Friday, 5 December 2014

Shpirti i lig i Xhezebelit do të bëj gjithçka të mundet për ta infiltruar Kishën Time në tokë

E Djelë, 23 Nëntor 2014, në 18:20

Bija Ime e dashur, shpirti i lig i Xhezebelit ka planifikuar një sulm të madh kundër Misionit Tim për të shpëtuar shpirtrat.

Kjo tradhëtare dhe shkatërruese e profetëve të Zotit, e ka vendosur veten e saj në tokë si një mësuese e Zotit, dhe shfaqet mes njerëzve të Mi, për t’i joshur ata dhe për t’i larguar nga Kisha Ime, në atë që do të jetë braktisja më e madhe e të gjitha kohëve. Ajo do të jetë përgjegjëse për tradhëtinë e Kishës Sime me princat e një bote jofetare që do të krijoj një bashkësi, e cila është e neveritshme për Zotin dhe një paturpësi në Sytë e Tij.

E pranishme, njësoj si në zemrat e burrave dhe të grave, Xhezebel është një nga djajtë më të liq, inteligjente dhe dinake në hierarkinë e Satanait dhe punon në shumë mënyra për t’i gënjyer njerëzit e Mi. Ajo punon nëpërmjet një grupi, që deklaron të jetë nga Unë, por që janë të përfshirë me një kult satanik. E pregatitur në teologji, ky shpirt djallëzor i flet këtij grupi duke përdorur gjuhë të ndryshme dhe shkakton rrëmujë të madhe, lëndim dhe përçarje mes atyre që e kanë pranuar Kupën Time. Këta të vetë-quajtur ekspertë të Fjalës Sime nuk vijnë nga Unë. Dhe, ndërsa urrejtja e tyre për Mua është e dukshme, nga fëlliqësia që del nga gojët e tyre, ka mënyra të tjera me të cilat ata do të përpiqen ta lëndojnë Misionin Tim final.

Ju do ta njihni këtë armik të Zotit nga përpjekjet e vazhdueshme për t’i deklaruar ndjekësit e saj të jenë profetët e Zotit. Shumë prej tyre do të dalin dhe do të deklarojnë se Unë, Jezu Krishti, flas përmes tyre. Xhezebel do të lulëzoj dhe do të nxjerri gënjeshtra duke futur shpirtin e saj të lig dhe arrogant tek të vetë-quajturit profetë, të cilët më pas do të përpiqen ta përdorin këtë Mision për t’i dhënë besueshmëri zërave të tyre.

Shpirti i lig i Xhezebelit do të bëj gjithçka të mundet për të infiltruar Kishën Time në tokë, duke përdorur çdo taktikë të besueshme. Përmes influencës së saj, ajo do të largoj shumë shpirtra të mirë nga Unë, në Kishën Time, dhe të nënvlerësojnë Fjalën e Zotit. Duke punuar mes burrave dhe grave, ajo do të përdori joshje dhe magji, për të dhënë përshtypjen e mbrekullive. Por kjo është një kundërshtare tjetër e Imja, e cila, nën influencën e Baalit, do të përpiqet t’i lëndoj vizionarët dhe profetët e vërtetë të Zotit në betejën finale për shpirtrat.

Bëni kujdes nga ata që mburren për njohuritë e tyre në teologji dhe që guxojnë të thonë se vijnë nga Unë kur gjithçka që ata thonë del nga xhelozia dhe nga një urrejtje e thellë për profetët e Zotit.  Shpirtra të tillë të infektuar do të përpiqen të manipulojnë dhe kërcënojnë këdo që i kundërshton ata. Nëse ju vazhdoni të ndiqni misionin Tim final në tokë, për të shpëtuar shpirtrat, ata do të bëjnë gjithçka të munden për t’ju vënë poshtë.

Ata që janë të influencuar nga shpirti i Xhezebelit do të punojnë, pa pushim, për të më sulmuar Mua. Ky shpirt i lig, përmes shpirtrave të dobët që ajo kap, do të përdori mënyra djallëzore për të fyer, poshtëruar dhe nxitur urrejtje kundër atyre që më ndjekin Mua. Vraponi, kur të konfrontoheni nga këta shpirtra të infektuar. Mos i nënvlerësoni ata, sepse nën influencën e Xhezebelit, ata do të përpiqen të shkaktojnë dëm të paimagjinueshëm ndaj atyre që angazhohen me ata.

Mësoni ta dalloni shpirtin e lig të Xhezebelit, sepse ajo do të flasi me autoritet të madh rreth Meje, pëmes atyre që ajo pushton. Ata do të flasin me një njohuri të thellë të Shkrimeve të Shenjta dhe do të përdorin pjesë nga Bibla e Shenjtë, por vetëm që të mund t’i keqinterpretojnë ato për ta nënvlerësuar Fjalën Time. Ju do ta shikoni Xhezebelin ta sulmoj këtë Mision me një kënaqësi hakmarrëse. Ndjekësit e saj të devotshëm janë kokfortë, autoritar, të mbushur me krenari dhe të përkushtuar thellë ndaj kësaj kundërshtares Sime, e cila i ka mbërthyer shpirtrat e tyre nën influencën e saj të fuqishme. Ju kurrë nuk duhet të përzjeheni me shpirtin e Xhezebelit, sepse nëse e bëni, ajo do t’ju shkatërroj, ashtu si ka bërë me ata të vetët.

Bëni kujdes nga kushdo që del dhe thotë se janë dërguar nga Unë, për të ndihmuar në përhapjen e Fjalës Sime. Dijeni se Unë nuk kam caktuar asnjë profet të vetëm për ta komunikuar Fjalën Time në botë që kur filloi ky Mision. Por do të vijnë, këta profetë të rremë, në turma, secili duke u përpjekur t’ja kaloj tjetrit. Pastaj ata do të përpiqen ta përdorin këtë mision për të fituar mbështetje, me qëllim që të mund të përhapin gënjeshtra. Të gjithë ata që mund të joshen nga shpirti i lig i Xhezebelit, dhe që përgjigjen në ndonjë mënyrë ndaj këtij shpirti, shpejt do ta shikojnë se e gjithë dashuria për Mua do të marri fund papritur. Ju e vini shpirtin tuaj në rrezik të madh kur i besoni gënjeshtrat e Xhezebelit, të dërguara nga thellësia e humnerës për ta shkatërruar Kishën Time dhe profetët e Mi në këto kohë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: