Kerko Mesazhet ketu

Sunday 7 December 2014

Herezitë do të shumohen dhe Emri Im do të zhduket

E Mërkurë, 26 Nëntor 2014, në 23:10

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam një Mister për botën dhe vetëm ata që janë pranë Meje do ta dinë masën e Dashurisë që Unë mbaj në Zemrën Time për njerëzimin.

Po të mund ta shikonin Fytyrën Time, ata do ta dinin se sa e thellë është Dashuria Ime; meraku Im; shqetësimi Im; zemërimi Im; dhembshuria Ime; dëshpërimi Im për të gjithë. Është prej Dashurisë Sime për të gjithë ju që Unë i ndjej këto gjëra dhe është prej Hyjnisë Sime, dhe sekretit të Besëlidhjes së Atit Tim, që njeriut i jepet vet
ëm kaq shumë informacion rreth Ekzistencës së Hyjit. 

E Vërteta e plotë e Mbretërisë Sime që vjen do të shfaqet vetëm tek ata që do hyjnë në të. Deri atëherë, të jeni të sigurtë se Lavdia Ime e Madhe do të shfaqet brënda secilit prej jush kur vdekja nuk do të ketë më kontroll mbi ju.

Ju duhet të keni besim në këto Mesazhe me gjithë zemrën tuaj dhe dijeni se ato përmbajnë Burimin e gjithë Jetës. Prania Ime mes jush, ndjekësit e Mi të dashur, po bëhet më e fortë dhe sa më e fortë 
ajo bëhet, aq më shumë urrejtje do të hidhet tek Unë, dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes Sime, në shpëtimin e shpirtrave. 

Djajtë nga çdo kategori dhe hierarki e Satanit, i kanë infektuar shpirtrat e shumë njerëzve të mirë, që më duan Mua. Këta shpirtra të gjorë janë mashtruar për të refuzuar Planin Tim Final për të pregatitur Ushtrinë Time të Mbetur. Në të kundërt, ata janë influencuar të bëhen pjestarë të vullnetshëm në ushtrinë e Satanit. Në shumë raste, ushtria e Satanit, nuk do të duket të jetë në kundërshtim të hapur me Mua. Jo. Satani është tepër dinak për ta shfaqur praninë e tij, dhe prandaj çdo taktikë e sulmit të tij, kundër këtij Misioni, do të ndërtohet me kujdes por ju do të jeni në gjëndje t’i dalloni tiparet e tij. Krenaria, arroganca, thirrjet e drejtpërdrejta për drejtësi, që mbulojnë fjalë herezie dhe blasfemie, do t’i paraqiten njerëzimit si deklarata dashamirëse dhe deklarata publike për dhënien e të drejtave të njeriut. Ndërsa Kisha Ime fillon të copëtohet, shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm do ta marrin këtë si ndryshimi i kohëve; një epokë e re ndërsa bota bëhet më e bashkuar, pavarësisht nga ndryshimet fetare, dhe një fillim i ri. 

Epoka e re e Kishës do të shihet si një ungjillizim global, si e tillë nuk është parë kurrë në Kishën Time që nga ditët kur Apostujt e Mi e filluan misionin e tyre. Ajo do të mirëpritet, si fillim, nga bota jofetare. Kur bota jofetare e pranon këtë plan, liderat ne Kishën Time do të detyrohen ta duartrokasin këtë epokë të re ku Kisha dhe bota jofetare do të bëhen një. Herezitë do të shumohen dhe Emri Im do të zhduket.

Të Mitë kurrë nuk do të heqin dorë dhe favore të mëdha do t’ju dhurohen atyre, në shumë mënyra. Frika nuk do t’i ndaloj ata në betejën e tyre kundër ushtrisë së Satanit. Zërat e tyre do të dëgjohen ndërsa Shpirti I Shenjtë do t’i fuqizoj ata në mënyra, që do t’i çudisi shumë. Ata do ta ruajnë të Vërtetën me çdo kusht dhe Hierarkia Qiellore, të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët do të marshojnë me ata. Çdo fyerje do të hidhet mbi ata; çdo pengesë do të vihet para tyre dhe çdo mallkim do t’ju hidhet atyre. Por asgjë nuk do t’i ndaloj ata dhe Unë, Jezu Krishti, do t’i mbush zemrat e tyre me guxim, vendosmëri dhe vullnetin për t’i bërë ballë të gjithë atyre që do të më tradhëtojnë Mua dhe që do t’i persekutojnë ata që flasin të Vërtetën.

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë ta përsërisni Fjalën e Shenjtë të Hyjit herë pas here sepse miliona nuk do t’i njohin gënjeshtrat që së shpejti do të zëvendësojnë Doktrinën Time të Shenjtë.

Unë do të ngre shumë burra dhe gra trime nga çdo skaj i botës, për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Hyjit, ashtu si është caktuar në Biblën Më Të Shenjtë. Ndërsa ata e përforcojnë të Vërtetën, ata do të sfidohen nga gënjeshtarët, të cilët do të përdorin llogjikën e shtrëmbëruar për t’i kundërshtuar ata. Armiqtë e Mi do të dalin në numër të madh dhe do të vijnë të armatosur me argumente teologjike, të cilat do ta nënvlerësojnë Fjalën e Hyjit në ditët që çojnë drejt Ardhjes Sime të Dytë. Ata do të udhëhiqen nga shumë shërbëtorë të Mitë të gënjyer, të cilët do të mashtrohen nga Kundërshtari Im.

Zëri i armiqve të Mi do të dëgjohet deri kur ata të ngjirur, do të gërthasin gjëra të turpshme, dhe me një urretje që del nga çdo qelizë e trupave të tyre për ata që udhëheqin Ushtrinë Time të Mbetur. Ata kurrë nuk do të heqin dorë nga persekutimi i tyre ndaj të gjithë t
ë Krishterëve deri në Ditën kur Unë të vij të gjykoj. Dhe atëherë, gjithçka do të bëhet e heshtur – as edhe një tingull nuk do të nxjerrin sepse vetëm atëherë ata do ta kuptojnë të vërtetën e tmerrshme dhe se si më tradhëtuan Mua.