzore, për shkak të lakmisë dhe një dëshire për të kontrolluar, një veprim më ambicioz do të shihet kur ata përfundimisht të marrin kontrollin e Shtëpisë Sime.

Planet janë gati për ta rrëzuar Shtëpinë Time të Shenjtë. Pregatitjet janë bërë për bishën të zër vëndin e tij. Për të siguruar që ai do të mirëpritet nga bota, një plan i detajuar, që do të preki çdo aspect të politikës globale dhe fesë, është pregatitur. Por, para se bisha të kurorëzohet dhe të zër vënd në fronin e tij në Kishën Time, fshehtasi do të ndodhin shumë veprime shkatërruese mbi altarët e Kishës Sime. Meshat e zeza do të dalin jashtë kontrolli duke i dhënë fuqi Satanait dhe hierarkisë së tij. Ata do të shkatërrojnë gjithçka që është e Shenjtë dhe do të shkojnë deri aty sa ta shkatërrojnë Krishtërimin, në çfarë do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e Kishës Sime në tokë. Ata do ta bëjnë këtë duke pretenduar ta mbështesin Krishtërimin. Asgjë nuk do të jetë ashtu si duket dhe vetëm ata që janë të bekuar me Dhuratën e dijes, do të shikojnë me të vërtetë çfarë po ndodh.

Çdo mëkat do të gjykohet të jetë i pranueshëm. Unë, Jezu Krishti, do të mallkohem por Emri Im do të përdoret për ta justifikuar pranimin e mëkatit mortor. Djalli, përmes bashkpunëtorëve të tij besnikë, do ta kthej përmbys gjithçka që vjen nga Unë. Emra të rinj do t’i jepen titujve, që kanë lidhje me Mua, dhe ata që më prezantojnë Mua. Titujt e tyre të parë do të zëvendësohen me të rinj, të cilat do t’i tregohen botës se përfaqësojnë një metodë të re, të avancuar dhe dashamirëse të barazisë.

Mëkatet e njeriut do të lartësohen para Syve të Mi dhe do të vendosen para Altarëve të Mi, në shenjë mosbindje. Dijeni se ata që pohojnë se vijnë nga Unë janë gënjeshtarë, nëse nuk e mbajnë Fjalën Time të Shenjtë dhe nëse refuzojnë të shpallin të Vërtetën. Ata janë mashtruesa. Unë Do të tallem, jo vetëm përmes fjalëve, veprimeve dhe ndryshimeve në Doktrinën e Shenjtë, por nga ritualet e krijuara me kujdes, që do të ndodhin mbi Altarët e Mi.

Dita do të vij kur Ati Im do të ndërhyj dhe do ta ndaloj shkatërrimin final. Përpjekjet nga armiqtë e Mi, për të futur jetë në ceremonitë e tyre të reja pagane, do të jenë të kota. Ata do të paraqesin ngjarje të sofistikuara dhe argëtuese ‘për të adhuruar Zotin’, por asnjë e mirë nuk mund të vij prej tyre sepse Flaka e Shpirtit të Shenjtë do të mungoj. Përkundrazi, gjithçka që do të shihet do të jetë tymi i një zjarri që digjet por që nuk ndizet. Ky është tymi i Satanait dhe ai do të mbysi fëmijët e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: